Lufta në Ukrainë/ Scholz viziton Kievin, njofton ndihmën e re ushtarake prej 650 milionë euro

Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Kiev gjatë orëve të mbrëmjes, në atë që mediat po e cilësojnë si një vizitë të papritur në Ukrainë.

"Sot arrita në Kiev me tren, duke kaluar përmes një vendi që mbron veten nga lufta e agresionit rus për më shumë se 1000 ditë," tha Scholz në një postim në X.

Më tej kancelari njoftoi një ndihmë të re ushtarake me vlerë 650 milionë euro, duke riafirmuar se Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj  të Ukrainës në Europë.

Ndërkohë një person vdiq dhe tre të tjerë u plagosën mbrëmë në Ternopil, në Ukrainën perëndimore, pas një sulmi me dron rus.

Sulmi i kryer dëmtoi një ndërtesë apartamentesh dhe një shkollë. Lajmi u bë i ditur nga shërbimi i emergjencës Telegram State, raporton Ukrainska Pravda.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për agjencinë japoneze të lajmeve Kyodo News, ka ritheksuar se rimarrja e pjesëve të territorit ukrainas mund të duhet të arrihet përmes mjeteve diplomatike dhe jo me forcë ushtarake.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
Zelensky: Nuk mund të marrim gjithçka me armë, duhet të gjejmë zgjidhje diplomatike

1731878672_Zelensky.jpg

Foto: Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ritheksuar se rimarrja e pjesëve të territorit ukrainas mund të duhet të arrihet përmes mjeteve diplomatike dhe jo me forcë ushtarake.

Në një intervistë për agjencinë japoneze të lajmeve Kyodo News, Zelensky deklaroi se, në situatën që ndodhen, është e vështirë të rimerren disa nga zonat e vendit të pushtuara nga Rusia, përfshirë Gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014, përmes mjeteve ushtarake.

"Ushtria jonë nuk ka forcën për ta bërë këtë, duhet të gjejmë zgjidhje diplomatike," tha lideri ukrainas, duke theksuar se masa të tilla mund të merren parasysh "vetëm kur të dimë se jemi mjaftueshëm të fortë" për të parandaluar Rusinë të nisë një agresion të ri kundër Ukrainës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Të sulmosh një gjyqtar si Pëllumbi për llogari të një politikani kaq të korruptuar e degjeneruar si Berisha, është poshtërsi

Ergys Mërtiri: Të sulmosh një gjyqtar si Pëllumbi për llogari të një politikani kaq të korruptuar e degjeneruar si Berisha, është poshtërsi