Lufta në Ukrainë/ Scholz viziton Kievin, njofton ndihmën e re ushtarake prej 650 milionë euro

Lufta në Ukrainë/ Scholz viziton Kievin, njofton ndihmën e re ushtarake prej 650 milionë euro

Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Kiev gjatë orëve të mbrëmjes, në atë që mediat po e cilësojnë si një vizitë të papritur në Ukrainë.

"Sot arrita në Kiev me tren, duke kaluar përmes një vendi që mbron veten nga lufta e agresionit rus për më shumë se 1000 ditë," tha Scholz në një postim në X.

Më tej kancelari njoftoi një ndihmë të re ushtarake me vlerë 650 milionë euro, duke riafirmuar se Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj  të Ukrainës në Europë.

Ndërkohë të paktën një person vdiq dhe tre të tjerë u plagosën mbrëmë në Ternopil, në Ukrainën perëndimore, pas një sulmi me dron rus.

Sulmi i kryer dëmtoi një ndërtesë apartamentesh dhe një shkollë. Lajmi u bë i ditur nga shërbimi i emergjencës Telegram State, raporton Ukrainska Pravda.

Lajm në përditësim...

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Bove zgjohet pas 13 orësh: Faleminderit të gjithëve! Mjekët për futbollistin 22-vjeçar: Do qëndrojë në spital

Bove zgjohet pas 13 orësh: Faleminderit të gjithëve! Mjekët për futbollistin 22-vjeçar: Do qëndrojë në spital