Lufta/ Kievi: Rreth 500 viktima nga shembja e digës në Kakhovka! NATO: Dyert e hapura për Ukrainën, por nuk do të flasim për këtë në samitin e ardhshëm

Ukraina pretendon se rreth 500 persona kanë vdekur si pasojë e shkatërrimit të digës Kakhovka që u bombardua nga rusët javë më parë. Sipas ukrainasve, rusët të cilët kanë nën kontroll atë territor, refuzuan të ndihmonin personat të cilët nuk kishin pasaporta ruse. 

Një seri shpërthimesh u dëgjuan gjatë natës në qytetin port të Odessa-s në jug të Ukrainës. Mediat vendase raportuan se autoritetet ushtarake kanë aktivizuar mbrojtjen ajrore në të gjithë rajonin. Trupat ruse hodhën katër raketa lundrimi të tipit Kalibr nga Deti i Zi, të gjitha të cilat u shkatërruan në qiell nga forcat e mbrojtjes.

Njësitë e brigadës Tabria të forcave ukrainase kanë çliruar 8 vendbanime në dy javët e fundit të luftimeve në drejtimet Berdiansk dhe Melitopol. Kështu bëri me dije zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar. 

Ndërkohë një sulm rus në Bilopilla në rajonin e Sumy-t vrau togerin e policisë 38-vjeçarin Roman Babenko dhe djalin e tij 4-vjeçar. Kështu bëri me dije kreu i administratës rajonale të Ukrainës Volodymyr Artyukh, siç raportohet nga Ukrinform.

‘Në mes të ditës, pushtuesit bombarduan pa mëshirë me artileri pjesën qendrore të qytetit. Oficeri Roman dhe një fëmijë humbën jetën.’, konfirmon Ministria e Brendshme e Kievit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Ukraina: Më shumë se 500 persona kanë vdekur pas shpërthimit të digës, rusët refuzuan t'i ndihmonin

1686038597_digaekherson.jpg

Qendra Kombëtare e Ukrainës për Rezistencë vlerësoi sot në më shumë se 500 numrin e vdekjeve në territorin e pushtuar nga Rusia në jug të vendit si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shpërthimi i digës ‘Kakhovka’ në lumin Dnieper.

“Sipas informacioneve paraprake, më shumë se 500 banorë të qytetit të okupuar përkohësisht të Oleshki në Bregun e Majtë dhe rajonin Kherson u vranë nga shpërthimi i hidrocentralit Kakhovka nga rusët. Njerëzit vdiqën sepse pushtuesit refuzuan të evakuonin ata që nuk kishin pasaporta ruse", thuhet në një deklaratë.

Qendra Kombëtare për Rezistencën është një organ i krijuar nga forcat speciale të Ukrainës për të promovuar lëvizjet kundër pushtimit rus të vendit.

Ora 18:10
Kievi: Situata është shumë e komplikuar në lindje të Ukrainës! Rusët janë përqendruar aty

1685201114_D5OHI535EJGZ3PYJLW4LP2RTMA.jpg

Situata në lindje të Ukrainës aktualisht është e komplikuar, rusët kanë përqendruar trupat e tyre atje dhe po shkojnë në offensive.  

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha se megjithë përpjekjet e rusëve, ushtria ukrainase nuk po il ë të përparojnë.

"Për momentin, situata në lindje të Ukrainës është e ndërlikuar. Rusët kanë dislokuar trupat e tyre atje, po kryejnë një ofensivë aktive në frontet e Lyman dhe Kupiansk, duke u përpjekur të kapin iniciativën. Ata gjithashtu shpesh kryejnë sulme. Ato janë duke u zhvilluar luftime të forta. Trupat tona sillen me guxim përballë forcave mbizotëruese ruse dhe nuk i lënë të përparojnë”, thotë Maliar.

Sipas zëvendësministrit, rusët nuk kanë hequr dorë nga qëllimi i tyre për të avancuar në rajonet e Donetsk dhe Luhansk dhe janë përqendruar në Ukrainën lindore. shumë njësi, veçanërisht trupat tronditëse.

Ora 09:52
Kievi: Tetë fshatra të çliruara në dy javë

1685424048_kiev.JPG

Njësitë e brigadës Tabria të forcave ukrainase kanë çliruar 8 vendbanime në dy javët e fundit të luftimeve në drejtimet Berdiansk dhe Melitopol.

Kështu bëri me dije zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar. 

Këto janë fshatrat Novodarivka, Levadne, Storozheve, Makarivka, Blagodatne, Lobkove, Neskuchne dhe Pyatikhatki. 

"Në përgjithësi, njësitë në sektorin Tavria kanë avancuar deri në shtatë kilometra në territorin armik - shtoi ai -. Zona e çliruar në jug është 113 kilometra katrorë".

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 19/06/2023 09:23

    Luft e qelbet dhe mallkuar ata qe perfitojn nga vuajtjet e ketij populli te mrekullueshem Para 10 ditesh u vran ne nje autobus dhjetra te permbytur nga diga Dhe midis te vrareve ishte dhe nje grua shtatzan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera në Dusseldorf, tifozët special të kombëtares: Nga Zvicra, Kosova dhe Australia nuk mungojnë në mbështetje të Shqipërisë

Atmosfera në Dusseldorf, tifozët special të kombëtares: Nga Zvicra, Kosova dhe Australia nuk mungojnë në mbështetje të Shqipërisë