Skandali i Onkologjikut, Rama: Histori e pagëlltitshme, kemi ende nevojë për përmirësim! Spitalet i shajnë ata që s'i kanë parë vitet e fundit

Tirane- Skandali i Onkologjikut ku pacientët orientoheshin drejt klinika private të doktorit për të marrë mjekimin ka shërbyer si ‘leksion’ dhe nevojë për të rregulluar marrëdhënien e sistemit shëndetësor mes publikut dhe privatit.

Në podcastin ‘Flasim’ ku kryeministri kishte ftuar mjekun e njohur neurokirug Kita Sallabanda u fol pikërisht për këto dy sisteme.

Privat apo shtet?

Neurokirurgu Kita Sallabanda, mjeku shqiptar me medalje ari në Spanjë dhe me një eksperiencë të gjatë pune në disa shtete, sheh përparime në sistemin shëndetësor shqiptar. Ka një thirrje drejtuar qytetarëve dhe dy këshilla për qeverinë.

“Duhet të shkojnë me besim (tek spitalet shtetërore) se ka mjek të mirë, të zgjuar, të shkathët, me njohuri. Ka mjek që nuk të kërkojnë të paguash për të bërë ndërhyrje kirurgjikale, ose trajtime. Kjo është e vërtetë. Që ka fenomene të tilla ka.

Duhet të shkojnë me shumë besim, Dje pashë sallat e kiruirgjisë së përgjithshme. Nuk ka asnjë ndryshim nga asnjë sallë kirurgjie në cdo vend të botës. Jua them si profesionist. Nuk kam qenë vetëm në Spanjë, kam qenë në Francë, Gjermani, Itali. Ai sistem që keni bërë në sistemin kirurgjikal, nuk i lë asnjë… madje i keni sallat më të mira se i kam unë në spitalin publik në Spanjë. Kur e them nuk e ekzagjeroj. Sot spitali kirurgjikal apo spitali i urgjencës është një nga më të mirat që unë kam parë për strukturën, organizimin. Kjo është e vërtetë. Duhet mbushur me aparatura, që dalë ngadalë do të bëhen e duhet të përkrahen mjekët që janë atje, pse jo të zhvillojnë aktivitetin e tyre në privat” tha Sallabanda.

Në përgjigje Rama tha “Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit”

Por është i vetëdijshëm që ka ende për të përmirësuar

“Aparaturat? Krahasuar me vende si Spanja, kemi mangësi, por aparaturat bazike sot moderne I kemi. Duhen aparatura që bëjnë veprime më të specializuara. Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, tregues se kemi ende nevojë të përmirësojmë sistemin dhe mënyrën e menaxhimit.”

Mjeku i mirënjohur Sallabanda është pro lejimit të punësimit të mjekëve në shtet dhe privat. Një sistem që e ka dhe Franca dhe Italia.

“Duhet të përkrahen mjekët që janë atje, pse jo të zhvillojnë aktivitetin e tyre në privat” tha Sallanda

Ndërkohë Rama foli për ndryshimet që janë bërë dhe që lejon punësimin e mjekëve në privat por më parë duhet të marrin aprovim nga drejtuesi  duke shtuar se “s’mund të jetë ‘hajt se po nisem’.

“Lidhjet e publikut me privatin, për shkak të mësimeve që nxorrëm nga historitë e pagëlltitshme të Onkologjikut e kemi që mjeku që punon në publik mund të shkojë të punojë në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim dhe sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e kodit etik, tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!

Një nga teoritë e mundshme edhe shkencore është se nëse alienët ekzistojnë, ata përdorin telepatinë. Pyetja është, po njerëzit, a mund ta përdorin në të ardhmen?

“Pas disa vitesh, mund të komunikojmë me njëri-tjetrin nga distanca, pa përdorur mjetet e komunikimit masiv, me telepati…!”

Kështu u shpreh neurokirurgu i njohur Kita Sallabanda, i ftuar në podcastin “Flasim”, me kryeministrin Edi Rama dhe i transmetuar sot (28 Shtator).

Ky pohim shkaktoi edhe habinë e kryeministrit, i cili nënvizoi se “na tmerrove fare”, duke shtuar edhe pyetjen pasuese “me çip në kokë?!”

Mjeku tha se ishte i bindur se pas 10 vitesh, mjekësia do të jetë shumë më ndryshe se sot.

Pjesë nga biseda:

Sallabanda: Ndoshta pas disa vitesh, nuk do të kemi nevojë të jemi këtu në tavolinë, por mund të jemi në distancë që të komunikojmë me njëri-tjetrin.

Rama: Pa telefon...?!

Sallabanda: Pa telefon! Kjo është e ardhmja...

Rama: Tani, na tmerrove fare! Me çip në kokë?

Sallabanda: Me telepati, me elementët dhe të gjitha që kemi. Është e ardhmja.

Rama: Domethënë, unë do të mbyll sytë dhe do të flas me ty në Spanjë, pa mjete të tjera?

Sallabanda: Këtu e 10 vite, do ta shohim. Unë u them studentëve të mi dy gjëra: E para, them mjekësia është shkenca e probabilitetit dhe e dyta, mjekësia që ne njohim sot, do të jetë ndryshe pas 10 vitesh.

Rama: Këtë nuk besoj se mund ta diskutojë njeri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 29/09/2024 08:12

    O HAJDUT ,,,JEP DOREHEQJEN,,SE PO VDESIN NJEREZIT SE NUK E FURNIZON TI SPITALIN ME ILACE,,SE E VJEDH FONDIN E ILACEVE....

    Përgjigju
  • Iris: 29/09/2024 01:48

    Shqipot per te pare spitalet i kane pare,por t'i provosh eshte tjeter gje.Nga e pare ne te provuar i ndan nje mal i tere!

    Përgjigju
  • Entela: 28/09/2024 22:42

    Doktor Beso Elezaj e beri spitalin e Vlores model po keta qe erdhen me pas e shkateruan fare

    Përgjigju
  • .me respekt ,Meliha Cami: 28/09/2024 14:47

    Doktori qe eshte penalizuar ,eshte nje nga me te miret e onkologjikut,me profesionisti,jam paciente e tij prej me shum se 10vjet,as dhe njiher s'me ka then te shkoj ne kliniken personale,kurre me sinqeritet,s'me ka ofru ilace,per kimjo,po i blija duke kerkuar neper depo farmaceutike si psh Ana farma ,qe ka qen mbas gjykates rethit te rruga durrsit.shteti duhet te jet i kujdesshem te plotesoje nevojat e spitaleve ,se esht per te deshiruar.lerini te punojne mos na privoni jeten ,dhe mos shkoni me thash e theme ,se ato te gjith jan me klinika,punojbd dhe ne klinijat e botes ne ditet qe duhet te jen ne sherbim te pacienteve ,ne vendin ton

    Përgjigju
  • Beso Elezaj: 28/09/2024 13:58

    Shendetsia eshte model ne Ballkan jemi akoma larg vendeve Skandinave por me mund e perkjshtimin e Z.Rama do ta arijme shpejt

    Përgjigju
    • Sefer Daja: 28/09/2024 14:38

      Or mik! E paske "provu" mjeksinë vetem nga tv ose nga propaganda qeveritare! Nuk ta uroj, po larg o zot po të çoi halli në spital, do ndryshosh mendje!!!

  • QUTET0ARI NGA MALËSIA: 28/09/2024 13:16

    Po NDONJË VËND TJETËY QË NUK KA SPITALE APO KLINIKA SHËNDETËSORE PRIVATE O KRYEMINISTËR A VALLË KA?A MUNGON DHE A ËSHTË IKEQ SHËRBIMI ATY?A KA MARJE RRYSHFETI NË ATO SHTETE PA SHËRBIM PRIVAT?N.Q.S. NUK EDI PYETËM MUA DHE TA SHPIEGOJ MIRË!.

    Përgjigju
  • Popull: 28/09/2024 12:36

    Para 4 muajsh kardiologu Prifti 4000€ per nje operacion ne QSUT.Per cfar ndryshimi flisni o kriminela?Jeni vrases me pages

    Përgjigju
  • Hahahaha: 28/09/2024 11:39

    Pordhëkasti i rradhës...

    Përgjigju
  • O.Da: 28/09/2024 11:27

    Spitalet jane ndertesa dhe pajisje por mbi te gjitha jane staf mjekesor human dhe i pergatitur dhe ilace ne dispozicion.

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 28/09/2024 11:22

    Spitalet shtetërore jan si mos më keq! Mund të jen riparuar godinat po nuk jan " riparuar" mjekët dhe mjekimi!!! Sidomos MJEKIMI! Sepse në fund të sëmurin e shëron mjekimi as spitali i bukur as mjeku( i cili duhet të bëjë diagnostikimin e duhur) E mjekimi i duhur, për këdo që e zen halli, është odise më vete!!! Duhet të bësh një "qerre" me dokumenta për të përfituar rimbursimin e natyrisht që ilaçet që rimbursohen jan të cilsisë dhe efektivitetit më të dobët!!! Pa folur për çmimet!!! Konkretisht ime më trajtohet me xarelto( krahas disa mjekimeve të tjera) Nuk i rimbursohet( dhe pse ësht 76 vjeç, për efekt se duhet të plotëdojë 3 pika, sipas mjekes së familjes) Në farmacitë tona kushton një pako diku tek 5500-6000 lek, ndërkohë që një mik ma sjell nga jasht e kushton vetëm 25€!!! Prandaj z Kryeministër, fillo nga ilaçet!!!

    Përgjigju
  • ooo edo: 28/09/2024 10:52

    shko iher ne Shkoder e shiko ca bahet ,mbrapa fol

    Përgjigju
  • Ina: 28/09/2024 10:03

    Keta flasin per spitalet ne Tirane,te shohin spitalet ne rrethe,keta kujtojnë se e gjithe shqiperia eshte Tirane.Shqipetaret i varferoi mjeksia,korrupsion i gjalle

    Përgjigju
  • Bobi: 28/09/2024 09:44

    .Ai qe ke perball do e bente shendetesine falas po falas eshte deri para deres se spitalit. Dokt na shohin si kliente jo si paciente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës