Bashkimi Europian vijon mbështetjen financiare ndaj Ukrainës, me 6 miliard euro të tjera, ndërsa ky vend p përballet me një ofensivë të shtuar ruse në zonën e Donetsk-ut, “por duke humbur 7 mijë ushtarë në javë”, sipas Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubbio. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëron se Rusia “po përgatitet për luftë në Europë”. 

"Duhet të vazhdojmë ta rrisim, koston e luftës për Rusinë. Kjo është arsyeja pse do t'i japim Ukrainës sot pothuajse 6 miliardë euro. Dhe kjo është arsyeja pse e mirëpres ngrohtësisht angazhimin e Këshillit Evropian për të mbuluar nevojat financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme.", deklaroi presidentja e Komisionit europian Ursula von der Leyen, ndërsa fliste në Parlamentin Evropian.

“Putini po përpiqet përsëri të terrorizojë popullin ukrainas. Të përdorë dimrin si armë. Të ngrijë Ukrainën deri në nënshtrim. Edhe një herë, ai do të dështojë. Dhe Evropa do të vazhdojë të forcojë rezistencën e Ukrainës. Ne do të riparojmë dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse. Ne do të stabilizojmë rrjetin energjitik të Ukrainës me mbi 2 gigavat eksporte energjie elektrike. Dhe ne do të mbrojmë infrastrukturën kritike, me pajisje të reja kundër dronëve”, tha

Ursula von der Leyen në fjalimin e saj në seancën plenare të Parlamentit Evropian. “Ky dimër do të përcaktojë të ardhmen e luftës dhe përgjigja duhet të jetë në lartësinë e sfidës”, theksoi ajo.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas  Zelensky e paralajmëroi përmes një postimi në Telegram, se Rusia "po përgatitet të nisë një luftë të madhe - në vitin 2029 ose 2030 - në kontinentin evropian. Duhet të mendojmë se si t'i ndalojmë ata tani në Ukrainë, por edhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zvogëluar aftësitë e tyre", shtoi ai, duke bërë thirrje që të "mos u japim paratë që ende mund të fitojnë nga energjia dhe mos u japim armë. Ky është një problem për të cilin duhet të reflektojmë."

Ukraina po përjeton ditët e fundit një trysni të shtuar të forcave ruse të cilat kanë arritur të përparojnë në frontin e Donetsk-ut.  "Ajo që po shohim tani është se ata po vazhdojnë sulmet me rreze të gjatë veprimi kundër Ukrainës, qartë për të dëmtuar rrjetin elektrik dhe për të provuar, në një mënyrë ose në një tjetër, të demoralizojnë vendin. Ata kanë bërë njëfarë përparimi në Donetsk, por po humbasin rreth 7,000 trupa në javë," tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Ministri i Jashtëm hungarez: Stop parave të BE për Kievin

1763049330_szijjarto.JPG

Duhet ndalur dërgimi i parave evropiane në Ukrainë, në dritën e skandalit aktual të korrupsionit. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó.
“Prej vitesh tashmë funksionimi i shtetit ukrainas financohet me paratë e qytetarëve evropianë. Ndërkohë, korrupsioni në Ukrainë është jashtë çdo kontrolli, ndaj nuk është për t’u habitur që askush nuk ka parë ndonjë raport të qartë se si janë shpenzuar realisht fondet e BE-së. Dhe tani çfarë do të bëjë Brukseli? Të dërgojë edhe më shumë para në Ukrainë, tek presidenti Volodymyr Zelensky, rrethi i ngushtë i të cilit sapo është zbuluar si përgjegjës për një rrjet të madh korrupsioni,” shkroi Szijjártó në një mesazh në X.

“Është koha t’i japim fund kësaj çmendurie. Duhet të ndalojmë dërgimin e parave të qytetarëve evropianë në Ukrainë,” përfundoi ministri i Jashtëm hungarez.

 

Ora 15:41
Mark Rutte: Moska po na vë vazhdimisht në provë në veri dhe lindje

1762149980_markrutte.ëebp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një vizite në Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate në Brunssum, tha se 'Moska po na vë vazhdimisht në provë'.

“Rusia po e teston vazhdimisht reagimin tonë në kuadrantët lindorë dhe veriorë, dhe çdo ditë prania jonë në terren tregon gatishmërinë tonë për të mbrojtur çdo centimetër të tokës aleate', tha ai. 

“Ne sfidohemi çdo ditë nga operacionet hibride”, tha komandanti Ingo Gerhartz.

Ora 13:44
Ushtria u tërhoq nga disa pozicione, Zelensky vizitë në Zaporizhia

1763038144_luftaneukraine.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkoi në rajonin e Zaporizhzhias për një takim informues mbi sigurinë me komandën ushtarake.

“Vëmendja kryesore ishte përqendruar te situata operacionale në jug, te detyrat e brigadave dhe regjimenteve, si dhe te masat ushtarake dhe të personelit për të stabilizuar situatën në zonën e Rivnopillyas,” vuri në dukje Zelensky, duke shtuar se “u diskutua gjithashtu forcimi i sektorit të Stepnohirskut me ndërhyrje të inxhinierisë ushtarake dhe evakuimi i civilëve nga zonat e caktuara.”

“Ukraina lindore përfaqëson, pa dyshim, një sfidë të madhe, dhe këtu, në drejtimin e Orikhivit, situata ka qenë gjithmonë e tensionuar,” shkroi Zelensky, duke theksuar se “i gjithë rajoni i Zaporizhzhias dhe qyteti i Zaporizhzhias janë jashtëzakonisht të rëndësishëm.”

 

Ora 12:58
Lufta në Ukrainë, Kremlini: Kievi do të kthehet në negociata si një palë më e dobët

1763035211_dmitrypeskov.webp

Herët a vonë, negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të duhet të rifillojnë, por atëherë Kievi do të jetë në një pozicion edhe më të dobët. Ky është paralajmërimi i lëshuar sot nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 

"Deklarata e Ministrisë së Jashtme ukrainase për pezullimin e bisedimeve me Rusinë formalizon ngurrimin de facto të Kievit për t'u angazhuar në dialog dhe kjo është e trishtueshme.  Për shkak të pamundësisë së vazhdimit të dialogut, ne do të vazhdojmë operacionin ushtarak special në çdo mënyrë për të arritur qëllimet e formuluara nga Komandanti Suprem, Presidenti", tha Peskov.