Lufta në Ukrainë/ Zelensky: 100 të burgosur u kthyen në shtëpi, përfshirë liderin tatar

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: 100 të burgosur u kthyen në shtëpi, përfshirë liderin tatar

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky feston kthimin e 100 të burgosurve ukrainas nga Rusia, duke përfshirë një udhëheqës të tatarëve të Krimesë, Nariman Dzhelyal.

 "Dhjetë civilë dhe 90 ushtarë u liruan këtë javë - tha ai në një video-mesazh - ne duhet t'i gjejmë të gjithë njerëzit tanë dhe t'i kthejmë në Ukrainë, të gjithë ata që janë në burg ose të deportuar, të rritur dhe fëmijë, ushtarë dhe civilë".

Zelensky specifikoi se 3310 ukrainas janë kthyer në shtëpi nga burgjet ruse. Në mesin e dhjetë civilëve që u kthyen në atdheun e tyre ishte Dzhelyal, me të cilin ai pati një bisedë sot.

Udhëheqësi tatar u arrestua në Krime, i aneksuar ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, përpara pushtimit rus në shkurt të 2022. Dzhelyal u dënua më pas me 17 vjet burg me akuzën se kishte hedhur në erë një gazsjellës. Mes të liruarve ishin edhe dy priftërinj të Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin