Lufta në Ukrainë, tashmë po sjellë pasoja ekonomike dhe sociale, nga furnizimet me gaz e deri te furnizimet me grurë, të cilat prekin të gjithë planetin.
Ankaraja shpalli një marrëveshje të përgjithshme për lirimin e mijëra e mijëra tonëve drithë që janë ende në portet e Ukrainës. Dhe BE po përgatite të përballet me emergjencën e energjisë.
Drita jeshile për furnizim të ri me armë në Kiev për 500 milionë euro dhe një tjetër shtrëngim i sanksioneve kundër Moskës vjen gjithashtu nga Brukseli. E gjithë kjo ndërkohë që luftimet vazhdojnë në terren dhe Zelensky shpall spastrime të reja në shërbimet e sigurisë.
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken të hënën, si pjesë e udhëtimit të saj të profilit të lartë në Shtetet e Bashkuara, ku do t’u drejtohet anëtarëve të Kongresit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha në një deklaratë se Blinken theksoi “angazhimin e SHBA-së për të mbështetur fitoren e Ukrainës” gjatë takimit të tij me Zelenskën.
Blinken dhe Zelenska folën gjithashtu për kostot e mëdha dhe në rritje njerëzore të pushtimit rus.
Ballë për ballë sot në Teheran mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij turk Rexhep Tajip Erdogan për të biseduar për bllokimin e eksporteve të grurit ukrainas, një çështje për të cilën po kërkohet një zgjidhje, sipas Ankarasë. Putin dhe Erdogan do të takohen në margjinat e një trepalëshi me presidentin iranian Ebrahim Rasi , si pjesë e të ashtuquajturit procesi i Astanës për të biseduar për Sirinë. "Çështja e eksporteve të grurit ukrainas do të diskutohet me Erdogan. Ne jemi gati të vazhdojmë punën në këtë rrugë," tha dje këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Juri Ushakov.