Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi qyetarët trupat rusë mund të nisin së shpejti një sulm të ri masiv në Ukrainë.

"Një sulm në shkallë të gjerë është i mundur. Rusët janë përgatitur për të", tha lideri ukrainas.

Ai më pas theksoi se forcat e mbrojtjes ajrore "vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre 24 orë në ditë dhe janë të gatshme të zmbrapsin çdo sulm në masën e mundshme me burimet në dispozicion".

Në të njëjtën kohë, Zelensky u bëri thirrje qytetarëve të mos injorojnë sirenat e sulmeve ajrore dhe, në rast rreziku, të kërkojnë menjëherë strehim.

Gjatë fundjavës, forcat ruse kanë kryer 976 sulme kundër 55 vendbanimeve në rajonin e Zaporizhzhisë në Ukrainë, duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 7 të tjerë.