Lufta në Ukrainë / Sulme në Kharkiv! Kievi: Rusët bombarduar spitalin në Kherson! Zelensky: 2023 do të jetë një vit vendimtar

Ushtria ruse bombardoi qytetin lindor të Kharkiv dhe rajonin këtë mëngjes. Aktualisht nuk ka informacione për viktima dhe dëme materiale. Ndërkohë, administrata bashkiake e Kievit ka lëshuar një alarm sulmi ajror në kryeqytet.

"Kharkovi është nën zjarr. I kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në strehimore dhe të respektojnë masat paraprake”,  tha kryebashkiaku Igor Terekhov në Telegram. 

Autoritetet ukrainase po ashtu kanë njoftuar se forcat ruse kanë sulmuar spitalin në Kherson dhe se bombarduan repartin e maternitetit të spitalit. Para sulmit, raportohet se mjekët arritën të kryejnë një operacion cezarian, ndërsa në institucion janë pesë gra.

Raportohet për sulme ruse dhe në rajonin ukrainas Sumy, ku Kievi njoftoi se trupat ruse shënjestruan tre qytete në rajon, duke përfshirë Seredyno-Buda, Shelyhyne dhe Esman. Forcat ruse përdorën mortaja dhe artileri.

“Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar”. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmjes me video, raporton “Ukrinform”.

"Ne e kuptojmë se çfarë rreziqesh ka në dimër, ne e kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë në pranverë dhe për këtë arsye kuptojmë se çfarë arritjesh duhet të demonstrojë i gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë. Në përgjithësi, kjo javë do të jetë e rëndësishme për Ukrainën nga pikëpamja politike. Ne hyjmë në vitin e ardhshëm dhe duhet të mbajmë një kuptim të përbashkët të synimeve tona kombëtare. Sigurisht, çlirimi i tokës tonë nga armiku, si dhe rivendosja e Ukrainës, kthimi i popullit tonë në shtëpi, afrimi i mëtejshëm i shtetit tonë me partnerët kryesorë, hapja e mundësive të reja për Ukraina në botë, të gjitha këto janë detyra për të ardhmen e parashikueshme. Dhe jo vetëm për shtetin, por edhe për secilin prej nesh.”, u shpreh lideri ukrainas.

Banorët e Kievit do të duhet të presin ndërprerje të përsëritura dhe të papritura të energjisë deri në fund të dimrit. Këtë e konfirmojnë edhe administrata komunale.

Lajm në përditësim..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
Bashkëpunoi me Rusinë dhe zbuloi sekrete për planet ushtarake, dënohet me 11 vite burgim spiuni ukrainas

Një ukrainas do të kalojë 11 vjet në burg pasi u ka dhënë trupave ruse informacione sekrete ushtarake. Ai ishte një banor vendas që bashkëpunoj me vullnet dhe dëshirë të plotë me Rusinë. Ndërkohë, sipas Sky News, raportohet se ai bashkëpunoj me shokun e tij të klasës, i cili është anëtar i një prej grupeve terroriste për të mësuar planet sekrete ushtarake.

Personi i cili ka i ka treguar palës ruse informacionet ushtarake të Ukrainës është arrestuar që në mars nga autoritet vendase dhe tani është marrë vendimi me 11 vite burg.

“Pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë, ai mblodhi informacione rreth vendndodhjeve dhe lëvizjeve të njësive të forcave të mbrojtjes në zonat e vijës së parë të rajonit Donetsk. Para së gjithash, sulmuesi u përpoq të identifikonte pozicionet luftarake dhe fortifikimet e forcave të armatosura ukrainase në zonën e Kramatorsk”, shkruhej në deklaratën zyrtare publikuar nga mediat e huaja.

Rusia synonte ta përdorte këtë informacion për të "përgatitur dhe kryer sulme raketore" në Kramatorsk në rajonin e Donetsk.

Ora 14:17
Putin nënshkruan dekretin, ndalon eksportet ruse të naftës në vendet që zbatojnë kufirin e çmimit

Presidenti rus Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që ndalon furnizimin e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës, nëse vendet që i blejnë ato përfshijnë një kufi çmimi në kontratë.

Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 shkurt dhe do të jetë i vlefshëm deri më 1 korrik 2023. Pasi dekreti të hyjë në fuqi, ai do të ndalojë vendet që zbatojnë kufirin e çmimit të importojnë naftë ruse. Qeveria ruse do të vendosë për datën kur do të zbatohet i njëjti ndalim për produktet e naftës.

“Furnizimi i (naftës dhe produkteve të naftës) për persona juridikë dhe individë është i ndaluar nëse kontratat për këto furnizime përmendin drejtpërdrejt ose tërthorazi një mekanizëm të fiksimit të një kufiri çmimi”, thuhet në dekret.

Megjithatë, Federata Ruse ka lënë një rrugë për të vazhduar eksportin e naftës në vendet e shpallura "jo miqësore", një dekret special i Putinit mund t'i lejojë këto furnizime për disa vende.

Më herët, u raportua se Moska mund të ulë prodhimin e naftës në 500,000-700,000 fuçi në ditë në përgjigje të kufizimeve të vendeve të G7 për eksportin e naftës ruse. Të ardhurat nga nafta janë një pjesë e madhe e buxhetit rus.

Katër ditë pasi G7 vendosi kufizime për të, një pjesë e naftës ruse po tregtohej për një çmim dukshëm më të ulët se kufiri i vendosur për Moskën; Vendet e G7 njoftuan se ranë dakord për vendosjen e "një kufiri çmimi" për naftën e eksportuar nga Federata Ruse nga deti në nivelin 60 dollarë amerikanë për fuçi.

Ora 12:02
Kremlini: Plani i paqes me Ukrainën i pamundur pa rajonet e reja ruse

1671710602_633d7e49e6188Peskov.jpg

'Asnjë plan paqeje për Ukrainën, nuk është i mundur nëse nuk merr parasysh katër rajonet e reja që bashkohen me Rusinë', tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, sipas Tass.

Ora 11:08
Kievi: Komanda ruse është larguar nga Kremina në Lugansk

Komanda ruse është larguar nga qyteti Kreminna, rajoni i Luganskut , ku po zhvillohen luftime intensive. Civilët rusë që ishin në qytet gjithashtu kanë ikur.  Ky lajm është bërë i ditur nga guvernatori rajonal në mërgim Sergii Gaidai, i cili shtoi se lirimi i Kreminës do të hapë rrugën për forcat e armatosura ukrainase në Starobilsk, ose në drejtim të Rubizhny dhe Severodonetsk.

Sipas Gaidait, udhëheqja ushtarake e ushtrisë pushtuese është zhvendosur në vendbanime të tjera të pushtuara dhe civilët rusë po kthehen në territorin e Federatës.

Ora 08:18
Lufta në Ukrainë, Rusia bombardon maternitetin në Kherson, autoritetet: Një mrekulli që askush nuk u lëndua

“Rusët bombarduan repartin e maternitetit të spitalit Kherson, ku lindën 2 fëmijë sot”, njoftoi Zëvendës Shefi i Zyrës Presidenciale Timoshenko .

Sipas tij, nga sulmi nuk ka persona të lënduar. Para sulmit, mjekët arritën të kryejnë me sukses një operacion cezarian dhe se pesë gra janë pas lindjes në repart.

“Është një mrekulli që askush nuk u lëndua. Mjekët dhe pacientët ishin në strehimore”, shtoi Timoshenko.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E VERTETA!: 29/12/2022 20:38

    O QEMOLO, PO S'ESHTE E NJEJTA GJE... kOSOVARET JANE NJE KOMB I NDRYSHEM NGA SERBET DHE FUNDJA E ME NE FUND FLASIN NJE TJETER GJUHE E KANE NJE TJETER FE... POR UKRAINASIT DHE UKRAINA, JAN E NJEJTA GJE. ATA JANE TE NJEJTE! (Nje gjuhe, nje fe, nje prejardhje, nje tradite e kulture e nje origjine. Ata s'kane asnje gje per ti ndare, perveç pordhitikes se ndyre). RUSIA E VERTETE ESHTE NE UKRAINE (KIEVIAN RUS). RUSIA DHE HISTORIA E SAJ KA FILLUAR NE KIEV, QE ESHTE KRYEQYTETI I UKRAINES. (Lexoni historine e faktet e saj, qe jane te pa mohueshme dhe te diskutuara!)...

    Përgjigju
  • Beni: 28/12/2022 17:18

    Kosova ishte pjese e Jugosllavise kurse Ukraina ishte nje shtet sovran i pavarur dhe nuk ka asnje lloj lidhje njera me tjetren . Ukraina e kerkoj vete kete konflikt duke kerkuar qe te sillte bazat amerikane ne kufi te Rusise pavaresisht se cfare mashtrojne dhe thone perendimoret qe gjoja eshte lufte e paprovokuar

    Përgjigju
  • Tini: 28/12/2022 09:35

    Po ca vendimtar mor kokra e idiotit. Ca e di luften ti o Debil filma. Po ata jane stratege o kafshe o qelbesire Zelensky. Po ai ta nxin vetem bombardon dite per dite. Te pret Urat,te pret ujin,te pret energjine. Te izoloi. E fillon plasin semundjet kolera etj etj. Eshte shume e thjeshte. Ke spostuar 8 milion njerez o pis. Ca faji ka populli.

    Përgjigju
    • Qemali: 28/12/2022 13:19

      Sipas teje, Ukraina duhet ti nenshtrohet Putinit. E njejta gje do te thuhet edhe per Kosoven kundrejt Serbise. Serbia e ka vrare e ka prere dhe kane patur faje luftetaret kosovare qe nuk i bindeshin Milosheviçit? Mos flisni kot.

  • Jola: 28/12/2022 08:58

    Ik mor dreq, ke shitur shpirtin dhe popullin tend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës