Lufta në Ukrainë/ Rumania do t'i dhurojë Ukrainës një sistem Patriot! Korea e Jugut do të rishqyrtojë vendimin e saj për furnizimin me armë të Kievit

Lufta në Ukrainë/ Rumania do t'i dhurojë Ukrainës një sistem Patriot! Korea e Jugut do të rishqyrtojë vendimin e saj për furnizimin me armë të Kievit

Shtëpia e Bardhë

Korea e Jugut do të rishqyrtojë vendimin e saj për tw furnizuar me armë Ukrainën, pasi Pheniani dhe Moska nënshkruan traktatin që siguron angazhim të ndërsjellë për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast se ndonjë prej vendeve sulmohet.

Rumania do t’i dhurojë Ukrainës një sistem patriot.

Duke marrë parasysh përkeqësimin e konsiderueshëm të situatës së sigurisë në Ukrainë, pas sulmeve të vazhdueshme dhe masive nga Rusia ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës civile, në veçanti sektorit të energjisë, si dhe pasojat rajonale të kësaj situate, duke përfshirë sigurinë e Rumanisë, në koordinim të ngushtë me aleatët, anëtarët e Këshillit vendosën t'i dhurojnë Ukrainës një sistem Patriot, thuhet në njoftim. 

Lajmi është bërë me dije nga faqja e internetit të presidencës rumune.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar zyrtarisht se ushtria ukrainase ka të drejtë të përdorë armë amerikane në territorin rus pranë rajoneve Kharkiv dhe Sumy të Ukrainës.

Kjo është thënë nga Michael Carpenter, drejtor i lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, raportojnë agjencitë e lajmeve ukrainase RBC-Ukrainë dhe Ukrinform.

“Ne kemi deklaruar qartë se kjo leje për të përdorur armët amerikane u lejon ukrainasve të përgjigjen ndaj zjarrit kundër pozicioneve ruse drejtpërdrejt përtej kufirit në rajonin e Kharkiv, si dhe në rajonin Sumy”.

Michael Carpenter shtoi se në këtë mënyrë ushtrisë së Federatës Ruse do t'i hiqet mundësia për të mbrojtur trupat e saj në anën e saj të kufirit, nga ku sulmon territorin e Ukrainës. Avionët luftarakë F-16, të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara, do të vendosen në territorin e Ukrainës.

Sipas Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ushtria ukrainase mund të përdorë sistemet e furnizuara të mbrojtjes ajrore kundër avionëve rusë edhe nëse ata janë në hapësirën ajrore ruse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
Korea e Jugut do të rishqyrtojë vendimin e saj për furnizimin me armë të Ukrainës, ja arsyeja

1718892653_egrergerhgerht.JPG

Chang Ho-jin

Korea e Jugut do të rishqyrtojë vendimin e saj për të furnizuar me armë Ukrainën, pasi Pheniani dhe Moska nënshkruan traktatin që siguron angazhim të ndërsjellë për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast se ndonjë prej vendeve sulmohet.

"Ne planifikojmë të rishqyrtojmë çështjen e mbështetjes me armë për Ukrainën”,- tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Chang Ho-jin , duke sugjeruar një ndryshim në politikën e Seulit për ndalimin e ndihmës për Ukrainën.

Në një konferencë për shtyp, Chang njoftoi sanksione të reja ndaj subjekteve të lidhura me Korenë e Veriut dhe Rusinë.

Ora 15:54
Zelensky: Mirënjohës Rumanisë për sistemin Patriot

1716838741_volodymyrzelensky.JPG

“I jam mirënjohës Rumanisë dhe Presidentit Klaus Iohannis për vendimin për pajisjen e Ukrainës me një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot”, shkruan presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetet sociale.

"Është e rëndësishme të theksohet se ky hap forcon sigurinë jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë rajonin tonë dhe në Evropë, thekson ai.

Duke i dhënë fund terrorit rus tani, Ukraina parandalon agresionin e mundshëm kundër Moldavisë, Rumanisë, shteteve baltike dhe të gjitha vendeve tona.

Është thelbësore që Ukraina të ketë mjetet e nevojshme për të mposhtur terrorizmin rus tani, në mënyrë që askush tjetër të mos përballet me veprimet agresive të Rusisë në një shkallë më të gjerë në të ardhmen".

Ora 14:50
Rumania do t'i dhurojë Ukrainës një sistem Patriot

Rumania do t’i dhurojë Ukrainës një sistem patriot.

Duke marrë parasysh përkeqësimin e konsiderueshëm të situatës së sigurisë në Ukrainë, pas sulmeve të vazhdueshme dhe masive nga Rusia ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës civile, në veçanti sektorit të energjisë, si dhe pasojat rajonale të kësaj situate, duke përfshirë sigurinë e Rumanisë, në koordinim të ngushtë me aleatët, anëtarët e Këshillit vendosën t'i dhurojnë Ukrainës një sistem Patriot.

Lajmi është bërë me dije nga faqja e internetit të presidencës rumune.

Ora 14:06
Koreja e Jugut do të rishqyrtojë qëndrimin e saj për furnizimin me armë në Ukrainë

1716996042_luftaneukraine.JPG

Koreja e Jugut do të rishqyrtojë qëndrimin e saj për furnizimin me armë në Ukrainë pasi Pheniani dhe Moska nënshkruan traktatin që siguron angazhim të ndërsjellë për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast se ndonjë prej vendeve sulmohet.

"Ne planifikojmë të rishqyrtojmë çështjen e mbështetjes së armëve për Ukrainën," tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Chang Ho-jin, duke sugjeruar një ndryshim në politikën e Seulit për ndalimin e ndihmës vdekjeprurëse për Ukrainën.

Në një konferencë për shtyp, Chang njoftoi sanksione të reja ndaj subjekteve të lidhura me marrëdhëniet midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap .

Ora 10:14
Bastisjet ruse, dëmtimi i termocentraleve në 4 rajone

1717830707_luftaneukraine.JPG

Rusia sulmoi mbrëmë territorin ukrainas me 27 dronë kamikaze, të cilët u rrëzuan plotësisht nga mbrojtja ajrore ukrainase dhe 9 raketa të llojeve të ndryshme, nga të cilat 5 u rëzuan. Lajmin e raportoi Forca Ajrore, duke specifikuar se sulmi masiv kishte në shënjestër sistemin elektrik të Ukrainës.

Sipas kompanisë private Dtek, një nga termocentralet e saj ka pësuar dëmtime serioze gjatë sulmit. Tre nga punonjësit e saj u plagosën. Që nga marsi i vitit të kaluar, Dtek ka humbur 90% të kapacitetit të saj prodhues për shkak të sulmeve ruse.

Kompania publike e energjisë Ukrenergo raportoi dëme në infrastrukturë në rajonet e Kievit, Dnipropetrovsk, Donetsk dhe Vinitisia.

Që nga 22 marsi, Rusia ka nisur sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që kanë shkatërruar rreth gjysmën e kapacitetit prodhues të vendit. Autoritetet ukrainase u detyruan të vendosin ndërprerje të planifikuara ditore gjatë gjithë kohës për shkak të deficitit energjetik.

Sulmet me raketa dhe dronë u zhvilluan territorin e rajoneve të Kievit, Dnipropetrovsk dhe Poltava, Zaporizhzhia, Mikolayiv dhe Kherson, Donetsk dhe Khmelnytskyy dhe Vinitsia.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)