Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se ‘operacioni’ izraelit në në Rafah nuk është në një shkallë të gjerë.
“Shtëpia e Bardhë e sheh gjithmonë operacionin izraelit në Rafah me ‘shqetësim’, por beson se tani për tani ai është ‘i lokalizuar’ dhe jo ‘në shkallë të gjerë’, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Ndërkohë, BE ka dënuar sulmit ndaj selisë së UNRWA në Jerusalem.
"BE dënon fuqishëm sulmin ndaj selisë së UNWRA në Jerusalemin Lindor. Autorët e krimeve duhet të mbajnë përgjegjësi. Është përgjegjësi e Izraelit të garantojë sigurinë e punonjësve humanitar”, shkroi Josep Borrell.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shpreson se ai dhe presidenti amerikan Joe Biden mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre rreth luftës në Gaza.
"Ne kemi pasur shpesh mosmarrëveshjet tona. Ne ishim në gjendje t'i kapërcejmë ato. Shpresoj se do të jemi në gjendje t'i kapërcejmë edhe tani, por ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të mbrojtur vendin tonë," tha kryeministri izraelit në një intervistë në emisioni amerikan i bisedave Dr Phil Primetime.
Por kryeministri izraelit nuk po tërhiqet nga opsioni ushtarak në vendkalimin Rafah, i kundërshtuar nga Biden deri në atë pikë sa kërcënon se do të ndalojë furnizimet ushtarake për Izraelin.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Lufta në Gaza/ Afro 34 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 78 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës
Ministria e Shëndetëisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas ka njoftuar ditën e sotme se 34,943 palestinezë kanë humur jetën në luftën me Izraelit, nga 7 tetori 2023.
Ministria palestineze bën me dije se 78,572 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmve të ashpra izraelite.