Lufta/ Palenstinezët: 30 të vrarë në kampet e refugjatëve nga sulmet izraelite! OKB denoncon: Prej 10 ditësh nuk hyn asnjë ndihmë ushqimore në Gaza
Nje godine e shkatërruar në Bejrut
Të paktën tridhjetë persona janë vrarë, sipas agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës, nga sulmet izraelite në kampet e refugjatëve , një numër që rrezikon të përkeqësohet duke qenë se ka "të paktën 14 persona të zhdukur, ndoshta të bllokuar në rrënoja".
Sipas organit palestineze, tetë shkolla të përdorura si strehë nga personat e zhvendosur u goditën gjithashtu.
Italia, Spanja dhe Franca – me një deklaratë të përbashkët – dënuan sulmet “të pajustifikueshme” në bazën Unifil, baza kryesore e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Liban. Ndërkohë dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, ushtarë nga Sri Lanka, u plagosën dje nga një sulm izraelit në afërsi të një kulle vrojtimi në jug të Libanit, tha ushtria izraelite.
UNIFIL tha se incidenti “është një zhvillim serioz”, dhe theksoi se siguria e personelit dhe pronës së OKB-së duhet të garantohen.
Nga ana e saj Forcat e mbrojtjes izraelite u justifikuan duke thënë se ka qëlluar në një "kërcënim të drejtpërdrejtë që ishte rreth 50 metra" nga bazat. Situata diplomatike është gjithnjë e më e tensionuar.
Nga ana tjetër OKB denoncoi se prej datës 1 tetor nuk hyn asnjë ndihmë ushqimore e destinuar për popullatën palestineze në Rripin verior të Gazës.
Deklarata u bë nga Farhan Haq, zëdhënës i OKB-së.
“Kalimet kryesore në veri janë mbyllur dhe do të jenë të paarritshme. Askush nuk ka marrë pako ushqimore këtë muaj për shkak të aksesit të kufizuar në ndihma”
Sipas të dhënave nga Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) të cituar nga zëdhënësi i OKB-së, organizata ka shpërndarë rezervat e fundit të mbetura në veri të Rripit, "por ato mezi do të mjaftojnë për dy javë". “Shumë kuzhina, pika shpërndarjeje dhe furra buke janë detyruar të mbyllen dhe të tjerat janë në rrezik ta bëjnë këtë nëse konflikti vazhdon në këtë shkallë,” shpjegoi ai.
Situata në jug të enklavës palestineze është gjithashtu "në prag të humnerës", shtoi Haq.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
57.3%
-
Pas 2030
31.5%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Sulme të tjera izraelite ndaj bazave të UNIFIL, 2 ‘kaska blu’ të plagosura! 22 të vdekur në Bejrut, IDF: Vramë kreun e njësisë raketore të Hezbollah
11 Tetor, 15:26
-
Hapet Xhamia e Namazgjasë! Rama e Erdogan presin shiritin! Presidenti turk: Më e madhja në Ballkan! Kryeministri: Zoti na ndihmoftë në rrugën ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut!
10 Tetor, 16:07
-
Lufta/ Netanyahu gati të marrë lejen për sulm ndaj Iranit! Izraeli sulmon UNIFIL, 2 paqeruajtës të plagosur, dëmtohet baza italiane! Bombardohet shkolla në Gaza, 20 të vdekur
10 Tetor, 15:25
-
Lufta/ Erdogan nga Tirana: Izraeli kërcënim global, bota t'i bëjë presion! Shqipëria të bëjë pjesën e saj! Rama: Ndahemi në një pikë! Në planin e paqes Hamasi s'ka vend
10 Tetor, 14:24
-
Izraeli paralajmëron: Sulmi ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurës' dhe 'befasues'
9 Tetor, 21:06
-
BE-ja hap ‘korridor ajror’ për të dërguar ndihma në Liban
9 Tetor, 15:23
-
Biden-Netanyahu telefonatë sot për planet për sulm ndaj Iranit! Izraeli: Të ndalet para se të jetë vonë
9 Tetor, 07:24
-
Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë ‘eliminuar’
8 Tetor, 22:42
-
SHBA 17.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake Izraelit që nga 7 tetori i vitit 2023
8 Tetor, 18:18
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid
8 Tetor, 10:55
-
Enver Robelli: Kush janë 7 komandantët e vrarë të Hezbollahut?
8 Tetor, 08:44
-
Lufta/ Vritet një komandanti i Hezbollahut në Bejrut, paralajmëron ushtria izraelite: Do sulmojmë zonën bregdetare të Libanit
8 Tetor, 07:39