Presidenca e Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për ngritjen e një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar dhe dënuar krimet e Rusisë në Ukrainë. Thirrja erdhi nga Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të bllokut.
Kjo kërkesë vjen pas zbulimit të qindra varreve masive në Izyum, një qytet i çliruar së fundmi nga trupat ukrainase. Shumë prej tyre thuhet se janë civilë, mes tyre gra dhe fëmijë.
"Ne qëndrojmë për ndëshkimin e të gjithë kriminelëve të luftës. Në shekullin e 21-të, sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme. Ne nuk duhet ta anashkalojmë atë. Ne qëndrojmë për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës. Unë bëj thirrje për ngritjen e shpejtë të një gjykate të posaçme ndërkombëtare që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit" tha ministri i jashtëm çek Jan Lipavsky.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se hetuesit kishin zbuluar prova të reja të torturës së përdorur kundër njerëzve të varrosur në Izyum, në rajonin e Kharkiv.
"Më shumë se 10 dhoma torture janë gjetur tashmë në zonat e çliruara të rajonit të Kharkiv, në qytete dhe qyteza të ndryshme," tha Zelensky.
Ai tha se rusët do të duhet të përgjigjen "si në fushën e betejës ashtu edhe në sallat e gjyqit". Të enjten, kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se dëshironte që Putin të përballej me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Presidenca e BE-së: Të ngrihet Gjykatë Ndërkombëtare për dënimin e krimeve ruse! Qëllohet me armë delegacioni i Papa Françeskut
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Ish-Presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uashington
9 Janar, 15:30
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, 5 të vdekur evakuohen 180 mijë persona! Biden do t'i drejtohet kombit
9 Janar, 07:46
-
Sekuestrim për pasuritë e “non grata-ve” në Ballkanin Perëndimor! Presidenti amerikan Biden shton sanksionet për zyrtarët që destabilizojnë ose janë të përfshirë në korrupsion
8 Janar, 20:56
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23