"Lufta” ndaj dronëve, ushtria
franceze bën pjesë të saj shqiponjat

franceze bën pjesë të saj shqiponjat">
Ndërkohë që vendet e tjera janë duke shpenzuar shuma të mëdha për të zhvilluar armë kundra dronëve, Franca ka gjetur një zgjidhje më të lirë, e cila mund të rezultojë edhe shumë efikase.

Tashmë ushtria franceze është duke stërvitur shqiponja për t’i përdorur në “luftën” kundër dronëve, të cilët janë kthyer vërtet në një problem për agjencitë e zbatimit të ligjit.

Në jugperëndim të Francës, në Mont de Marsan, shpendët grabitqarë janë duke u stërvitur për të nxjerrë jashtë funksionit një dron në fluturim dhe ta ulin atë më pas në tokë.

Shqiponjat stërviten që të vogla për ta konsideruar dronin si një pre të tyre dhe pas çdo “misioni” të suksesshëm që realizojnë shpërblehen me një copë mish.

Ndërkohë ideja është marrë edhe nga policia holandeze dhe sipas rezultateve të deritanishme kjo praktikë ka rezultuar e suksesshme, pasi ndihmon në punën e shërbimeve të sigurisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv