Lufta/ Referendumet në zonat e pushtuara nga Rusia, Ukraina bën thirrje që të mblidhet urgjent Këshilli i OKB-së! Shpërthim në Melitopol

Lufta/ Referendumet në zonat e pushtuara nga Rusia, Ukraina bën thirrje që të mblidhet urgjent Këshilli i OKB-së! Shpërthim në Melitopol

Rusia ‘do të respektojë plotësisht vullnetin popullor të shprehur përmes referendumeve’, të cilat u hapën dy ditë më parë dhe do të vazhdojnë deri më 27 shtator në territoret e Ukrainës Lindore. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavaros duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara.

‘Ata do të bëhen territore ruse’.- tha ai.

Procedurat për aneksimin e Republikave Popullore të vetëshpallura të Luhanskut dhe Donetsk dhe rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia në Rusi mund të përfundojë më 30 shtator, raporton Tass.

Ndërkohë në Rusi vazhdojnë protesta, pasi Putin shpalli mobilizim të pjesshëm.

Putini ka shtrënguar dënimet për ata që dezertojnë ose refuzojnë të luftojnë: ata do të rrezikojnë deri në 10 vjet burgim. Ukraina ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton Kiev Independent, për "referendumet e rreme të Rusisë".

Ndërkohë, izolimi ndërkombëtar i Moskës po rritet. Turqia ka bërë të ditur se nuk do të njohë rezultatin e referendumeve.

'Ne nuk i konsiderojmë të sakta përpjekjet e njëanshme të referendumit' - tha zëdhënësi i presidencës turke Ibrahim Kalin, raporton Ukrinform duke cituar CNN Türk.

‘Ne njohim integritetin territorial të popullit dhe shtetit ukrainas’.- tha ai.

Ndërkohë një shpërthim i fortë është ndjerë në pjesën veriore të Melitopolit, të pushtuar përkohësisht nga rusët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Kërcënimet e Rusisë për armët bërthamore, Zelensky: Të merren seriozisht! Negociata e paqes, të pamundura pas referendumeve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , në një intervistë për CBS u shpreh se kërcënimet bërthamore nga presidenti rus Vladimir Putin duhet të merren seriozisht.

 "Ndoshta dje mund të flisnim për blof, por sot mund të jetë realitet. Unë nuk mendoj se ai po bën bllof. Ne duhet të vazhdojmë t'i bëjmë presion dhe të mos lejojmë shantazhin e tij bërthamor", tha Zelensky.

Lideri ukrainas tha se përfundimi i referendumeve në territoret e pushtuara të Ukrainës dhe më pas shpallja e rezultateve të tyre do të bëjë të pamundur vazhdimin e negociatave të paqes me Rusinë.

“Qeveria ruse mund të shpallë zyrtarisht se referendumi në territoret e pushtuara të Ukrainës ka përfunduar dhe shpall rezultatet, por kjo do ta bëjë të pamundur vazhdimin e negociatave diplomatike me Presidentin e Federatës Ruse, dhe ai e di shumë mirë. Unë kam folur për këtë publikisht. Mendoj se ky është një sinjal shumë i rrezikshëm nga Presidenti Putin, i cili na thotë se Putini nuk do t'i japë fund kësaj lufte.", u shpreh Zelenky.

Ora 18:04
Armët bërthamore të Moskës, SHBA: Do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë nëse i përdor

Këshilltari i Sigurisë Kombëtar i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan deklaroi gjatë ditës së sotme se nëse Rusia vendosë që të përdorë armët bërthamor do të kishte pasoja katastrofike për Moskën.

 "Nëse Rusia kalon këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri. Tani, përmes kanaleve private, ne kemi shpjeguar më në detaje saktësisht se çfarë do të thotë kjo. SHBA do të vendosë sanksione të mëtejshme ekonomike kundër Rusisë nëse Kremlini vazhdon me referendumet e tij “farsë”, në territoret e Ukrainës të pushtuara nga forcat ruse”, tha Sullivan.

Ora 16:39
VIDEO/ Të votosh me armën drejtuar ‘në kokë’! Pamjet kur ushtarët rusë shoqërojnë ukrainasit të hedhin votën në ‘referendumet e tyre të rreme’

Kremlini duket se ka dërguar ushtarë për të detyruar ukrainasit të votojnë në referendumet e tij të organizuara me armë, sipas banorëve të cilët rrëfejnë se trupat ruse erdhën në shtëpitë e tyre në territoret e pushtuara për të zbatuar 'votimin'.

“Familja ime sapo u detyrua të votonte me armë në lojën ruse të një “referendumi” në Ukrainën jugore”, tha Maxim Eristavi, gazetar dhe bashkëthemelues i Hromadske International, një stacion transmetimi në Ukrainë.

Gazetari ukrainas postoi një video që pretendonte se tregonte ushtarë të armatosur që hyjnë në korridoret ku jeton familja e tij dhe i detyrojnë ata të votojnë në favor të bashkimit me Rusinë.

Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për organizimin e referendumeve të paligjshme në Ukrainë si një pretekst për aneksimin e disa territoreve të fqinjit të saj. Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Krimea janë të gjitha rajone ukrainase të paktën pjesërisht nën pushtimin rus ku po zhvillohen referendumet ‘me rezultatet e fiksuara nga Moska’.

Nga ana tjetër, media shtetërore ruse tha se rojet e armatosura janë të pranishme për arsyeje 'sigurie'.

 

Ora 15:25
Mediat ukrainase: Rusia po ndalon largimin e qytetarëve nga vendi në kufirin me Kazakistanin

Ndërkohë që në Rusi, që pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm ushtarak ka pasur largime masive nga vendi si dhe protesta nga disa grupe të të drejtave të njeriut.

Mediat ukrainase raportojnë se Rusia po ndalon largimin e qytetarëve rusë nga federata në pikën kufitare të Kazakistanit.

“Shërbimi i sigurisë kufitare i FSB-së ruse ka filluar të ndalojë qytetarët e Federatës që të largohen nga vendi”, thotë Pavlo Chikov, president i grupit të të drejtave të njeriut Agora ,në Telegram , cituar nga UNIAN .

Në mesazh thuhet se shtetasit që tentojnë të kalojnë kufirin mes Rusisë dhe Kazakistanit janë të kufizuar sipas vendimit të komisariatit ushtarak.

Ora 13:54
Zelensky u ofron garanci ushtarëve rusë që dezertojnë

1663998482_AP220567761592891.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka ofruar garanci ushtarëve rusë që dorëzohen tek forcat ukrainase. Ai po ashtu u ka bërë thirrje rusëve të shmangin mobilizimin e pjesshëm ushtarak të vendit të tyre.

“Ukraina garanton tri gjëra për çdo ushtar rus që dorëzohet. Së pari, do të trajtoheni në mënyrë të civilizuar, në përputhje me të gjitha konventat. Së dyti, askush nuk do t'i dijë rrethanat e dorëzimit tuaj, askush në Rusi nuk do ta dijë se dorëzimi juaj ishte vullnetar. Dhe së treti, nëse keni frikë të ktheheni në Rusi dhe nuk dëshironi një shkëmbim, ne do të gjejmë një mënyrë për ta garantuar këtë”, tha Zelensky.

Ora 09:27
Protesta kundër urdhrit të Putinit për mobilizim në Ukrainë, policia arreston qindra demonstruese në Rusi

Qindra njerëz janë arrestuar nga policia në Rusi, pas protestave që kanë shpërthyer kundër ‘mobilizimit të pjesshëm’ që shpalli presidenti Vladimir Putin.

Sipas një grup të pavarur për të drejtat e njeriut 724 persona u arrestuan në 32 qytete të ndryshme të shtunën.

Demonstrata të gjera kanë shpërthyer që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të tërhequr 300,000 burra për të luftuar në Ukrainë.

Ora 08:52
Rrëfimi tronditës i një britaniku të marrë peng nga rusët: Flinim në dyshek me morra, 3 javë vetëm bukë e ujë! Më pyetën ‘do vdekje të shpejtë apo të bukur’

 

Një britanik i cili është mbajtur peng nga rusët ka treguar se është trajtuar më keq se në qen në 5 muaj që është mbajtur në izolim. Aiden Aslin është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, ku tregon se është goditur me thikë pasi u pyet “nëse donte një vdekje të shpejtë apo të bukur”. Ai tha se e kishin therur për shkak të tatuazheve të tij. Në një intervistë për Thë Suan, Aslin ka treguar se të burgosurit duhet të këndonin himbin kombëtar rus çdo mëngjes dhe se kush nuk e bënte do të rrihej.

Dëshmia e tij vijon me të tjera detaje rrëqethëse, ku tregon se i është dashur që të ndante dhomën me 4 persona të tjerë dhe se duhet të flinin në një dyshek të infektuar me morra.   

“Nuk mund të shkonim në tualet si duhet sepse nuk kishim një të tillë. Për tre javë kam mbijetuar me vetëm bukë e ujë. Duhet t’u luteshim që të paktën të na jepkin ujë rubineti. Në qeli kishte një dritave, por nuk kishte asgjë për t’u mbuluar e për të shpëtuar prej dimrit të ftohtë”, ka rrëfyer Aslin.

M.Q./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Putin: 25/09/2022 14:24

    Zelensky po u ofron strehimbRuseve qe dezertojne ? Te genjen mendja ty o lumadh na more dhe ne në qafe se po vdesim per buke se ti te shkruar e ke fundin

    Përgjigju
  • Lali: 25/09/2022 09:27

    Perse cfare pretendoje zotrote hotel me 5 yje ? Ti mercenar je dhe aq te thuash faleminderit qe nuk te vrane legen , perse e kruan kur nuk eshte vendi jot , Ukrainasit bejne pushime ti shkon ti clirosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet