Ukraina është përballur me një tjetër valë sulmesh. Rusia lëshoi turma dronësh në drejtim të Kievit dhe në qytete të tjera ukrainase. “Dronët armiqësorë po i afrohen Kievit nga veriu", deklaroi kryebashkiaku Vitaliy Klitschko në Telegram, ndërsa mediat lokale raportuan shpërthime që tronditën qytetin, i cili, së bashku me Lvivin, ishte goditur natën e kaluar nga raketat e frikshme hipersonike Oreshnik. Shpërthime ndodhën në Krivyi Rih pas një sulmi masiv me dron rus, si edhe në Dnipro ku Rusia goditi me raketa dhe dronë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të hënën me kërkesë të Ukrainës, pasi sulmet masive ruse në Kiev e lanë kryeqytetin pjesërisht pa ngrohje.

"Rusia ka arritur një nivel të ri tronditës të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në sulmet e saj ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë", shkroiambasadori ukrainas në OKB, Andriy Melnyk, në letrën e tij duke kërkuar një mbledhje urgjente. Thirrja u mbështet nga gjashtë anëtarë të Këshillit (Franca, Mbretëria e Bashkuar, Letonia, Danimarka, Greqia dhe Liberia), raportuan burime diplomatike.

Ndërkohë, një depo karburanti në rajonin e Volgogradit të Rusisë është përfshirë nga flakët pas një sulmi me dron ukrainas. Guvernatori i Rajonit të Volgogradit, Andrei Bocharov, e raportoi këtë në Telegram. Ministria e Mbrojtjes e Moskës njoftoi se mbrojtja ajrore ruse ka shkatërruar 59 dronë ukrainas në disa rajone gjatë natës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Zelensky: Kongresi i SHBA-së të vendosë sanksione më të ashpra kundër Rusisë duke synuar naftën ruse

1766588150_volodymyrzelensky.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Kongresi i Shteteve të Bashkuara duhet që të riangazhohet për të vendosur sanksione më të ashpra kundër Rusisë, duke synuar naftën ruse. 

"Vetëm Rusia është burimi i kësaj lufte, arsyeja pse lufta po zgjatet dhe meriton të gjitha hakmarrjet dhe presionin për gjithçka që bën kundër jetës dhe njerëzve, kundër diplomacisë, kundër partnerëve. Ne monitorojmë dhe dokumentojmë me kujdes çdo përpjekje të rusëve për të minuar marrëdhëniet tona me partnerët tanë. Ne vëzhgojmë se cilët lobistë po angazhon Moska, përmes kujt po përpiqet të veprojë, çfarë operacionesh të brendshme po përpiqet të nisë në Ukrainë dhe Evropë. Përgjigja jonë do të jetë e prekshme: përmes shërbimeve tona speciale, përmes agjencive tona të inteligjencës, përmes bashkëpunimit politik me partnerët tanë dhe, veçanërisht, përmes sanksioneve", tha ai.

Ora 19:05
Lufta në Ukrainë/ Bombardime ruse në Donetsk, humbin jetën tre persona, 9 të plagosur

1766829848_thumbsbc3e3183f00be31e3837da729a0560275b.jpg

Bombardimet ruse të rajonit lindor ukrainas të Donetskut vranë sot tre civilë dhe plagosën nëntë të tjerë. Vadym Filashkin, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Donetskut, e raportoi këtë në Telegram, sipas Ukrinform.

"Të paktën tre persona u vranë dhe nëntë u plagosën në bombardimet e sotme në rajonin e Donetskut. Bombardimet nuk ndalen për asnjë ditë të vetme. Ne po dokumentojmë me kujdes të gjitha pasojat dhe po reagojmë menjëherë", shkroi Filashkin.

Në Yarova, në komunitetin Lyman, forcat ruse vranë dy burra dhe plagosën dy gra. Një person tjetër u vra në Kostiantynivka pas një sulmi me dron FPV. Filashkin kujtoi gjithashtu se më herët atë ditë, forcat ruse kishin hedhur një bombë ajrore në Sloviansk.

Ora 15:42
Media: Parisi mund të dërgojë 6 mijë trupa në Ukrainë në fund të luftës

1766852231_aa.JPG

Dy ditë pas samitit të Koalicionit të Vullnetit, Emmanuel Macron u takua në një takim me dyer të mbyllura me të gjitha forcat politike të përfaqësuara në Parlament për t'u prezantuar atyre planin për të vendosur disa mijëra ushtarë francezë në Ukrainë, sapo të arrihet një marrëveshje paqeje.

 Sipas Mathilde Pano, udhëheqëse e grupit parlamentar France Insoumise, Franca mund të dërgojë "6,000 ushtarë" në Ukrainë, raporton Le Monde.

Në takim morën pjesë gjithashtu Kryeministri, Ministri i Forcave të Armatosura, Shefi i Shtabit dhe presidentët e Asamblesë Kombëtare dhe Senatit.

Ora 15:34
Ukrainë/ Ndërprerje e energjisë elektrike në rajonin e Kievit nga sulmet ajrore ruse, 100 mijë familje pa energji elektrike

1767554967_ndrtesatdmtuaraneukraine.JPG

Gati 100,000 familje në 212 vendbanime të mëdha dhe të vogla në rajonin e Kievit janë pa energji elektrike.

Autoritetet lokale, të cituara nga media, shpjeguan se ndërprerjet janë për shkak të bombardimeve ruse të infrastrukturës energjetike dhe se riparimet po ngadalësohen nga moti i keq, i cili po shkakton dëme të mëtejshme.

Ora 13:22
Forcat shumëkombëshe në Ukrainë? Mbretëria e Bashkuar ndan 230 milionë euro për ushtrinë! Nis prodhimi i dronëve Octopus

Droni Octopus në ajër

Mbretëria e Bashkuar do të shpenzojë 230 milionë euro për të përgatitur forcat e saj të armatosura për një dislokim të mundshëm në Ukrainë, në rast se arrihet një armëpushim me Rusinë. 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Londër, fondi, i marrë nga buxheti ushtarak i vitit 2026, do të përdoret për pajisjen e ushtrisë me mjete të reja, sisteme komunikimi dhe kapacitete mbrojtëse kundër dronëve, me synimin që trupat britanike të jenë të gatshme për t’u angazhuar në një forcë shumëkombëshe në Ukrainë. 

Në vazhdën e kësaj iniciative, Londra do të nisë këtë muaj edhe prodhimin e dronëve interceptues Octopus që do të përdoren për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. 

Njoftimi vjen pak ditë pas deklaratës së firmosur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, ku të dy vendet shprehen të gatshme të dislokojnë trupa për ruajtjen e paqes në rast të një armëpushimi në Ukrainë.

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se detajet e kësaj nisme do të bëhen publike “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe ka garantuar se çdo vendim për dërgimin e trupave do të votohet në Parlament.

Ora 08:36
Rindërtimi i Ukrainës, Zelensky dhe Trump do të nënshkruajnë një marrëveshje prej 800 miliardë dollarësh në Davos

Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të nënshkruajnë një marrëveshje prej 800 miliardë dollarësh për rindërtimin e Ukrainës në Forumin Ekonomik Botëror, i cili do të mbahet nga 19 deri më 23 janar në Davos. Zelensky planifikon të vizitojë Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme për të finalizuar si planin e rindërtimit ashtu edhe një marrëveshje mbi garancitë e sigurisë.

Në një intervistë me Bloomberg, Zelensky shpjegoi se marrëveshja mund të përfshijë edhe tregtinë e lirë midis Ukrainës dhe SHBA-së. Kjo do t'i jepte vendit "avantazhe shumë serioze" ndaj shteteve fqinje dhe mund të tërhiqte investime dhe biznese. Për Ukrainën, theksoi ai, kjo do të ofronte gjithashtu një garanci shtesë sigurie. Detajet e propozimit, megjithatë, kërkojnë diskutim të drejtpërdrejtë me Presidentin Trump, i cili pritet të takohet si në Uashington ashtu edhe në Davos.