Lufta/ Ukraina: Jemi në telashe kundër raketave Kinzhal! Bllokohet mbrojtja e aeroportit të Kievit: Arrestohen shefat e Antov

Lufta/ Ukraina: Jemi në telashe kundër raketave Kinzhal! Bllokohet mbrojtja e aeroportit të Kievit: Arrestohen shefat e Antov

Rusia ndërmori një ditë më parë një valë masive sulmesh me raketa në gjithë Ukrainën. Gjatë natës një alarm për sulm ajror u ngrit në rajonet Poltava, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk. Këshilltari i presidetnti Zelensky thotë se Ukraina është në vështirësi sa i takon mbrojtjes, pasi ai thotë se sistemet e mbrojtjes nuk u rezistojnë mjaft mirë raketave hipersonike ruse.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë dështuar të rrëzojnë disa nga raketat Kinzhal të lëshuara në sulmin e fundit të Rusisë të enjten. Një total prej 84 raketash u lëshuan në infrastrukturën ukrainase, duke përfshirë gjashtë raketa balistike Kinzhal që mund të kenë arritur të shmangin mbrojtjen ajrore të Kievit.

"Ata po përdorin raketa hipersonike. Ata po përdorin lloje të reja armësh dhe po testojnë gjithashtu sistemet tona të mbrojtjes ajrore," tha Alexander Rodnyansky, këshilltari ekonomik i Zelensky.

Të paktën 6 persona humbën jetën pasi Rusia lëshoi breshëri raketash mbi gjithë territorin e Ukrainës, duke sulmuar infrastrukturën energjetike të vendit, më 9 mars dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Vala e re e sulmeve ruse erdhi pasi forcat ukrainase ishin nën presion në rritje në qytetin e Bahmutit, ku një betejë e ashpër për kontrollin e qytetit po vazhdon prej muajsh. Bashkimi Europian thotë se në Zaporizhzhia ka rrezik bërthamor.

Ndërsa së fundmi, Rusia ka kërkuar që të mbahet një mbledhje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar mbi 'rusofobinë'. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Rusia kërkon takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 14 mars për të diskutuar mbi 'rusofobinë'

1677094709_putin.jpg

Rusia ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 14 mars. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Tass, duke cituar Dmitry Polyansky, zëvendës përfaqësuesi i parë i përhershëm i Federatës Ruse në Organizatën Botërore dhe duke specifikuar se sipas Moskës takimi duhet të fokusohet tek rusofobia si një faktor që pengon zgjidhjen e krizës ukrainase.

"Sot ne kërkuam një takim të hapur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Rusofobinë si një faktor që pengon kërkimin e zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme për krizën ukrainase të martën, më 14 mars," vuri në dukje diplomati në kanalin e tij Telegram. Ne do të shohim Rusofobinë si në Ukrainë ashtu edhe në Perëndim. Emrat e folësve tanë do të shpallen një ditë më parë që të mos i nënshtrohen presionit të armiqve tanë, siç ndodh shpesh.” Takimi kërkohet në orën 17 të Moskës.

Ora 21:10
Von der Leyen- Bidenit: BE po lirohet nga gazi rus me ndihmën e SHBA

1678479053_dbju.JPG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën e dhënë për Evropën për t'u çliruar nga varësia e saj nga karburantet fosile ruse.

 “Ju na keni ndihmuar – tha ai gjatë takimit me presidentin Joe Biden – për të përballuar krizën energjetike”. "Ne - shtoi ajo- jemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës e cila po lufton për liri dhe pavarësi. Ne do ta bëjmë Rusinë të paguajë për luftën e saj mizore. Ne jemi të vendosur fort në mbrojtjen e vlerave tona". Presidenti i Komisionit Evropian gjithashtu përshëndeti vendimin e administratës amerikane për të investuar në teknologji të reja të pastra.

Ora 20:43
Zelensky: Kievi nuk është i përfshirë në sabotimin në Nord Stream

1678477454_dhg.JPG

Ukraina nuk është e përfshirë në shpërthimet në gazsjellësin Nord Stream. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren finlandeze Sanna Marin në Kiev. "Ukrainasit definitivisht nuk e bënë këtë. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme," tha ai, cituar nga TV publik ukrainas Suspilne. Sipas presidentit ukrainas, informacioni rreth lidhjes së pretenduar të Kievit me sulmet e Rrjedhës së Veriut po shpërndahet për të ngadalësuar ndihmën perëndimore për Ukrainën. "Unë mendoj se është shumë e rrezikshme që disa media të pavarura, të cilat unë i kam trajtuar gjithmonë me shumë respekt, po marrin masa të tilla. Mendoj se është e gabuar, thjesht po luan në duart e Rusisë", tha Zelensky.

 

Ora 17:33
Këshilltari i Zelensky-t: Po përgatitemi për një kundër-ofensivë që do të fillojë pas 2 muajve

Forcat e Armatosura të Ukrainës (AFU) po përgatiten për një kundërofensivë, e cila do të fillojë pas rreth dy muajsh. Kështu u shpreh Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës presidenciale.

 “Nuk jemi me nxitim, do të riorganizohemi gjatë dy muajve të ardhshëm. Ne do të lodhim rusët në Bakhmut dhe më pas do të fokusohemi diku tjetër”, tha Podolyak në një intervistë të botuar sot nga gazeta italiane La Stampa.

Ai shtoi se Rusia ka përqendruar shumicën e personelit të saj të trajnuar ushtarak në Bakhmut, së bashku me kompanitë ushtarake private më të gatshme për luftim.

Si e tillë, Ukraina po synon dy qëllime kryesore në mbrojtjen e Bakhmutit: të fitojë kohë për të rimbushur forcat e saj dhe t'i shkaktojë humbje të mëdha ushtrisë ruse. Ai tha se vendimi për ta bërë mbrojtjen e një zone kyçe detyrë prioritare ishte një strategji e përbashkët e zhvilluar nga krerët ushtarakë të vendit me miratimin e Presidentit të Ukrainës.

Ora 16:31
SHBA: Me veprimet e fundit, Rusia po përpiqet të destabilizojë Moldavinë

1678397062_Screenshot15.jpg

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare amerikane, John Kirby, në një konferencë me një grup të vogël gazetarësh, tha se Rusia po përpiqej të destabilizonte Moldavinë.

Ai tha se pavarësisht se nuk ka kërcënime të drejtëpërdrejta nga Rusia, ka informacion se Moska po përpiqet të destabilizojë vendin.

"Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta ushtarake nga Rusia kundër Moldavisë, por ne kemi informacion për përpjekjet e Moskës për të destabilizuar vendin”-u shpreh John Kirby.

Ora 16:22
Wagner hap qendra rekrutimi në 42 qytete ruse

1678461864_128862964smallerprigozhin.jpg

Yevgeny Prigozhin , kreu i grupit mercenar rus Wagner , i cili është përfshirë në një luftë për pushtet me ministrinë e mbrojtjes, njoftoi hapjen e qendrave të rekrutimit në 42 qytete në të gjithë Rusinë. “Megjithë rezistencën kolosale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ne do të shkojmë përpara”, tha ai.

Ora 16:15
Bateria e parë Patriot mbërrin në Ukrainë

1678461350_20130126130126a002rdax775x517s.jpg

Ka mbërritur në Ukrainë bateria e parë Patriot të premtuara nga SHBA dhe Gjermania, por ende nuk janë funksionale.

 Ukraina po pret gjithashtu disa raketa lëshimi Patriot nga Holanda." Financial Times e shkruan atë në një artikull në të cilin kujton se si "Patriot është sistemi më i avancuar i mbrojtjes ajrore me rreze të mesme që Perëndimi mund të ofrojë, por ai nuk është testuar kundër Kinzhal. Madje një sistem i ngjashëm, Samp- T, e premtuar nga Franca dhe Italia, nuk ka ardhur ende”.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 10/03/2023 22:16

    Be po lirohet nga gazi Rus qe e merte me nje cmim shume te ulet dhe fale Amerikes do ta mare trefish me shtrenjte , politikanet e leshit po bejne vetevrasje per qutetaret Europiane

    Përgjigju
    • Alban: 11/03/2023 03:19

      Sipas teje duhet qe Europa t’i nenshtrohet Rusise e te pranoje krimet ruse ne Ukrainen e pafajshme vetem e vetem qe cmimi i gazit te mos rritet? Turp!!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës