Eksperti i Sigurisë Faik Basha, ka deklaruar se Rusia është duke nisur një ofensivë kundër Europës.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, ai tha se me presidentin e Rusisë Vladimir Putin nuk mund të ulesh në tavolinë për negociata pa pasur një plan konkret mbrojtje ushtarake.
‘Unë e kam ndjekur me vëmendje dhe po shkojnë 4 vite luftë mes Ukrainës dhe Rusisë. Me Putin nuk mund të ulesh në tavolinë për negociata nëse nuk ke paraqitur një plan konkret mbrojtje ushtarake. Trump i vendoi afat 60 ditore kur pa që Putini nuk po reagonte kur ai po vijonte me sulmet. Trump tha që ne e ulim nga 50 në 12 ditë dhe unë kam thënë se Putini nuk është nga ata lider nuk mund të bësh presion nëpërmjet komunikimit’, tha ai.
Basha tha se Putini është duke u përpjekur që të marrë sa më shumë kohë. Sipas tij, Putini nuk do t'i ndalë sulmet në Ukrainë.
‘Për mua Putini do thjeshtë që të marrë sa më shumë kohë. Ai nuk ka për të ndaluar, nuk i ka aftësitë dhe kapacitetet për të pushtuar ushtarakisht të gjithë Europën, por unë mendoj se ai po përgatitet për një ofensivë në mënyrat që ai mund ta ketë menduar duke sabotuar duke goditur pika strategjike të Europës. Unë e kam thënë se çështja e Ukrainës është pjesë stërvitore e Rusisë. Sepse Rusia nuk kishte bërë kurrë më parë një luftë konkrete’, tha ai.
Komente











