Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, ku foli edhe për luftën Rusi-Ukrainë. Ai tha se armëpushimi u pranua nga të gjithë kur u kërkua nga presidenti i SHBA Donald. Rama theksoi se duhet që të ketë mbështetje për Ukrainën të cilës po i merren territoret nga Rusia.
Agresioni rus në Ukrainë për disa vite, Europa e vuri veten në autopilot. Tani situata ka ndryshuar dramatikisht dhe ajo që tha Orban se duhet një armëpushim ishte një fjalë e papranushme dhe kur e përmendi Trump u bë e pranueshme dhe të gjithë filluan që të kërkonin një armëpushim por mesa duket shumë vonë. Ajo që më vonë është se deri sot Europa s’ka një plan paqe të vetin. Është legjitime të mbështesësh Ukrainë dhe integritetin territorial dhe të kundërshton marrjen me forcë të një cope toke nga një vend tjetër, ndërsa po mendojmë të riarmatosemi dhe të mbështesim Ukrainën me armë ngjanë e çuditshme se nuk kemi një plan paqeje. Na duhet një plan si duket kjo paqe. Mungesa e tij na bënë të varur nga çfarë do gjë që do bëjë Uashintoni’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale: BE për ne në Shqipëri është si fe! Europa, duket si një gjigand i vjetër e i lodhur, duhet të zgjohet (VIDEO)











