Lufta/ Samiti i Arabisë Saudite: Izraeli të ndalë sulmet në Gaza! Propozohet rezolutë në OKB për të ndalur sulmet! Presidenti i Iranit: Ne i puthim duart Hamasit për rezistencën e tij

Lufta/ Samiti i Arabisë Saudite: Izraeli të ndalë sulmet në Gaza! Propozohet rezolutë në OKB për të ndalur sulmet! Presidenti i Iranit: Ne i puthim duart Hamasit për rezistencën e tij

Hasan Nasrallah

Samiti i vendeve arabe dhe myslimane bëri thirrje të shtunën për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe hodhi poshtë justifikimin e Izraelit se sulmet kundër palestinezëve po bëhen për vetëmbrojtje.

Udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse në takim dënuan "agresionin izraelit në Rripin e Gazës, krimet e luftës dhe masakrat barbare dhe çnjerëzore ", thuhet në komunikatën përfundimtare.

BBC raportoi se udhëheqësit arabë dhe myslimanë kanë kërkuar një rezolutë "detyruese" të OKB-së për t'i dhënë fund "agresionit" të Izraelit në Gaza.

Pesëdhjetë e shtatë liderë - veçanërisht Bashar al-Assadi i Sirisë dhe Ebrahim Raisi i Irani - ishin mbledhur në Riad më herët sot për të diskutuar bombardimin e Izraelit në enklavën e rrethuar palestineze.

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi mbështet Hamasin në luftën kundër Izraelit. Ebrahim Raisi, deklaroi se ‘Nuk ka rrugë tjetër veçse t'i rezistojmë Izraelit, ne puthim duart e luftëtarëve të Hamasit për rezistencën e tyre".

‘E vetmja zgjidhje për këtë konflikt është rezistenca e vazhdueshme kundër shtypjes izraelite deri në krijimin e shtetit palestinez nga lumi në det’.- deklaroi presidenti iranian, në samitin e liderëve arabë dhe myslimanë që po zhvillohet në Riad. "Sot të gjithë duhet të vendosin se në cilën anë janë," shtoi ai, duke bërë thirrje për armatosjen e palestinezëve. 

Ndërkohë lideri i Hezbollah, Hasan Nasrallah ka kërcënuar SHBA-së duke i këkruar që të ndalojë luuftën në Gaza ose ndryshe ata do t’i sulmojnë.

“Amerikanëve u them se nëse dëshironi që fronti i dytë (siro-iraki-jemenas) të ndalojë operacionet ushtarake (kundër jush), ju duhet të ndaloni agresionin në Gaza”.- tha ai.

Nga ana tjetër ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant gjatë një vizite në trupat kufitare, tha se Hezbollah po bën një gabim të rëndë.

"Unë jam këtu për t'u thënë qytetarëve të Libanit se unë kam parë tashmë qytetarët e Gazës duke ecur me flamuj të bardhë duke u drejtuar përgjatë bregdetit në jug." "Hezbollahu po e tërheq Libanin në një luftë që mund të shpërthejë - shtoi ai - ai po bën një gabim".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Irani u kërkon vendeve arabe të armatosin palestinezët

Prej 27 tetorit, Izraeli ka nisur një operacion tokësor në Gaza, ku jetojnë 2.4 milionë palestinezë. Nëse sulme të tilla vazhdojnë, presidenti iranian kërkon që vendet arabe të angazhohen për të armatosur palestinezët.

Ebrahim Raisi ua bëri këtë kërkesë liderëve arabë dhe myslimanë të mbledhur në kryeqytetin saudit. Ai tha se vendet myslimane duhet të "armatosin palestinezët" nëse "sulmet vazhdojnë" në Gaza dhe kërkoi që ta konsiderojnë ushtrinë izraelite si një "organizatë terroriste" për shkak të operacionit të saj të armatosur në Rripin e Gazës.

Presidenti iranian ndodhet në Arabinë Saudite, në një samit të përbashkët me liderët arabë. Kjo është vizita e tij e parë në mbretërinë arabe që marsi, kur dy vendet njoftuan rivendosjen e marrëdhënieve.

Ora 20:56
Presidenti i Iranit: Ne i puthim duart Hamasit për rezistencën e tij!

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi mbështet Hamasin në luftën kundër Izraelit. Ebrahim Raisi, deklaroi se ‘Nuk ka rrugë tjetër veçse t'i rezistojmë Izraelit, ne puthim duart e luftëtarëve të Hamasit për rezistencën e tyre".

‘E vetmja zgjidhje për këtë konflikt është rezistenca e vazhdueshme kundër shtypjes izraelite deri në krijimin e shtetit palestinez nga lumi në det’.- deklaroi presidenti iranian, në samitin e liderëve arabë dhe myslimanë që po zhvillohet në Riad. 

"Sot të gjithë duhet të vendosin se në cilën anë janë," shtoi ai, duke bërë thirrje për armatosjen e palestinezëve. 

Ora 15:33
Nasrallah: Izraeli pa kufij moral, po kryen krime lufte

1699713725_qkqkqkqk.JPG

Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah

Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, gjatë një fjalimi tha se Izraeli po kryen krime lufte në Gaza dhe se ka shkelur të gjitha normat morale dhe juridike në luftë

"Ofensiva izraelite kundër popullatës së Gazës, duke përfshirë fëmijët, gratë dhe të moshuarit, tregon se nuk ka më dallim midis asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e paligjshme dhe se armiku izraelit është në gjendje të hakmerret pa kufij moral, juridike apo njerëzpr”,- është shprehur Nasrallah.

"Armiku ka treguar natyrën e tij të vërtetë",- thekson ai, transmeton La Repubblica.

Ora 11:39
Ministria Palestineze e Shëndetësisë: 39 foshnja vdiqën në Al-Shifa për shkak të mungesës së oksigjenit

 1699699613_fotoo.JPG

"39 foshnja që ishin në terapi intensive vdiqën në spitalin al-Shifa për shkak të mungesës së oksigjenit",- ka bërë me dije ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë e Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe ish-ambasadorja palestineze në Itali Mai Alkaila, kanë deklaruar se shkak i përfundimit të oksigjenit është mungesa e karburantit për ta furnizuar spitalin, për shkak se Izraeli nuk e lejon, raporton La Repubblica.

Ora 09:33
Izraeli: Janë marrë nën kontroll 11 pika komanduese të Hamasit

1698126789_ushtria.jpg

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka marrë në kontroll 11 pika komanduese të Hamasit.

Forcat e Brigadës Nahal të ushtrisë izraelite gjatë natës kanë identifikuar dhe shkatërruar tunelet pranë një shkolle, nga ku anëtarët e Hamas koordinonin dhe kryenin sulmet e tyre.

Forcat izraelite gjithashtu kanë shkatërruar objektivat e forcës detare të Hamasit dhe eliminuan një komando të grupit terrorist, raporton, La Repubblica.

Ora 08:29
‘Ndalni vrasjet e foshnjave dhe grave’, Netanyahu pas thirrjes së Macron: Liderët botërorë të dënojnë Hamasin, jo Izraelin

1699687793_1698696466benjaminnetanyahu.jpg
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i është përgjigjur një interviste që Presidenti i Francës Macron i dha BBC-së mbrëmë, në të cilën ai i kërkoi Izraelit të ndalonte vrasjen e grave dhe foshnjave në Gaza dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në luftë.

“Ndërsa Izraeli bën gjithçka që mundet për të shmangur shënjestrimin e civilëve, Hamasi-ISIS bën gjithçka që mundet për t'i parandaluar ata të shkojnë në zona të sigurta dhe i përdor ata si mburoja njerëzore”, tha Netanyahu.

Netanyahu tha se liderët europianë duhet të dënojnë Hamasin dhe jo Izraelin, duke pretenduar se ushtria e tij po përpiqej të largonte civilët nga konflikti, ndërsa Hamasi po i përdorte ata si mburoja njerëzore.

“Krimet që po kryhen sot nga Hamas-ISIS në Gaza do të kryhen nesër në Paris, Nju Jork dhe në të gjithë botën,” paralajmëroi ai në një deklaratë.

M.T/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin