Pas disa ditësh negociatash, ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian arritën marrëveshjen për të miratuar paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë. Vendimi u mor këtë të enjte menjëherë pas nisjes së takimit, Pa një ngërçi që zgjati deri vonë një ditë më parë.
Marrëveshja, parashikon që çmimi tavan për naftën ruse të mbetet i pandryshuar për 12 muaj.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, deklaroi se kjo është “paketa më e madhe e sanksioneve të miratuar në katër vitet e fundit”, duke përfshirë gjithsej 218 subjekte në listën e zezë.
"Ne kemi vendosur sanksione ndaj më shumë se 100 bankave dhe operatorëve të kriptomonedhave, mbi 40 anijeve të të ashtuquajturës ‘flota hije’, si dhe disa rafinerive të naftës në Rusi dhe Bjellorusi, të cilat ndihmojnë në financimin e luftës së Moskës", tha Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme në BE
Kallas shton se BE-ja po u përgjigjet sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj civilëve, infrastrukturës dhe trashëgimisë kulturore duke futur në listën e zezë më shumë se 50 subjekte të kompleksit ushtarako-industrial, përfshirë aktorë kyç të përfshirë në prodhimin e dronëve rusë me rreze të gjatë veprimi.
Në Manila të Filipineve ndërkohë SHBA dhe Rusia zhvilluan një takim të nivelit të lartë mes krerëve të diplomacive. Marco Rubio dhe Sergei Lavrov diskutuan për Ukrainën në një takim jo të gjatë, për 30 minuta.
Rusia po vazhdon dialogun me Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë përmes kanaleve të punës tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pas takimit.
Ne vazhdojmë dialogun me amerikanët tha Peskov, por shtoi se Nuk do të isha tepër optimist në këtë situatë. Sigurisht që po vendosen kontakte dhe kjo është gjithmonë pozitive. Për momentin nuk ka kuptim të flitet për dinamika të reja apo për një përshpejtim të ri”, shtoi ai.
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio ndërkohë ka shprehur gjatë takimit se paqja në Ukrainë do të kërkojë “ide të reja” për të kapërcyer ngërçin në negociata.
Gazeta The Guardian që siguroi përmbajtjen e bisedës thotë se sipas Rubios, propozimet e deritanishme “nuk ishin të pranueshme për Ukrainën më parë dhe nuk besoj se do të ishin të pranueshme as tani; përkundrazi, ndoshta do të ishin edhe më pak”. Ai shtoi se, “nëse do të arrihet paqja, kjo do të ndodhë falë ideve dhe koncepteve të reja për të cilat SHBA janë të gatshme të ofrojmë disa prej tyre në kohën dhe formatin e duhur.
Komente








