Që prej 28 shkurtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, nuk i kanë ndalur sulmet e koordinuara drejt Iranit. Këta të fundit vijojnë me kundërpërgjigjen duke sulmuar dhe bazat ushtarake amerikane që ndodhen në vendet e tjera në Lindjen e Mesme.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë për NBC Neës, mohoni mundësinë për të hyrë në bisedime me Iranin me qëllim për t’i dhënë fund luftës.

"E vetmja fuqi që ata kanë, dhe është një fuqi që mund të neutralizohet relativisht shpejt, është fuqia për të hedhur një minë ose për të lëshuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi. Por kur të mbarojmë me bregdetin, ata nuk do ta kenë më atë fuqi", tha Trump.

Pas vdekjes së liderit suprem Ali Khamenei, në pushtet erdhi i biri, Mojtaba, për të cilin ka dyshime se mund të jetë plagosur rëndë. Një deklaratë nga ana e tij është bërë publike, por vetë Mojtaba Khamenei nuk i është drejtuar popullit me zë e figurë.

"Nuk e di as nëse është gjallë. Askush nuk ka qenë në gjendje ta tregojë ende", tha Trump për liderin suprem Mojtaba Khamenei.

Donald Trump u ka kërkuar vendeve të prekura nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit, të dërgojnë atje anije luftarake për ta mbajtur ngushticën të hapur për kalimin e anijeve me mallra e naftë dhe të sigurtë.

"Shumë vende, veçanërisht ato të prekura nga përpjekja e Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, do të dërgojnë anije luftarake, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta mbajtur Ngushticën të hapur dhe të sigurt", shkroi Trump në rrjete sociale. Madje, ndihmë Trump për të njëjtën çështje i ka kërkuar dhe Kinës, thuhet në mediat iraniane.

Ndërkohë shpërthime të forta janë dëgjuar në Izraelin qendror, por nuk raportohet për persona të lënduar. Raketa gjithashtu janë kapur dhe shkatërruar në qiellin e Arabisë Saudite, Kuvajt dhe Jordanisë. Në Baherin ka pasur gjithashtu shpërthime në orët e para të mëngjesit sot.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike ka marrë përsipër sulmet në Kuvajt, Izrael dhe Irak teksa thanë se në shënjestër ishin 3 baza amerikane. Në një tjetër deklaratë, ata zotohen për të vrarë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

"Pasiguria rreth fatit të Kryeministrit kriminal sionist dhe mundësia e vdekjes së tij ose arratisjes së tij me familjen e tij nga territoret e pushtuara zbulojnë krizën dhe paqëndrueshmërinë e sionistëve. Nëse ky vrasës kriminal fëmijësh është ende gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe ta vrasim me të gjitha forcat tona”, thuhet në deklaratë.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:46
Irani kërcënon liderin izraelit, zotohet për ndjekjen dhe vrasjen e Netanyahut

1772521840_1760855199benjaminnetanyahu.webp

"Pasiguria rreth fatit të Kryeministrit kriminal sionist dhe mundësia e vdekjes së tij ose arratisjes së tij me familjen e tij nga territoret e pushtuara zbulojnë krizën dhe paqëndrueshmërinë e sionistëve. Nëse ky vrasës kriminal fëmijësh është ende gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe ta vrasim me të gjitha forcat tona." Kjo u shkrua nga Garda Revolucionare Iraniane në një deklaratë, të raportuar nga agjencia e lajmeve Fars.

Departamenti i marrëdhënieve me publikun i Gardës Revolucionare e theksoi këtë në një deklaratë, e cila lexonte, ndër të tjera: "Objektivat e kriminelëve terroristë sionistë amerikanë në raundin e parë të hakmarrjes së padrejtë të gjakut për martirët iranianë u shkatërruan me forcë dhe intensivisht në pozicionet në territoret e pushtuara dhe në tre baza amerikane në rajon nga një operacion i përbashkët i forcave të Gardës Revolucionare.