Lufta/ Libani sulme me dron në Caesarea, Izraeli: Objektiv ishte rezidenca e Netanyahut (VIDEO)

Tre drone të nisura nga territori i Libanit, sulmuan qytetin Caesarea në veri të Tel Avivit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e se shtunës kur njëri nga dronet arriti të shpërthejë në një strukturë ndërsa dy të tjerët u kapën nga ushtria izraelite, sipas njoftimit të vetë kësaj të fundit. Ushtria në njoftimin e dhënë thotë së shënjestër ka qenë rezidenca e kryeminsitrit izraelit Benjamin Netanyahu, por ai dhe bashkëshortja Sara nuk ishin në rezidencë në atë moment. 

Për ngjarjen nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa mediat izraelite thanë se avionë luftarakë dhe helikopterët në Caesarea, që ndodhet në veri të Tel Avivit janë vendosur pranë vendodhjes.

Ndërkohë, më herët ushtria izraelite zhvilloi të tjera operacione militare në veri të gazës. Ministria palestineze e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi tha se ushtria izraelite kishte "shënjestruar hyrjen në laboratorin e spitalit Kamal Adëan, duke rezultuar në vdekjen e një qytetari dhe plagosje të shumta"..

Më parë, ministria tha në aplikacionin Telegram se "artileria e pushtimit" kishte shënjestruar "katet e sipërme të spitalit indonezian në Gazën veriore dhe një grup njerëzish të zhvendosur përpara portës së spitalit".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bibi: 19/10/2024 12:38

    Nuk e vrane dot qelbesiren se do kishin shpetuar te gjithe nga lufta , ai ndyresire duhet ta dije se asnje nuk eshte i sigurt sado i forte qe te jete do zoti heren tjeter ja keputin qafen kriminelit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

‘Guida’ kulturore e fundjavës/ ‘Sonetet e William Shakespeare’ në teatrin e Vlorës, koncert te ‘Migjeni’! Shfaqje për fëmijë te ‘Metropoli’ në Tiranë

‘Guida’ kulturore e fundjavës/ ‘Sonetet e William Shakespeare’ në teatrin e Vlorës, koncert te ‘Migjeni’! Shfaqje për fëmijë te ‘Metropoli’ në Tiranë