Donald Trump dëshiron të marrë naftën e Iranit dhe mund të marrë nën kontroll qendrën e eksportit në ishullin Kharg. Në një intervistë për Financial Times, presidenti amerikan shpjegoi se “preferenca ime do të ishte të marrim naftën”, duke e krahasuar këtë lëvizje të mundshme me atë që është bërë në Venezuelë, ku Shtetet e Bashkuara synojnë të kontrollojnë industrinë e naftës “për një kohë të pacaktuar”.
“Mund të marrim Khargun ose mund të mos e marrim. Kemi shumë opsione”, shtoi ai, duke theksuar se sipas tij, Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë këtë “shumë lehtë.
Në ditën e 31-të të luftës së ndezur në Lindjen e Mesme nga sulmet amerikano-izraelite në Iran, forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban (UNIFIL) ka njoftuar se një ushtar i saj është vrarë nga një predhë me origjinë ende të panjohur në jug të Libanit.
“Një ushtar paqeruajtës humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kaluar, pas shpërthimit të një predhe në një pozicion të UNIFIL-it pranë Adchit Al Qusayr”, në jug të vendit, ku po zhvillohen përleshje mes Izraelit dhe lëvizjes pro-iraniane Hezbollah. “Një tjetër ushtar mbeti i plagosur rëndë”, thuhet në deklaratën zyrtare.
UNIFIL thekson se ende nuk dihet se nga erdhi predha: “Nuk e dimë origjinën e saj. Kemi nisur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.”
Ndërkohë, jugu i Libanit po goditet vazhdimisht nga sulmet izraelite, në kuadër të ofensivës kundër Hezbollahut, i cili është përfshirë në konflikt në mbështetje të Iranit dhe kundër Izraelit.
Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, ofensiva izraelite në Liban ka shkaktuar 1.189 viktima dhe 3.427 të plagosur.
lajm në përditësim...

Ministria izraelite e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit 232 persona të plagosur janë shtruar në spital për shkak të konfliktit me Iranin, duke çuar numrin total të të shtruarve për shkak të luftimeve mbi 6 mijë. Kështu raporton “Times of Israel”.
Nga pacientët e shtruar gjatë 24 orëve të fundit, dy ndodhen në gjendje të rëndë, tetë në gjendje të moderuar dhe 215 në gjendje të mirë. Sipas ministrisë, që nga fillimi i luftës me Iranin janë shtruar në spital 6.008 persona, prej të cilëve 121 ndodhen aktualisht në spital. Ky bilanc përfshin si ushtarë, ashtu edhe civilë.
Komente












