Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli ka vepruar «i vetëm» në bombardimin e kompleksit të gazit South Pars në Iran dhe, duke qenë se presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të mos goditen infrastrukturat energjetike, po pezullon këtë lloj sulmesh.
«Izraeli ka vepruar i vetëm kundër kompleksit të gazit South Pars. Presidenti Donald Trump na kërkoi të pezullojmë sulme të tjera dhe ne po ndalemi», deklaroi Netanyahu, duke shtuar se ka «shumë sinjale» të një dobësimi të regjimit iranian.
Ndërkohë 6 shtete, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku shprehin gadishmërinë për të garantuar kalimin e sigurtë të naftës në Ngushticën e Hormuzit.
Deklaratës së tyre i është përgjigjur ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili ka thënë se kushdo që ndihmon SHBA-në, do të konsiderohet bashkëpunëtor në agresion.
Një avion luftarak amerikan F-35 Lightning II është goditur nga zjarri iranian dhe është detyruar të bëjë një ulje emergjente në një bazë ushtarake amerikane në rajon. Lajmi është raportuar nga CNN. Sipas Tim Haëkins, zëdhënës i Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, avioni po kryente një mision luftarak mbi Iranin kur ndodhi incidenti dhe u detyrua të ulej urgjentisht në një bazë në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se avioni është ulur në mënyrë të sigurt dhe se po hetohet shkaku i ngjarjes. «Piloti është në gjendje të qëndrueshme», shtoi ai. Nëse konfirmohet se goditja ka ardhur nga forcat iraniane, kjo do të shënonte rastin e parë që Irani godet një avion amerikan që nga nisja e luftës më 28 shkurt.
Irani reagoi në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të izraelit një ditë më parë duke vënë në shënjestër rafineritë me të rëndësishme të gazit e naftës në botë që ndodhen në Gjirin Persik dhe Arabinë Saudite.
Rafineria më e madhe në glob, Saudi Aramco e Arabisë Saudite e pozicionuar në brigjet e detit të kuq u godit sipas Riadit zyrtar nga Irani nëpërmjet raketave. Në Kuvajt u goditën dy rafineri në brigjet e këtij shteti në Gjirin Persik.
Katari, ishte gjithashtu objektiv. Irani sulmoi aty me raketa objektin kryesor të gazit në qytetin Industrial Ras Laffan, me dëmet të cilat sipas mediave botërore janë të konsidrueshme.
Sulmet iraniane erdhën si formë hakmarrjeje ndaj atyre të Izraelit një ditë më parë, i cili goditi pjesën iraniane të fushës gazmbajtëse të South Pars. Fusha përmban 8% të rezervës botërore të gazit në botë dhe ndahet mes Iranit dhe Katarit.
Izraeli ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit Trump se “SHBA-të nuk dinin asgjë” për sulmin kundër impianteve petrokimike në jug të Iranit, të cilat transportojnë gaz drejt depozitës gjigante në Gjirin Persik
Presidenti amerikan Trump u zotua se Izraeli nuk do të kryejë më sulme aty, por ai kërcënoi se do të shkatërrojë të gjithë këtë fushë naftëmbajtëse të iranit nëse ky vijon operacionet ndaj Katarit dhe infrstrukturës së tij energjetike.
Teksa priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren japoneze Trump tha për gazetarët se aleatët e NATO-s janë të gatshëm të ndihmojnë në Hormuz, por sipas tij tani është tepër vonë.
Pas lajmeve se po shqyrtonte mundësinë e dislokimit të këmbësorisë në territorin e Iranit, Trump tha se "nuk do të vendoste trupa askund".
Lajmi në përditësim...
Foto: Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe e ka udhëzuar atë të ndalojë sulmet ndaj impianteve të naftës dhe gazit në Iran.
"I thashë të mos e bënte dhe ai nuk do ta bëjë përsëri", tha Trump.
Më tej Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë "të pavarura", por "shkojnë shumë mirë".
"Gjithçka është e koordinuar. Por herë pas here ai bën diçka që nuk më pëlqen," tha presidenti amerikan

Foto: Donald Trump
Pas lajmeve se po shqyrtonte mundësinë e dislokimit të këmbësorisë në territorin e Iranit, Trump tha sot për gazetarët se "nuk do të vendoste trupa askund".
“Dhe nëse do ta bëja, nuk do t'jua thoja". Ne po e ndjekim këtë operacion dhe kur të mbarojë, bota do të jetë një vend më i mirë. Të gjithë pajtohen me mua se Irani është një kërcënim për Lindjen e Mesme dhe të gjithë botën", theksoi presidenti.
Foto: Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump teksa priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren japoneze Sanae Takaichi, tha për gazetarët se aleatët e NATO-s janë të gatshëm të ndihmojnë në Hormuz, por sipas tij tani është tepër vonë.
“NATO tani po sillet shumë më me pajtueshmëri sepse e ka kuptuar qëndrimin tim, por për sa më përket mua, është tepër vonë”, deklaroi Presidenti Trump.
Foto: Avion luftarak amerikan F-35
Një avion luftarak amerikan F-35 bëri një ulje emergjente në bazën ajrore amerikane në Lindjen e Mesme pasi u godit nga ajo që besohet të jetë zjarr iranian.
Kapiteni Tim Hawkins, një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha se avioni i gjeneratës së pestë "po fluturonte një mision luftarak mbi Iranin" kur u detyrua të bënte një ulje emergjente. Hawkins tha se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe incidenti është nën hetim.
“Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe piloti është në gjendje të mirë. Ky incident është nën hetim”, shtoi Hawkins.
Nëse hetimet do të vërtetohen kjo do të ishte hera e parë që Irani godet një avion amerikan në luftën që filloi në fund të shkurtit.
Foto:
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, thotë se SHBA-të mund të heqin dorë nga sanksionet mbi naftën iraniane, ndërsa kërkojnë mënyra për të mbajtur nën kontroll çmimet e energjisë.
“Ky veprim do të ndikonte në rreth 140 milionë fuçi naftë që janë tashmë të bllokuara në det”, tha ai në një intervistë për Fox Business.
I pyetur në lidhje me shqetësimet se SHBA-të po financojnë armiqtë e tyre, Bessent thotë se SHBA-të do të "përdorin fuçitë iraniane kundër iranianëve" për të mbajtur çmimet të ulëta për 10-14 ditët e ardhshme.

Aleatët e SHBA-së që po ndihmojnë Uashingtonin të rihapë Ngushticën e Hormuzit thuhet se janë "bashkëpunëtorë" në agresion, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi , sipas CNN .
Gjatë një telefonate me homologun e tij japonez Toshimitsu Motegi, Araghchi pohoi se situata aktuale në Ngushticë është shkaktuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dhe paralajmëroi se pjesëmarrja e çdo vendi në përpjekjen për të thyer bllokadën iraniane do të përbënte "bashkëpunim në agresion dhe krimet e tmerrshme të kryera nga agresorët".

Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia kërkojnë moratorium të menjëhershëm global për sulmet ndaj infrastrukturës civile, përfshirë instalimet e naftës dhe gazit, duke deklaruar gjithashtu qëllimin e tyre për ta rihapur atë.
Teksti i deklaratës së përbashkët:
Dënojmë me forcën më të madhe sulmet e fundit të ndërmarra nga Irani kundër anijeve tregtare të paarmatosura në Gjirin (Persik), sulmet ndaj infrastrukturës civile, përfshirë impiantet e naftës dhe gazit, si dhe mbylljen de facto të Ngushticës së Hormuzit nga forcat iraniane.
Shprehim shqetësimin tonë të thellë për përshkallëzimin e konfliktit. I bëjmë thirrje Iranit të ndalojë menjëherë kërcënimet, vendosjen e minave, sulmet me dronë dhe raketa dhe çdo përpjekje tjetër për të bllokuar ngushticën për lundrimin tregtar, si dhe të përputhet me rezolutën 2817 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Liria e lundrimit është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare, edhe sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit. Pasojat e veprimeve të Iranit do të ndihen nga njerëzit në çdo pjesë të botës, veçanërisht nga më të pambrojturit.
Në përputhje me rezolutën 2817 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, theksojmë se ndërhyrje të tilla në lundrimin ndërkombëtar dhe ndërprerja e zinxhirëve globalë të furnizimit me energji përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në këtë kuadër, kërkojmë një moratorium të menjëhershëm global për sulmet ndaj infrastrukturës civile, përfshirë instalimet e naftës dhe gazit.
Shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në përpjekjet e duhura për të garantuar kalimin e sigurt përmes Ngushticës. Mirëpresim angazhimin e vendeve që po vijojnë me planifikimet përkatëse përgatitore.
Mirëpresim vendimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për të autorizuar një çlirim të koordinuar të rezervave strategjike të naftës. Do të ndërmarrim masa të tjera për të stabilizuar tregjet e energjisë, përfshirë bashkëpunimin me disa vende prodhuese për të rritur prodhimin.
Gjithashtu, do të angazhohemi për të ofruar mbështetje për vendet më të prekura, edhe përmes Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Siguria detare dhe liria e lundrimit janë në dobi të të gjitha vendeve. I bëjmë thirrje të gjitha shteteve të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe të mbrojnë parimet themelore të prosperitetit dhe sigurisë ndërkombëtare.
![]()
Shefi i OKB-së Antonio Guterres
Shefi i OKB-së u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë SHBA-ve dhe Izraelit të ndalin luftën, duke paralajmëruar se situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit.
Antonio Guterres tha se është momenti për t’i dhënë fund konfliktit që po sjell pasoja të rënda për civilët dhe ekonominë globale, sidomos për vendet më të varfra. Ai foli nga Brukseli, në krah të presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa.
Sipas tij, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar sulmet dhe ka urdhëruar ndalimin e tyre, si edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë botërore të naftës.
Guterres theksoi edhe rolin e Bashkimit Europian, duke thënë se mbetet një partner kyç për rendin ndërkombëtar dhe për përpjekjet për më shumë siguri dhe stabilitet global.

Foto: Pete Hegseth
Gjatë një konference për shtyp mbi luftën Hegseth deklaroi se Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë "dëmtuar ose fundosur më shumë se 120 anije iraniane".
"Njëmbëdhjetë nëndetëse janë shkatërruar, portet e tyre ushtarake janë jashtë funksionit", shtoi ai.
Foto:Pete Hegseth
Pete Hegseth tha sot në konferencën për shtyp se kanë goditur 7,000 objektiva në Iran.
"Deri më sot, kemi goditur mbi 7,000 objektiva. Kjo është një forcë dërrmuese e aplikuar me precizion. Baza industriale mbrojtëse e Iranit po shkatërrohet në një shkallë masive", shtoi ai, duke specifikuar se një valë e re sulmesh do të përfaqësonte "valën më të madhe të sulmeve deri më tani".
Foto:Pete Hegseth
Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth ka deklaruar sot gjatë një konference për shtyp se aleatët europianë të SHBA-së janë mosmirënjohës.
“Irani ka terrorizuar Amerikën dhe interesat tona për 47 vjet. Aleatët tanë europianë janë mosmirënjohës. Ata duhet t’thonë vetëm një gjë Presidentit Trump: faleminderit”, tha shefi i Pentagonit.
Foto:Pete Hegseth
Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth po mban një konferencë për shtyp në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme.
Gjatë fjalës së tij Hegseth hodhi poshtë kritikat se administrata Trump hyri në konflikt me Iranin pa një objektiv të qartë, duke thënë se objektivat e tyre sot janë të njëjta me ato që ishin ditën e parë: të pandryshuara dhe me plan.
Sipas tij këto objektiva përfshijnë: shkatërrimin e lançuesve të raketave; shkatërrimi i bazës industriale mbrojtëse të Iranit dhe shkatërrimi i Marinës së Iranit në mënyrë që "Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore"

Kancelari Friedrich Merz
Gjermania nuk do të përfshihet në Ngushticën e Hormuzit pa u ndalur më parë luftimet. Kancelari Friedrich Merz tha se ndërhyrja mund të ndodhë vetëm pasi të arrihet një armëpushim.
Ai theksoi se vetëm në atë moment vendet mund të kontribuojnë për rihapjen dhe garantimin e rrugëve detare në zonë. Sipas tij, çdo veprim do të bëhet vetëm me një mandat ndërkombëtar, që aktualisht mungon.
Deklarata u bë në momentin kur Merz mbërriti në samitin e liderëve të Bashkimit Europian.

Irani paralajmëroi të enjten se do të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike pasi shënjestroi vende në rajonin e Gjirit Persik, përfshirë Katarin, pas sulmit ndaj objekteve të gazit në Parsin Jugor, raporton Iran International.
Një zëdhënës i selisë qendrore të Iranit, Khatam al-Anbiya, tha se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane ishin një "gabim i rëndë" dhe paralajmëroi se çdo përsëritje e sulmeve të tilla do të çojë në hakmarrje kundër "infrastrukturës suaj energjetike dhe asaj të aleatëve tuaj deri në shkatërrimin e saj të plotë". "Përgjigja e Iranit do të jetë shumë më e fortë se sulmet e kryera brenda natës", tha zëdhënësi.

Përshkallëzimi, i cili përfshin infrastrukturën e prodhimit të gazit në Iran dhe vendet e tjera të Gjirit "për herë të parë", "është i pamatur", tha Presidenti francez Emmanuel Macron ndërsa po i afrohej samitit të BE-së.
"Ne mbështesim një moratorium mbi infrastrukturën civile dhe civilët në këtë konflikt, si dhe një de-përshkallëzim të shpejtë. Rajoni po hyn në një periudhë festash fetare; mendoj se të gjithë duhet të qetësohen dhe luftimet duhet të pushojnë të paktën për disa ditë në përpjekje për t'u dhënë negociatave një shans të ri", shtoi ai.

Impiantet e përpunimit të naftës në Kuvajt kanë qenë objekt dy sulmeve me dronë. Një nga rafineritë kryesore të kompanisë së naftës kuvajtiane, u godit duke shkaktuar zjarr, sipas agjencisë së lajmeve Kuna.
"Korporata e Naftës së Kuvajtit njoftoi se një nga njësitë e saj operative në rafinerinë Mina al-Ahmadi u godit këtë mëngjes nga një sulm me dron, duke shkaktuar një zjarr të lokalizuar", shkruhet në një postim në X. Pas këtij sulmi, u sulmua edhe një tjetër impiant, gjithashtu në Kuvajt.

Rafineria Samref e gjigantit të naftës Saudi Aramco, e vendosur në portin e Detit të Kuq të Yanbusë, u godit nga një sulm ajror: bën të ditur Reuters, duke iu referuar një burimi pranë këtij sektori, ndërsa shton se pasojat ishin minimale.
Qyteti i Yanbusë ka një popullsi prej 188,430 banorësh dhe konsiderohet, për shkak të rafinerisë së saj të madhe, simbol i fuqisë së industrisë petrokimike të Arabisë Saudite. Operacionet industriale të qytetit shtrihen përgjatë disa kilometrave të vijës bregdetare dhe 7 kilometra nën tokë. Së bashku me Jubailin, Yanbu është gurthemeli i planit të industrializimit të Arabisë Saudite.

Vendet arabe kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në përgjigje të sulmeve të Iranit, pas një takimi të ministrave të jashtëm në Riad të mërkurën.
Përfaqësuesit përfshinin ata nga Bahreini, Kuvajti, Libani, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera të rajonit.
Në deklaratën e tyre, ata dënojnë “sulmet e qëllimshme” të Iranit, të cilat sipas tyre kanë shënjestruar zona banimi, infrastrukturë civile dhe objekte diplomatike. Këto nuk mund të justifikohen “nën asnjë pretekst”, thuhet në deklaratë.
Ata gjithashtu theksojnë të drejtën e tyre për vetëmbrojtje në përputhje me nenin 51 të OKB-së.
Deklarata u bën thirrje Iranit që “të ndalojë menjëherë sulmet” dhe të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe “parimet e fqinjësisë së mirë”, duke u përmbajtur nga “masa apo kërcënime” që synojnë mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.
Ata gjithashtu dënojnë “agresionin” e Izraelit ndaj Libanit dhe atë që e quajnë “politikë ekspansioniste në rajon”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka publikuar një postim të gjatë në Truth Social lidhur me sulmin izraelit ndaj fushës së gazit South Pars në Iran, të mërkurën në mbrëmje. Si kundërpërgjigje ndaj këtij sulmi, Irani goditi Ras Laffan në Katar, një zonë industriale që përmban objektin më të madh në botë për përpunimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG).
Në postimin e tij me tone të ashpra, Trump thotë se SHBA-të “nuk dinin asgjë” për sulmin e Izraelit dhe kërcënon me përshkallëzim nëse Irani sulmon sërish Katarin.
“I shtyrë nga zemërimi për atë që ka ndodhur në Lindjen e Mesme”, shkruan Trump, Izraeli “reagoi në mënyrë të dhunshme”. “Shtetet e Bashkuara nuk dinin asgjë për këtë sulm të veçantë dhe Katari nuk ishte në asnjë mënyrë i përfshirë, as nuk kishte dijeni që do të ndodhte.”
Por Irani nuk e dinte këtë, shkruan Trump, dhe se sulmet hakmarrëse ndaj Ras Laffan në Katar u kryen “pa justifikim dhe në mënyrë të padrejtë”.
Trump shkruan se Izraeli nuk do të sulmojë më fushën e gazit South Pars, “përveç nëse Irani vendos në mënyrë të pamend të sulmojë” një vend tjetër të pafajshëm, që në këtë rast ishte Katari. Nëse Irani sulmon sërish Katarin, Trump kërcënon se SHBA-të “do të shkatërrojnë plotësisht të gjithë fushën e gazit South Pars me një nivel force dhe fuqie që Irani nuk e ka parë apo përjetuar kurrë më parë”.
Ai shton se nuk dëshiron të autorizojë “këtë nivel dhune dhe shkatërrimi për shkak të pasojave afatgjata” për Iranin, “por nëse impiantet e Katarit sulmohen përsëri, nuk do të hezitoj ta bëj.”

Pentagoni i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të miratojë më shumë se 200 miliardë për të financuar luftën në Iran, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës për Washington Post.
Gazeta thotë se kjo shumë do të tejkalonte ndjeshëm koston e fushatës së administratës Trump deri më tani, dhe synon të rrisë “urgjentisht” prodhimin e armëve kritike që janë konsumuar.
Gjatë dy javëve të fundit, Pentagoni ka paraqitur disa kërkesa të ndryshme financimi, dhe Washington Post thotë se kërkesa e fundit “ka gjasa të shkaktojë një betejë të madhe politike në Kongres”.

Joe Kent, ish-shefi i antiterrorizmit në administratën Trump që dha dorëheqjen këtë javë për shkak të luftës në Iran, tha në një intervistë se operacioni SHBA–Izrael që vrau udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, “ishte gjëja e fundit që duhej të kishim bërë ndonjëherë”.
“Ai po moderonte programin e tyre bërthamor, po i pengonte të siguronin një armë bërthamore,” thotë Kent.
“Nëse e eliminon, nëse e vret në mënyrë agresive, njerëzit do të bashkohen rreth atij regjimi dhe rreth ajatollahut të ardhshëm që do të keni, dhe mendoj se kjo vërtetohet nga të gjitha të dhënat që kemi për djalin e tij,” shtoi ai duke iu referuar Mojtaba Khameneit, i cili është përzgjedhur si udhëheqësi i ri suprem i Iranit.
CBS raporton se Kent është nën hetim nga FBI për rrjedhje të informacionit të klasifikuar.
Komente










Zhavier!!
Përgjigju