Të paktën gjashtë persona janë vrarë në Rusi pasi Ukraina lëshoi një breshëri dronësh brenda 24-orëve.
Në atë që duket të jetë hakmarrje për sulmet e fundit me raketa balistike të Moskës, Ukraina nisi drejt Rusisë 1,478 dronë dhe të paktën nëntë raketa.
Ky konsiderohet si sulmi më i madh i kryer ndonjëherë nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Pesë persona thuhet se u vranë në rajonin e Rostovit, në Rusinë jugperëndimore, tha guvernatori lokal.
Në rajonin e Moskës, një burrë 83-vjeçar u vra pasi një dron goditi shtëpinë e tij.
"Me keqardhje të thellë raportoj vdekjen e gjashtë personave si rezultat i sulmeve ukrainase. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve dhe të dashurve të viktimave; ne ndajmë pikëllimin tuaj", shkroi në Telegram Alexander Shuvayev, guvernator në rajonin Belgorod.
Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, dronët u interceptuan në 17 rajone - kryesisht në Rusinë jugore dhe perëndimore.
Lajm ne perditesim...







Komente
Komento