Lufta/ Ukraina sulmon me dhjetëra dronë Rusinë, rafineria e ‘Lukoil’ në flakë! Moska: U tentua dhe goditja e centralit bërthamor (VIDEO)
Një rafineri nafte në Nizhny Novgorod u godit nga sulmi me dron ukrainas . Fabrika është në zjarr. Rafineria njihet si Lukoil-Nizhegorodnefteorgsintez, ajo i përket kompanisë ruse Lukoil që nga viti 2001. Kjo fabrikë e përpunimit të naftës është një nga më të mëdhatë në vend
Ukraina ka nisur valë sulmesh me dronë kundër objekteve të ndryshme të naftës dhe energjisë në pjesët perëndimore të Rusisë.
Lajmi u raportua nga Kyiv Independent, duke specifikuar se sulme u kryen në rajonet e Nizhny Novgorod, Smolensk, Tver dhe Bryansk, të cilat shkaktuan zjarre dhe kërkonin ndërhyrjen e mbrojtjes ajrore.
Sipas lajmeve ruse, një rafineri nafte në Nizhny Novgorod u godit nga sulmi me dron ukrainas . Fabrika është në zjarr. Rafineria njihet si Lukoil-Nizhegorodnefteorgsintez, ajo i përket kompanisë ruse Lukoil që nga viti 2001. Kjo fabrikë e përpunimit të naftës është një nga më të mëdhatë në vend.
Një rafineri nafte u godit edhe në qytetin e Kstovës, duke ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Guvernatori i rajonit rus të Smolenskut, Vasily Anokhin, denoncoi një sulm masiv me dron në perëndim të Rusisë, teksa sipas tij, një dron tentoi të sulmonte edhe një vend bërthamor.
Sipas informacioneve paraprake, “një dron u rrëzua teksa po përpiqej të sulmonte një vend të prodhimit të energjisë bërthamore”, informon “La Repubblica”.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:09
Rusi/ Momenti kur rafineria më e madhe e naftës e ‘Lukoil’ rrafshohet nga flakët pas sulmit me dronë (VIDEO)
Ky është momenti kur rafineria më e madhe e naftës në Rusi përfshihet e gjitha nga flakët, pas sulmit me dronë nga Ukraina gjatë orëve të natës, mes 8-29 Janarit.
Kjo rafineri i përket kompanisë së njohur të karburanteve “Lukoil”, e cila e ka në pronësi prej njëçerek shekulli.
Ukraina ka nisur valë sulmesh me dronë kundër objekteve të naftës dhe energjisë në Rusinë. Sulme janë raportuar në rajonet e Nizhny Novgorod, Smolensk, Tver dhe Bryansk, të cilat kanë shkaktuar zjarre dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e mbrojtjes ajrore.
President budall, futi vendin në luftë. Tani nuk del dot prej lufte. Gjithe rusia ka marre zjarr.
Përgjigju