Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën se po ndihmon me satelitët rusë sulmet e Iranit. Përmes një denoncimi në X ai thotë se do tu japë udhëzime shërbimeve ukrainase të inteligjencës për të ndarë me partnerët informacionin mbi mbështetjen e vazhdueshme të Rusisë për regjimin iranian.

Që nga fillimi i korrikut shprehet Zelensky Ukraina ka regjistruar mbikëqyrje intensive satelitore ruse të shteteve të gjirit dhe instalimeve ushtarake amerikane atje. Më pas këto imazhe përfundojnë në Teheran. presidenti ukrainas sqaron se në të njëjtën kohë ekziston një korrelacion i qartë midis imazheve satelitore ruse ndaj këtyre vendeve dhe sulmeve iraniane, si para, në përgatitje dhe më pas, për të vlerësuar dëmin e shkaktuar.

Këtë të shtunë ushtria ukrainas goditi në detin Kaspik anije të cilat përdoreshin për të transportuar ngarkesa ushtarake me prejardhje nga Irani.

Këtë e njoftoi presidenti ukrainas Volodymir Zelensky pas një bilanci të sulmeve të orëve të para të kësaj të shtune teksa konfirmoi se Kievi vijon lëshimin e raketave e dronëve me rreze të gjatë ndaj objektivave në brendësi të territorit rus.

“Goditëm anije që ishin të përfshira në transportin e ngarkesave ushtarake nga Irani, si dhe një anije luftarake” tha presidenti ukrainas.

Ukraina në valën e sulmeve të natës lëshoi drone me rreze të gjatë në Jekaterinburg, qytet që ndodhet rreth 1800 km larg pjesës më të afërt të kufirit ruso-ukrainas.

Sipas agjencisë TASS, sulmet me dronë ukrainas në Zaporizhia kanë lënë të vdekur 12 persona.   

Edhe  forcat ruse kanë kryer një sulm të ri brenda 24 orëve ndaj qytetit Sloviansk, në Donjetsk, duke plagosur të paktën 15 persona mes të cilëve edhe një 15-vjeçar. Ndërkohë në summy, në verilindje të Ukrainës, nga sulmet ruse u vranë tre civilë.

Zelensky bëri të ditur gjithashtu se inteligjenca ukrainase ka informacione se presidenti rus Putin po përgatit kushtet për zgjerimin e mobilizimit dhe nuk ka ndërmend për paqe. Ai tha se Putin synon të marrë trupa shtesë nga Koreja e Veriut.

Mediat amerikane dhe ato ukrainase raportojnë se Zelensky do të jetë të martën e 28 korrikut në Uashington për një takim me presidentin Donald Trump. Një takim diplomatik, që siç konfirmojnë mediat do të jetë shumë i rëndësishëm, ku Zelensky shpreson ta kthejë çështjen ukrainase në listën e prioriteteve të presidentit Trump.

Kryeministri i Ukrainës Serhiy Koretsky ka deklaruar se Kievi po diskuton me SHBA përshpejtimin e furnizimeve me raketa Patriot dhe nisjen e prodhimit të përbashkët të pajisjeve të mbrojtjes ajrore..