Gjatë natës, forcat ruse sulmuan Ukrainën me 58 dronë të llojeve të ndryshme, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase arriti të neutralizojë 46 prej tyre.

Lajmi u bë i ditur nga Forcat Ajrore të Ukrainës, të cituara nga Ukrainska Pravda.

"Mbrojtja ajrore rrëzoi ose neutralizoi 46 dronë armik. Janë regjistruar gjithashtu 8 dronë sulmues që goditën 7 lokalitete", njoftuan Forcat Ajrore, duke theksuar se gjatë natës së 21 korrikut Rusia kreu sulmin me gjithsej 58 dronë.

Katër banorë të rajonit të Donetskut humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse gjatë 24 orëve të fundit sipas administratës shtetërore rajonale.

Vala më e gjerë e sulmeve ndërkohë u krye nga Ukraina e cilë lëshoi në territorin rus më shumë se 200 dronë në rajonë të ndryshme.

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 209 dronë ukrainas, përfshirë disa që fluturonin mbi rajonin e Moskës, gjatë natës tha ministria e mbrojtjes.

"Në orët e natës, 209 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës u kapën dhe u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore mbi rajonet Belgorod, Brjansk, Voronezh, Kaluga, Kursk, Rostov, Rjazan, rajonin e Moskës, territoret Krasnodar dhe Stavropol, Republikën e Krimesë, si dhe mbi ujërat e Detit Azov dhe Detit të Zi", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Mes mungesës së sinjaleve për rikthimin në negociata të kievit dhe moskës shba duket se mund të hedhë hapin e radhës. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, planifikon të zhvillojë një vizitë në Rusi në fund të këtij viti, me shumë gjasa më 14-15 tetor, me ndalesë Moskën dhe Shën Petersburg.

Lajmi publikohet nga Politico, që citon një zyrtar amerikan dhe një person të njohur me çështjen.

Bëhet fjalë për një udhëtim të pazakontë dhe delikat për kreun e FBI-së. Nuk është ende e qartë nëse Patel do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin apo me bashkëpunëtorë të tjerë të lartë të Kremlinit por nisma vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Moskës për luftën në Ukrainë.

Sipas raportimeve, pritja e tij në Rusi ka të ngjarë të organizohet nga FSB, shërbimi rus i sigurisë, pasardhës i ish-KGB-së sovjetike.