Lufta Ukrainë - Rusi/ Zelensky: Ura e Krimesë duhet të neutralizohet! Ndërpritet trafiku! Ministri italian: Kievi ndaloi Luftën e Tretë Botërore

Lufta Ukrainë - Rusi/ Zelensky: Ura e Krimesë duhet të neutralizohet! Ndërpritet trafiku! Ministri italian: Kievi ndaloi Luftën e Tretë Botërore

Ndërpitet përkohësisht qarkullimi në urën që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, bën të ditur agjencia e lajmeve ruse, Itar Tass për të cilën Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha dje se “sjell luftë, jo paqe”, dhe rrjedhimisht është objektiv luftarak.

Shpërthimet në urën e Krimesë të hënën e 17 korrikut, i morën jetën dy civilëve dhe nxorën nga funksioni një pjesë të saj.

“Për ne, kjo [urë] është, kuptueshëm, ndërtim i armikut, i bërë në kundërshtim me të drejtën dhe me të gjitha normat e zbatueshme ndërkombëtare. Prandaj, kuptueshëm, ajo është objektiv për ne. Dhe, një objektiv, që sjell luftë, jo paqe, duhet të neutralizohet”, është shprehur ai.

Ura iu rikthye funksionimit të plotë më vonë pasi u dëmtua rëndë nga një sulm i ngjashëm, në tetorin e vitit të kaluar, të kaluar.

Këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak paralajmëron një tjetër rebelim në Rusi. 

Presidenti Vladimir Putin po transformon Gardën Kombëtare në një ushtri të re për përdorim të brendshëm, por edhe ajo do të ngrihet dhe do t'i kthejë armët e saj kundër Kremlinit, ashtu siç ka bërë themeluesi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin, deklaroi këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak për kanalin televiziv United News, siç raportohet nga Ukrinform.

Ndërkohë ministri italian i Mbrojtjes thotë se Kievi ndaloi Luftën e Tretë Botërore. 

"Kur dikush thotë se Ukraina shkaktoi shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, e kanë gabim. Ukraina ndaloi shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore. Sepse nuk është pjesë e NATO-s dhe nuk e detyroi NATO-n të shkojë në luftë."  Kështu u shpreh ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto duke folur për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë një takimi të mbajtur në Viareggio.

 "Nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën - shtoi Crosetto - do të shpërthente lufta me Poloninë ose vendet baltike. Por Polonia është pjesë e NATO-s, vendet baltike janë pjesë e NATO-s. Dhe atëherë atje do të kishte shpërthyer Lufta e Tretë Botërore".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:54
Arrestohet blogeri që kritikoi luftën e Putinit në Ukrainë, akuzohet për ekstremizëm

1690016481_130485491e2d4822e14fde79459593ba807d142734afcb9f90266305417191000x563.jpg.webp

Blogeri rus Igor Girkin, i cili e ka kritikuar strategjinë ushtarake të Rusisë në Ukrainë, është arrestuar në Moskë me akuzat për ekstremizëm ku rrezikon të dënohet me deri në pesë vjet burgim. Gruaja e tij tha se ai është arrestuar të premten në banesën e tij në Moskë.

Më pas ai ka dalë para një gjykate në verilindje të Moskës dhe pritet të mbahet në paraburgim deri më 18 shtator.

Prej nisjes së luftës në Ukrainë, kritikët e konfliktit në Rusi janë përballur me dënime të ashpra. Igor Girkin, i njohur edhe si Igor Strelkov ka qenë një prej të dënuarve në mungesë nga një gjykatë holandeze për rolin e tij në sulmin me raketë më 2014, që rrëzoi avionin e kompanisë Malaysia Airlines me pasojë vdekjen e 298 personave që ndodheshin në bord.

Ora 09:11
Putin po transformon Gardën Ruse në një ushtri për përdorim të brendshëm, thotë këshilltari i Zelenskyt

Presidenti Vladimir Putin po transformon Gardën Kombëtare në një ushtri të re për përdorim të brendshëm, por edhe ajo do të ngrihet dhe do t'i kthejë armët e saj kundër Kremlinit, ashtu siç ka bërë themeluesi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin, deklaroi këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak për kanalin televiziv United Neës, siç raportohet nga Ukrinform.

Prandaj, Podolyak pret një rebelim tjetër pas atij të 24 qershorit të kaluar, i cili dështoi - sipas zyrtarit të lartë të Kievit - "sepse Prigozhin është i vogël, ai nuk donte pushtetin, nuk donte të bëhej i pushtetshëm.  Ai është një biznesmen... jo një politikan".

Më tej këshilltari i presidentit ukrainas beson se ende nuk ka asnjë grup politik në Rusi që "mund të marrë pushtetin dhe të zëvendësojë Putinin". Por Rusia "do të bëhet kaotike. Do të ketë shumë grupe të vogla që do të shkojnë dhe do të marrin diçka për vete. Dhe ky do të jetë një proces revolucionar në Federatën e Rusisë".

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 22/07/2023 22:03

    Ura e pushtuesit per arsye pushtuese.. nuk shperben per asgje tjeter.

    Përgjigju
  • Juli: 22/07/2023 09:45

    Po pse duhej qe NATO te shkonte ne lufte?? Pse duhej lufte patjeter? Sa te keqinj jane ata Ruset!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë