Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka siguruar se po punon për një plan për t'i dhënë fund luftës.
Sipas La Repubblica, këtë deklaratë ai e bëri në Cernobbio, ditën e djeshme, ku ai pati një takim që zgjati rreth 40 minuta me kryeministren italiane Giorgia Melonin, ndërsa falenderoi popullin italian për mbështetjen e tyre.
"Kam bërë një plan dhe dua ta ndaj" me Biden, Kamala Harris dhe Trump. Do të jetë një pengesë e fortë për Rusinë dhe të jetë në gjendje t'i japë fund luftës në kushte diplomatike", tha ai.
Ndërkohë, vijojnë sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës, ku një sulm ajror rus ka vrarë dy persona në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet ukrainase.
"Këtë natë armiku nisi një sulm ajror në qytetin Sumy. Dy persona vdiqën, katër të tjerë u plagosën, mes të cilëve dy fëmijë", tha administrata ushtarake e rajonit Sumy në Telegram, duke specifikuar se shtëpitë dhe makinat janë dëmtuar.