Lufta/ Sulmohet me dy raketa rezidenca e Netanyahut në Caesarea, kryeministri izraelit nuk ishte në godinë

Lufta/ Sulmohet me dy raketa rezidenca e Netanyahut në Caesarea, kryeministri izraelit nuk ishte në godinë

Benjamin Netanyahu

Dy raketa sulmuan këtë të shtunë ( 16 Nëntor 2024) rezidencën e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu në Caesarea. Autoritetet izraelite raportojnë se Netanyahu dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit. Bilanci paraprak i sulmi flet vetëm për dëme materiale ndërsa.

Sipas mediave të huaja, autoritetet izraelite thonë se raketat  ishin të lëshuara nga Libani apo Gaza, por me shumë gjasë nga një zonë pranë shtëpisë.

Mendohet se bëhet fjalë për dy raketa sinjalizuese detare. Ky incident ka shkaktuar reagime të ashpra nga autoritetet izraelite.

Kjo ështe hera e dytë që rezidenca e kryeministrit izraelit sulmohet brenda pak javësh. Më 19 tetor Hezbollahu në Liban lëshoi disa drone ushtarake drejt së njëjtës shtëpi të Netanyahut, por edhe atëherë kryeministri izraelit dhe familja e tij nuk ishin në godinë. Gjatë së shtunës, nga Libani u lëshuan më shumë se 70 raketa drejt Izraelit. 

Irani ka mohuar “kategorikisht” se ka pasur një takim mes Elon Musk dhe ambasadorit të Republikës Islamike në OKB, Amir Saeid Iravani.

Dje Neë York Times zbuloi takimin ballë për ballë që ishte zhvilluar ditët e mëparshme, gjatë të cilit këshilltari i besuar i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u përpoq të lehtësonte tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Sulmet ajrore izrelite goditën periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 16 nëntor, pak pasi ata lëshuan një urdhër të ri për evakuim nga zona.

“Ju gjendeni pranë ndërtesave dhe interesave që u përkasin Hezbollahut, kundër të cilit ushtria izraelite do të veprojë me forcë shumë shpejt”, shkroi në X zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee arabisht, duke identifikuar ndërtesa specifike dhe duke u thënë banorëve që të largohen nga to të paktën 500 metra.

Forcat izraelite sulmuan Ain Qana, në provincën jugore të Nabatiyeh, dhe disa pjesë të provincës së Tiros, gjithashtu në jug të vendit.

Raportohet se të paktën 11 persona vdiqën. Në sulmin që goditi një shtëpi në Ain Qana, mbetën të vrarë 5 anëtarë të së njëjtës familje, nëna, babai dhe 3 fëmijët e tyre, njoftuan mediat shtetërore libaneze, të cilat nuk specifikuan moshën e viktimave.

Për më tepër, 3 bastisje të tjera izraelite në provincën e Tirit shkaktuan 6 të vdekur dhe 32 të plagosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:10
Sulmi në rezidencën e Netanyahut, media: Nuk ishin raketa nga Libani apo Rripi i Gazës, por sinjalizues

1731795273_razzososperbarche.jpg

Raketa sinjalizuese detare

Dy raketat që ranë në oborrin e shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Cesarea nuk ishin të lëshuara nga Libani apo Gaza, por me shumë gjasë nga një zonë pranë shtëpisë.

Mendohet se bëhet fjalë për dy raketa sinjalizuese detare. Ky incident ka shkaktuar reagime të ashpra nga autoritetet izraelite.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, deklaroi se “nxitja kundër kryeministrit ka kaluar çdo kufi.”

Policia po heton ngjarjen, por deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë veprim.

Ora 21:51
Raketat godasin rezidencën e kryeministrit izraelit Netanyahu në Caesarea

1730039275_6u6u6u6u.GIF

Benjamin Netanyahu

Dy raketa ranë në oborrin e rezidencës së kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu në Caesarea këtë të shtunë (16 nëntor 2024). 

Policia dhe agjencia e sigurisë Shin Bet thonë se “ngjarja e rëndë, shënon një përshkallëzim të rrezikshëm”, duke nënkuptuar se sulmi mund të jetë kryer nga Hezbollahu, pasi kujtojmë se javët e fundit, një dron i nisur nga Libani goditi të njëjtën shtëpi të kryeministrit izraelit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. 

Mediat bëjnë me dije se Netanyahu dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në atë kohë. Gjatë së shtunës, nga Libani u lëshuan më shumë se 70 raketa drejt Izraelit. 

Ora 16:13
Media: Izraeli përparoi sot 5 kilometra në Liban! Hodhën në erë një faltore dhe disa shtëpi

1731770121_W3YNE4C4VJG2JMNLR55LSAFI5U.jpg

Chamaa, Liban

Këmbësoria e ushtrisë izraelite shënoi këtë të shtunë (16 Nëntor 2024) përparimin më të thellë në territorin e Libanit - që nga nisja e sulmeve, 6 javë më parë - përpara se sa të zmbrapseshin pas luftimeve të ashpra me militantët e Hezbollahut.

Këtë e raporton The Guardian, duke cituar agjencinë zyrtare libaneze Nna, sipas së cilës trupat izraelite kapën një kodër strategjike mëngjesin e sotëm në fshatin Chamma, në Libanin jugor, rreth tre milje nga kufiri izraelit, por më pas u tërhoqën.

Sipas të njëjtit burim, para se të tërhiqeshin, trupat izraelite hodhën në erë faltoren e Profetit Shimon në Chamma dhe disa shtëpi.

Ora 11:30
Teherani mohon “kategorikisht” takimin mes miliarderit amerikan Elon Musk dhe ambasadorit iranian në OKB

1731664960_elonmusk.JPG

Elon Musk

Irani ka mohuar “kategorikisht” se ka pasur një takim mes Elon Musk dhe ambasadorit të Republikës Islamike në OKB, Amir Saeid Iravani.

Dje New York Times zbuloi takimin ballë për ballë që ishte zhvilluar ditët e mëparshme, gjatë të cilit këshilltari i besuar i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u përpoq të lehtësonte tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore