Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!

Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!

Igor Kirillov dhe dy viktimat pak para shpërthimit në rrugë

Një 29-vjeçar nga Uzbekistani u arrestua nga Moska, si autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë me motor-bombë të gjeneralit të armëve bërthamore Igor Kirillov dhe zëvendësit të tij. I dyshuar është edhe një person i dytë si bashkëpunëtor.

Kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, gjenerallejtënant Igor Kirillov, u vra dje më 17 Dhjetor nga një mjet shpërthyes i vendosur në një skuter pranë një blloku banimi në Moskë. 

Në shpërthim vdiq edhe ndihmësi i Kirillov. Kirillov u dënua në mungesë nga një gjykatë ukrainase më 16 dhjetor për përdorimin e armëve kimike të ndaluara në Ukrainë.

Arrestimi i uzbekustanasit është bërë e ditur nga FSB, Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse. Burri - siç raportohet nga Ria Novosti - deklaroi se ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete ukrainase dhe, duke ndjekur udhëzimet e tyre, mbërriti në Moskë ku mori një pajisje të fuqishme shpërthyese të bërë vetë dhe më pas e vendosi në një skuter elektrik të parkuar pranë hyrjes së Shtëpia e Kirillovit. Kremlini akuzon edhe Perëndimin se bashkëpunoi në këtë krim që e quajti “terrorizëm”.

Sipas hetimeve të deritanishme, nga vëzhgimet e kamerave janë pikasur dy persona si autorë, që  do të ishin identifikuar përmes kamerave të vëzhgimit, të cilat regjistruan një palë ndihmës të dyshimtë pranë vendit të krimit, shkruan “La Repubblica”.

Aktivizimi i bombës u bë me telekomandë nga distanca dhe autorët kanë qenë shumë afër skenës së krimit. Pas shpërthimit trupat u gjetën mbi trotuarin pranë rezidencës së Kirillov, me fytyra përmbys mbi dëborë dhe pranë njëri-tjetrit. 

Ekspertët besojnë se janë përdorur të paktën 300 gramë eksploziv dhe aktivizimi është kryer kur viktimat kanë qenë jo më larg se një apo dy metra nga bomba. Kirillov e kishte nisur shërbimin e tij në ushtrinë ruse që prej periudhës ish-Sovjetike.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar