Zelensky: Rusia ka filluar betejën për Dobasin! Putin nderon brigadën e masakrave në Bucha! Forcat ruse godasin fabrikën e çelikut në Mariupol, Ukraina: 1 mijë civilë të fshehur

Sot është dita e 54 e luftës në Ukrainë. Ofensiva e Vladimir Putin vazhdon e pandërprerë dhe ka filluar të intensifikohet pas fundosjes së anijes luftarake Moskva. 40 marinare rusë u raportuan se kishin vdekur në bord dhe shumë të tjerë u plagosën. Sipas Sergei Markov, ish-këshilltar i Vladimir Putinit, raketa që goditi dhe fundosi luftanijen ruse Moskva ishte nga NATO dhe ishte dërguar në Ukrainë në janar.

Në shenjë hakmarrje, ushtria ruse ka rikthyer sulmet përreth Kievit, ku janë dëgjuar shumë shpërthime, ndërsa qyteti i Mariupol është rrethuar.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin. Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin, nderoi brigadën e ushtrisë që u akuzua për masakrat e kryera në qytetin ukrainas Bucha.

Deri në këto momente janë raportuar 6 viktima dhe janë plagosur 8 të tjerë, mes të cilëve edhe 1 fëmijë nga bombardimet ruse në Lviv. Ukraina njofton se forcat ruse vijojnë të godasin fabrikën e çelikut në Mariupol, ku janë strehuar rreth 1 mijë civilë.

Presidenti Volodymyr Zelensky është kthyer për t'i kërkuar Perëndimit sa më shumë armë, duke përshkruar se "çdo vonesë" në furnizime si "lejimin e Rusisë për të vrarë ukrainasit". Nga ana tjetër Zelensky ka ftuar presidentin Emanuel Macron në Ukrainë, që të shohë krimet e Rusisë.

Kirill Budanov, kreu i departamentit të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, beson se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia nuk ka gjasa që të ndodhë.

Një fotografi e “Moskva”, anijes ushtarake ruse që u sulmua nga forcat ukrainase mendohet se është publikuar në media. Ka qenë një llogari në Instagram që e ka publikuar, duke shtuar se ende nuk është konfirmuar asgjë. Moska e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ka rënë zjarr dhe s’ka ndodhur kurrsesi një sulm, por duket se fotografitë provojnë të kundërtën, nëse ato janë të vërteta.

Dy ushtarë britanikë që luftonin me Ukrainën, pasi janw kapur nga rusët janë shfaqur në televizionin shtetëror rus duke kërkuar që të shkëmbehen me një politikan pro-rus që mbahet nga autoritetet ukrainase. Pasi u nxitën nga një burrë i paidentifikuar, ata të dy i kërkuan kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson t'i sillte në shtëpi në këmbim të lirimit të politikanit Viktor Medvedchuk.

Presidenti rus, Vladimir Putin në deklaratën e tij të fundit siguroi se ekonomia po rimëkëmbet. Ai tha se rubla po rikthehet në nivelet e para luftës, duke shtuar se sanksionet kanë goditur Perëndimin.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gati për sanksione të reja kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara mund të shpallin sanksione të reja kundër Rusisë në ditët në vijim. Kështu deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke përsëritur se Joe Biden nuk do të shkojë në Ukrainë. Ajo saktësoi se për arsye sigurie nuk do të thuhet se do të shkojë dhe kur do të shkojë.

Ora 22:28
Zelensky: Trupat ruse kanë filluar betejën për Dobasin

1650295320_AP22080114179395.jpg

"Tani mund të themi se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën ata janë duke u përgatitur prej disa kohësh. Një pjesë e madhe e të gjithë ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive". Kështu ka thënë në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ora 22:28
Kuleba: Mariupol vazhdon të luftojë por nuk ekziston më, rusët do e rrafshojnë dhe atë çka ka mbetur

Qyteti i Mariupolit “nuk ekziston më” pas më shumë se një muaji rrethim nga Rusia. Ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba tha se situata në Mariupol është e tmerrshme nga pikëpamja ushtarake dhe humanitare.

“Qyteti nuk ekziston më", shpjegoi ai, duke nënvizuar se "ajo që ka mbetur nga ushtarët dhe civilët ukrainas janë të rrethuar nga forcat ruse. Ata vazhdojnë të luftojnë, por si forcat e Moskës sillen duket se duan ta rrafshojnë qytetin me çdo kusht”.

Ora 21:44
SHBA dërgon 45,000 predha artilerie në Ukrainë

Në paketën e fundit të armëve të dërguara nga SHBA në Ukrainë ka edhe 45,000 predha artilerie. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se ushtarët amerikanë do të trajnojnë një grup të vogël ushtarësh ukrainas, jashtë Ukrainës në ditët e ardhshme, që të mësojnë përdorimin e këtyre armëve.

Ora 21:16
Forcat ruse rrëmbejnë ish-kryebashkiakun e Khersonit

Ushtria ruse ka rrëmbyer ish-kryebashkiakun e Khersonit, Vladimir Nikolaenko, i cili udhëhoqi qytetin në jug të Ukrainës nga viti 2014 deri në vitin 2020.

Ora 21:04
Ukraina: Një mijë civilë refugjatë të fshehur në fabrikën e çelikut në Mariupol! Rusia nuk ndal sulmet

Të paktën një mijë civilë fshihen në strehimore nën fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e qytetit jugor, duke saktësuar se prania e civilëve nuk i pengon forcat ruse të vazhdojnë bombardimin e uzinës.

Ora 20:18
Moska: Bombarduam në Lviv depon me armë të dërguara nga Perëndimi

Zyrtarët rusë kanë njoftuar se ushtria e Kremlinit ka sulmuar me raketa një depo armësh të dërguara nga SHBA dhe Evropa për ukrainasit në Lviv.

Ora 20:12
Pentagoni: Rusia lëviz artilerinë e rëndë dhe avionët në lindje

Rusia po lëviz "artileri dhe avionë të rëndë" në Ukrainën lindore. Kjo u raportua nga burime të Pentagonit për 'CNN' duke nënvizuar se nga analizat e tyre "duket se Moska ka nxjerrë mësimin nga dështimet në veri të Ukrainës". Për momentin, sipas mbrojtjes amerikane, Rusia është ende duke "përgatitur terrenin" për një ofensivë.

Ora 19:17
Ukraina: Rusia po fillon ofensivën e saj të re në lindje

Komanda e Forcave të Armatosura të Ukrainës ka deklaruar se ka shenja se Rusia po fillon ofensivën e saj të re në Ukrainën lindore.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka postuar në rrjetet sociales e përpjekjet kryesore të Rusisë tani ishin të përqendruara në vendosjen e kontrollit të plotë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, me intensifikimin e veprimeve ushtarake në Kharkiv.

Ai shtoi se lufta për Mariupolin vazhdon dhe ushtria ruse po fokusohej në marrjen e kontrollit të plotë të zonës.

Ai tha gjithashtu se Rusia vazhdon të shkelë rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe po bllokon iniciativat për evakuimin e civilëve nga vendbanimet e pushtuara.

Ora 19:10
Pas anijes 'Moskva', tjetër humbje për Rusinë! Vdes një nga oficerët e lartë

Flota ruse e Detit të Zi pëson një goditje tjetër! Pas fundosjes së anijes 'Moskva', një nga oficerët më të lartë ka humbur jetën. Sot ka ndërruar jetë komandanti i anijes ruse “Caesar Kunikov”, Aleksandër Çirva. Këtë e ka bërë të ditur në Telegram guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev. Kapiteni i anijes, e cila është pjesë e brigadës së 197-të zbarkuese të Flotës Ruse të Detit të Zi, vdiq nga plagët e marra nga sulmi nga ukrainasit më 24 mars, në të cilin u shkatërrua një anije tjetër, Saratov . "Guximi, profesionalizmi dhe përvoja e tij shpëtuan jetën e anëtarëve të ekuipazhit. Ne do ta kujtojmë gjithmonë heroin tonë", thotë Razvozhayev.

Ora 18:59
Luftëtarëve sirianë iu ofrohen 600 dollarë në muaj për t’iu bashkuar ushtrisë ruse

Ukraine-destruction-Mariupol_edit.jpg" style="height:520px; width:780px" />

Luftëtarëve sirianë u ofrohen 600 dollarë në muaj për t’iu bashkuar ushtrisë ruse në luftën që ka nisur në Ukrainë.

“Rusët po rekrutojnë luftëtarë me përvojë për t'i përdorur në luftën kundër Ukrainës”, është alarmi i aktivistëve që monitorojnë situatën në Evropë. Rami Abdurrahman , drejtor i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi se rreth 40,000 njerëz janë regjistruar në ushtrinë ruse dhe grupin Wagner deri më tani.

Analistët thonë se luftëtarët nga Siria ka më shumë gjasa të vendosen në Ukrainë në javët e ardhshme.

Ora 18:48
Putin i jep titull nderi brigadës së akuzuar nga Ukraina për krimet në Bucha

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë një titull nderi një brigade të akuzuar nga Ukraina për kryerjen e krimeve të luftës në qytetin e Bucha.

Një dekret i nënshkruar nga Putini i dha Brigadës titullin "Roje" për "heroizmin dhe guximin masiv, këmbënguljen dhe guximin" e anëtarëve të saj.

Ukraina thotë se më shumë se 300 civilë u vranë nga rusët në Bucha, por Moska e mohon.

Putin nënshkroi gjithashtu një dekret që përcakton një pagesë prej 5 milionë rubla shtesë (47,200 £; 62,000 dollarë) nëse një roje kufitare ruse vdes ndërsa shërbente në kufirin ukrainas, si dhe në kufijtë e rajoneve Donetsk dhe Luhansk.

Masa është marrë "për të ofruar masa shtesë të mbështetjes sociale për personelin e shërbimit të agjencive kufitare të Shërbimit Federal të Sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre", tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Ora 18:16
Shteti Islamik thirrje ndjekësve të tij: Shfrytëzoni luftën në Ukrainë për të rifilluar sulmet në Europë

Shteti Islamik u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të shfrytëzojnë sa më shumë luftën në Ukrainë për të rifilluar sulmet në Europë. Në një mesazh audio të transmetuar në Telegram, zëdhënësi Abu Omar al-Muhajir njoftoi një fushatë të re ushtarake për t'u hakmarrë për vdekjen e ish-liderit Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quryishi dhe ish-zëdhënësit të grupit. Al-Muhajir u bëri thirrje mbështetësve që të përdorin "mundësinë" e "të pafeve që luftojnë njëri-tjetrin" në Ukrainë dhe të organizojnë sulme në Europë.

Ora 17:33
Spanja do të rihapë ambasadën në Kiev

Spanja do të rihapë ambasadën e saj në Kiev "në ditët në vijim”. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Pedro Sánchez, duke u bërë vendi i fundit që kthen diplomatët e saj në kryeqytetin ukrainas.

“Rihapja do të jetë një shenjë e re e përkushtimit të qeverisë spanjolle ndaj popullit ukrainas”, tha Sanchez në një intervistë për TV spanjoll Antena 3.

Spanja evakuoi ambasadën e saj në Kiev më 27 shkurt, menjëherë pasi filloi pushtimi rus në Ukrainë. Ajo i transferoi ato funksione në Poloni.

Franca njoftoi javën e kaluar se ambasada e saj në Ukrainë do të kthehej "shumë shpejt" në Kiev nga Lviv, ndërsa Italia tha të shtunën se synon të rihapë ambasadën e saj në Kiev pas Pashkëve.

Bashkimi Evropian po rifillon gjithashtu praninë e tij diplomatike në Kiev, pasi e zhvendos atë përkohësisht në Poloni pas pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi blloku të premten.

Sllovenia gjithashtu ka rihapur ambasadën e saj në Kiev që nga 28 marsi.

Ora 17:23
Bombardimet ruse në Kharkiv i marrin jetën 2 personave

Dy persona kanë humbur jetën në Kharkiv, si pasojë e bombardimeve ruse.

Mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pesë persona ishin vrarë në një sulm me bombë në qytet. Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe nuk është shumë larg kufirit rus.

Ora 17:20
Zelensky: Dorëzuam formularin e anëtarësimit në BE

Kryeministri ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se kanë dorëzuar formularin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Sot kemi bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Është një moment shumë i rëndësishëm, ky është një hap formal drejt bashkimit evropian”, shkruan Zelensky.

Zelensky falënderoi presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, përfaqësuesin e BE-së Josep Borrell dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel për shpejtësinë me të cilën u është dorëzuar pyetësori për anëtarësimin në BE.

Ora 17:07
Bombardimet ruse, gjashtë të vdekur në Lviv

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe tetë u plagosën në sulmet me raketa në zona të ndryshme të qytetit të Lviv.

Gjatë natës, forcat ruse pretendojnë se kanë sulmuar 315 objektiva ukrainas në të gjithë vendin, duke shkatërruar katër depo armësh dhe pajisje ushtarake me raketa Iskander dhe duke rrëzuar tre avionë dhe 11 dronë.

Ora 16:51
Ukrainasit rifitojnë kontrollin e disa vendbanimeve rreth Izium

Forcat e armatosura të Ukrainës çliruan disa vendbanime rreth qytetit të Izium, në rajonin e Kharkiv. Këtë e ka bërë të ditur Oleksandr Motuzianyk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, gjatë një konference. Motuzianyk vuri në dukje se qyteti i Izium dhe periferitë e tij drejt Slobozhanskyi janë zonat me përqendrimin më të madh të njësive ruse. "Ata do të përpiqen të nisin një ofensivë në lindje, veçanërisht nga atje," shtoi ai. Sipas shtabit të përgjithshëm ukrainas, në zonën e Izium, rusët kanë grumbulluar deri në 22 grupe batalionesh.

Ora 16:19
Ish-këshilltari i Putinit: Anija 'Moskva' u fundos nga një raketë e NATO-s që i ishte dhuruar Ukrainës

Sipas Sergei Markov, komentator politik dhe ish-këshilltar i Vladimir Putinit, raketa që goditi dhe fundosi luftanijen ruse Moskva ishte nga NATO dhe ishte dërguar në Ukrainë në janar. Eksperti i politikës së jashtme, i lidhur me Kremlinin dhe shpesh i pranishëm në mediat perëndimore, e bëri deklaratën në një intervistë për BBC. Markov pranoi se humbja e anijes ishte një pengesë për marinën ruse, por e justifikoi atë duke shpjeguar se ushtria ruse duhet të merret jo vetëm me Ukrainën, por me një koalicion vendesh ku përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara.

Ora 14:38
Putin: Ekonomia stabilizohet, rubla në rimëkëmbje

Situata ekonomike në Rusi "po stabilizohet", ashtu si edhe inflacioni, me rublën që po kthehet në nivelet e paraluftës në Ukrainë.

 Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin, cituar nga TASS. Kreu i Kremlinit tha gjithashtu se sanksionet kanë goditur ekonominë perëndimore.

Ora 14:07
Operacioni i ‘Flamurit të rremë’, Kievi: Rusët planifikojnë të sulmojnë dhe të akuzojnë ne më pas

Forcat ruse po planifikojnë një operacion "flamuri i rremë" në Kherson, ku synojnë të sulmojnë dhe të akuzojnë në mënyrë të rreme ushtrinë ukrainase.

Kështu raporton zëdhënësi i administratës ushtarake rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk, duke nënvizuar se qëllimi i Moskës është të përdorë këtë operacion për të justifikuar një "shpëtim të qytetit" përmes një referendumi. Këtë e raporton The Kyiv Independent.

Ora 13:44
Për të dytën ditë me radhë nuk do të hapen korridore humanitare

1650282300_4.webp

Ukraina dhe Rusia kanë dështuar të pajtohen për hapjen e korridoreve humanitare më 18 prill. Kjo është dita e dytë me radhë që korridore të tilla, që mundësojnë evakuimin e civilëve nga zonat e luftës në Ukrainë, nuk do të hapen, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

“Për shkaqe të sigurisë, ne kemi vendosur që sot të mos hapim korridore humanitare”, tha Vereshchuk përmes një postimi në Telegram. Ky njoftim vjen teksa është raportuar për sulme ajrore në disa pjesë të Ukrainës, përfshirë edhe në Kiev dhe Lviv.

Ora 12:54
U kapën nga forcat ruse, dy ushtarë britanikë i drejtohen nga televizioni rus-Johnsonit: Na ktheni në shtëpi, na këmbeni me një politikani pro-rus që mbahet nga Ukraina

Dy ushtarë britanikë që luftonin me Ukrainën janë shfaqur në televizionin shtetëror rus duke kërkuar që të shkëmbehen me një politikan pro-rus që mbahet nga autoritetet ukrainase.

Shaun Pinner dhe Aiden Aslin u kapën nga forcat ruse në Ukrainë.

Pasi u nxitën nga një burrë i paidentifikuar, ata të dy i kërkuan kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson t'i sillte në shtëpi në këmbim të lirimit të politikanit Viktor Medvedchuk.

Ishte e paqartë se sa lirisht mund të flisnin.

Familja e zotit Pinner u ka bërë thirrje rrëmbyesve të tij që ta trajtojnë atë si rob lufte në përputhje me rregullat ndërkombëtare, në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme.

Vetëm pak minuta më parë, Shërbimi Sekret i Ukrainës publikoi një video të z. Medvedchuk duke kërkuar që të shkëmbehej me banorët e Mariupolit.

Ora 12:43
Bisedimet Kiev-Moskë, Peskov: Po vazhdojnë larg syrit të medias! Si po shkojnë? Mund të ishin edhe më mirë

Bisedimet e paqes mes negociatorëve ukrainas dhe rusë po vazhdojnë në nivel ekspertësh dhe të mbyllura për mediat.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, duke shtuar se ecuria e bisedimeve mund të ishte edhe më e mirë.

Në fund të bisedimeve, të cilat fokusohen në situatën në Ukrainë dhe gazin natyror, nuk do të bëhen deklarata, shtoi Peskov.

Ora 12:11
Qëllohet mbi civilët që ikin nga Kremina, rusët vrasin 4 ukrainas

Katër civilë u qëlluan për vdekje dhe një i plagosur teksa po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i Kreminës, në rajonin Luhansk të Ukrainës.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i rajonit, Serhiy Haidai. Sipas Haidai, ushtria ruse hapi zjarr ndaj civilëve që u përpoqën të largoheshin nga qyteti me makinë.

Ora 11:45
Rusët sulmojnë qendrën e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Kharkiv, vritet një person, plagosen 6 të tjerë

Mëngjesin e sotëm rusët kanë sulmuar një qendër të shpërndarjes së ndihmave humanitare në Kharkiv. Nga ky sulm i paturp ka humbur jetën 1 person, sic raportohet deri në këto momente.

Ndërkohë janë regjistruar 6 të plagosur.

Ora 11:35
Zelensky: Rusët duan të shkatërrojnë Donbasin! Betejën e radhës e fiton ai që ka më shumë armë

Rusët duan të shkatërrojnë Donbasin. Kjo ishte deklarata e fundit e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt.

"Trupat ruse po përgatiten për një operacion sulmues në lindje të vendit tonë. Ai do të fillojë së shpejti. Ata duan të shkatërrojnë Donbasin," tha Zelensky .

"Ata duan të shkatërrojnë gjithçka që dikur i dha lavdi këtij rajoni industrial. Ashtu siç trupat ruse po shkatërrojnë Mariupolin, ata duan të zhdukin qytete dhe komunitete të tjera në rajonet Donetsk dhe Luhansk", vazhdoi presidenti ukrainas.

Ai si gjithmonë ka përsëritur thirrjen për dërgimin e armëve të reja në Ukrainë, duke thënë se betejat tani varen nga ata që janë armët dhe municionet.

Ora 11:28
Moska: Kemi bombarduar 315 baza ushtarake brenda natës në të gjithë Ukrainën

Moska tha se gjatë natës ka bombarduar 315 struktura ushtarake gjatë natës së djeshme në të gjithë Ukrainën.

Ndër objektivat e bombarduara, saktësoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov,  gjithashtu katër depo armësh.

Përveç kësaj, tre avionë ukrainas u rrëzuan: dy Mig-29 dhe një Su-25.

Ora 10:21
Bombardimet në Lviv, humbin jetën 6 persona, plagosen 8 të tjerë

6 civilë u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën, përfshirë edhe 1 fëmijë, në sulmet me raketa të forcave ruse në Lviv në Ukrainën perëndimore. Kjo u raportua nga guvernatori rajonal , Maksym Kozytsky , siç raportohet nga Ukraina 24 .

Ora 10:11
‘Rusët më rrëmbyen djalin 16-vjeçar’, apeli i kryetarit të Zaporizhzhisë: Më ndihmoni, le ta dijë e gjithë bota

Djali 16-vjeçar i kryetarit të bashkisë së Zaporizhzhia, Oleh Buriak, u rrëmbye nga ushtarët rusë në postbllokun Vasylivka, teksa po përpiqej të evakuohej nga Melitopoli.

Këtë e bën të ditur vetë Buriak, duke shtuar se nuk e di se ku është djali i tij.

'' Djali im është rrëmbyer. I bëj thirrje komunitetit evropian dhe mbarë njerëzimit” Më ndihmoni. Le të dijë e gjithë bota”, tha kryebashkiaku.

 

Ora 09:47
Zelensky: Ukraina s’do heqë dorë nga territoret e saj të lindjes për të ndalur luftën

Ukraina nuk do të heqë dorë nga "territori i saj" në lindje për t'i dhënë fund konfliktit të armatosur me Rusinë. Kështu deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë me CNN.

Kreu i shtetit iu referua rajonit lindor të Donbasit, pjesërisht tashmë nën kontrollin rus që nga viti 2014, si dhe gadishullit jugor të Krimesë. Gjatë një interviste, Zelensky përsëriti ftesën e tij drejtuar presidentit amerikan Joe Biden për të vizituar Kievin.

 “Ai është lideri i Shteteve të Bashkuara, ndaj duhet të vijë e shohë”, tha ai.

 

Ora 09:20
Lufta në Ukrainë, inteligjenca britanike: Rezistenca në Mariupol ka ngadalësuar ofensivën ruse, situata ende kritike

Rezistenca në Mariupol, ngadalësoi të gjithë ofensivën ruse në Ukrainë, duke konsumuar burime që mund të ishin përdorur në fronte të tjera, kjo është analiza që i është bërë situatës së luftës nga  inteligjenca ushtarake britanike.

Ndërkohë, situata në qytetin e rrethuar prej javësh është cilësuar si “kritike”, si në planin humanitar ashtu edhe në atë ushtarak.

Dje Moska u propozoi ushtarëve ukrainas të dorëzoheshin për të shpëtuar jetën, por ata refuzuan, duke thënë se synimi i tyre është të rezistojnë.

Qyteti port është një nga objektivat kryesore të Kremlinit, mbi të gjitha sepse nëse pushtohet do t'i lejonte Moskës të hapte një kalim të drejtpërdrejtë nga toka midis Krimesë (e aneksuar ushtarakisht në 2014) dhe Donbasit, kryesisht i kontrolluar nga separatistët pro-rusë, dhe për rrjedhojë drejt Rusisë.

Ora 09:03
Ukraina: 150 fëmijë të rrëmbyer me forcë në Mariupol

1650141559_1.jpg

Një grup i të drejtave të njeriut në Krime denoncoi se rusët morën me forcë rreth 150 fëmijë nga Mariupol, 100 prej tyre të shtruar në spital, shumica e të cilëve u morën nga prindërit e tyre. 

‘Ushtria ruse mori me forcë rreth 150 fëmijë nga Mariupol dhe i transferoi në drejtimin e pushtuar Donetsk dhe Taganrog rus’, tha Olha Skrypnyk, kreu i grupit të të drejtave të njeriut në Krime.

Sipas Petro Andriushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, shumica e fëmijëve, të cilët nuk janë jetimë, janë marrë pa prindërit e tyre, ndërsa për fëmijët e mbetur në qytetin e rrethuar ka një alarm shëndetësor: ‘Ata janë të uritur’.

Ora 08:52
Pamje nga shkatërrimi i ‘Moskva’? Moska e mohon sulmin ukrainas, fotografia provon të kundërtën

Anija në fotografi mendohet të jetë “Moskva”, ajo që shkatërruan forcat ukrainase disa ditë më parë.

Ka qenë “OSINTtechnical”, që e ka shpërndarë fotografinë, një llogari që ndan imazhe të inteligjencës.

"Unë nuk mund ta verifikoj vërtetësinë e tij, por ky është një kryqëzor i klasës sllave dhe nuk mendoj se ka pasur një të tillë të shkatërruar më parë" të Moskës.

Moska e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ka rënë zjarr dhe s’ka ndodhur kurrsesi një sulm. Por duket se fotografitë provojnë të kundërtën, nëse ato janë të vërteta.

Ora 08:45
Shumë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë, 4 raketa godasin rajonin e Lviv

Katër raketa goditën rajonin e Lviv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë këtë mëngjes. Kështu bëri me dije guvernatori Makysm Kozytskyi, i cili ftoi civilët të qëndrojnë në strehimore. Të dërguarit e BBC raportuan se panë të paktën pesë shpërthime në pjesën perëndimore të qytetit, "një tym i zi dhe gri po ngrihet". Alarmi kundërajror ra 45 minuta para shpërthimit dhe shumë njerëz ishin në rrugë.

Ora 08:40
Mjekët mundohet të japin ndihmën e parë në rrugët e shkatërruara të Kharkiv, rusët nuk ndalen, bombardojnë pa pushim (VIDEO)

 

Lufta në Ukrainë ka arritur në atë pikë sa kur lexojmë “rusët bombarduan zona të banuara me civilë”, nuk na bënë m përshtypje.

Në një video e cila ka qarkulluar orët e fundit në internet shihe teksa raketat ruse po “kërcasin” në Kharkiv. Pas plagëve të marra në trup, një grua po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor nga punonjësit e ambulancës, por rusët godasin sërish.

Në të majtë të saj duket një burrë i mbuluar në gjak që po rënkon nga dhimbja. 

Kaos mbizotëron në Kharkiv.

Ora 08:06
Inteligjenca ukrainase: Nuk ka gjasa të përdoren armë bërthamore nga Rusia

Kirill Budanov, kreu i departamentit të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, beson se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia nuk ka gjasa. ‘Të gjithë qetësohuni, është thjesht një kërcënim. Edhe nëse Putini ‘çmendet’ dhe përpiqet ta bëjë këtë, edhe teknikisht nuk është aq e lehtë për ta bërë. Po, ai mund të përpiqet ta bëjë, por nuk ka gjasa që ta bëjë, një element shantazhi ndaj gjithë botës dhe të gjithë e kuptuan’. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm në rast të një sulmi në territorin rus, por NATO vazhdon ta shohë atë si një kërcënim real.

Ora 07:45
Zelensky ftesë Macron: Eja në Ukrainë shiko mizoritë e ushtrisë ruse

1650224636_volodymyrzelensky.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se ai e ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë vetë se forcat ruse kishin kryer "gjenocid". Macron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar se " nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze”.

‘E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë’, tha Zelensky.

Zelensky ka thënë më parë se ngurrimi i Macron për të përdorur termin ishte "shumë i dhimbshëm".

Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit duke u përpjekur të "fshijë idenë" e një identiteti ukrainas.

Konventa e OKB-së për gjenocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhel: 19/04/2022 01:11

    Pse ky aktori flet sikur eshte presideti i botes dhe jo i popullit te cilin e coi ne lufte! Neveri

    Përgjigju
  • ivani madh: 18/04/2022 21:54

    zhelenski,cdo dele varet me kembet e saj prandaj dhe ti lufto me forcat e tua dhe jo me ato te tjeterit...liria do te vije popullit ukrainas por dhe ti thiri mendjes ,se ti e njeh shume mire ,Ariun Rus prandaj mos e tradheto vellain tend me te madh se dihet boterisht qe Amerika ka qene dhe eshte xhandar nderkombetar dhe Europa kurva plake,,,

    Përgjigju
    • Zhelal_Mëziu: 18/04/2022 23:38

      Po te ishte PD be pushtot nuk do e kish patun te lehte Putini te bente lufte! ✌️✌️✌️

  • Ladi i Brrakes: 18/04/2022 09:42

    O Zhelenski kujt i flet Macroni eshte miku i ngushte i Putinit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit