Lufta/Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: Rusia kërcënon botën me armë bërthamore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në New Jork i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në fjalimin e tij ai deklaroi se Rusia po kërcënonte botën me armë bërthamore. Ai gjithashtu paralajmëroi se rreziku ka të bëjë me të gjithë botën.

"Rusia nuk ka të drejtë të ketë armë bërthamore", tha Zelensky.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në fjalimin e tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, tha se "Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë të brutalizojë Ukrainën pa pasoja". Biden shtoi se ata duhet ta kundërshtonin këtë agresion flagrant sot për të penguar agresorët e tjerë të mundshëm që mund të pasojnë në vitet e ardhshme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një deklaratë tha se Zelensky është një ‘lypës’ në SHBA, për arsye se kjo ishte dhe arsyeja e pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së e cila po zhvillohet në SHBA. Ajo shtoi se ai kishte shkuar atje për të kërkuar para dhe armë.

Presidenti Ukrainës Volodimr Zelenky i shoqëruar nga bashkëshortja Olena Zelenska, ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së. Ai fillimisht vizitoi ushtarët ukrainas të plagosur në luftime, të cilët janë kuruar në spitalin Universitar të Neë Jorkut, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në shba do të ketë një sërë takimesh të rëndësishme, përfshirë edhe presidentin amerikan Joe Biden.    

Lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë, ptresidenti turk rexhep taip Erdogan paralajmëroi se është e dukshme lufta do të vazhdojë gjatë, edhe pse sic tha ai gjatë një interviste do të donim të besonim që të mbaronte sa më shpejt. Ai theksoi se Putin nuk do të heqë dorë as nga Krimea, edhe pse gjatë bisedave që ka zhvilluar mët është përpjekur ta bindë, por pa sukses. Në këtë situatë luftimesh që vazhdon në Ukrainë, Komisioni Evropian vendosi të zgjasë deri në mars 2025 mbrojtjen për refushatët uykrainas. Ndërkaq kryediplomati i BE-së Josep Borrel njoftoi se së shpejti ministrat e jashtëm të bllokut do të mbajnë një takim më Kiev.

Në një deklaratë gjatë takimit të grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës sekretari amerikan I shtetit Lloyd Austin tha se gjatë sulmeve ruse në portet e Ukraniës janë shkatërruar 280 mijë tonelata grurë, sasi që mund të shërbente për të mbajtur me bukë 10 milionë njerëz përgjatë 1 viti. Ai tha se sulmet ruse vazhdioë të jenë një kërcënim serioz për sigurinë ushqimore në botë duke rrezikuar të kthehnnë një krië humanitare në gjithë planeyi. Ndërsa kievi zyrtarisht akuzoi rusinë se përmes sulmeve me dronë kanë shkatërruar në Lviv rreth 300 tolenala ndihma humanitare. Autoritetet ruse ndërkohë kanë njoftuar se trupat e saj kanë shkatërruar një Karvan me makina  të blinduara të forcave ukraiase në rajonin e Zaporizhës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Presidenti polak në Asamblenë e OKB-së: Do ishte mirë që Ukraina të kujtojë se merr ndihmë edhe nga ne

1695157203_kjsad.jpg

Presidenti polak, Andrzej Duda, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka folur për luftën dhe ndihmën  e dhënë nga Polonia.

Gjatë fjalimit ai i kujtoi Zelesky ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Ukrainës në këto kohë të vështira, raporton Sky News.

“Do ishte mirë që Kievi të kujtonte se merr ndihmë nga ne dhe të kujtonte se ne jemi gjithashtu një vend tranzit në Ukrainë”, tha Duda.

Kujtojmë se Polonia herë pas here është konfliktuar politikisht në mënyrë direkte dhe indirekte me Rusinë dhe Bjellorusinë, të cilat janë aleate.

Ora 22:06
Zelensky: Mos i besoni Putinit, pyesni Prigozhin

1695153981_zz.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka sugjeruar se presidenti rus, Vladimir Putin qëndron pas rrëzimit të avionit që vrau shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin muajin e kaluar.

“Ju nuk mund ta besoni djallin, pyesni Yevgeny Prigozhin", tha Zelensky.

Më pas, Zelensky apeloi "të veprojmë të bashkuar në mposhtjen e agresorit".

Prigozhin, forcat mercenare të të cilit luftuan për Rusinë në Ukrainë, udhëhoqi një kryengritje jetëshkurtër kundër Kremlinit disa javë para vdekjes së tij.

Ora 21:45
Zelensky: Moska po e shtyn botën në luftën përfundimtare

1695152708_herf.jpg

Rusia po e shtyn botën drejt luftës përfundimtare, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. 

"Sot më shumë se kurrë, njerëzimi duhet të veprojë në solidaritet të plotë për të shpëtuar jetë njerëzish. Ashtu siç kontrollohen armët bërthamore, e njëjta gjë vlen edhe për agresorin dhe të gjitha mjetet dhe metodat e tij të luftës, ku çdo luftë tani mund të përfundojë’, tha Zelensky.

Zelensky tha se në çdo dekadë Rusia fillon një luftë të re. Ai tha se nëse nuk do të kishte qenë Rusia, armët kimike nuk do të ishin përdorur kurrë në Siri.

"Çdo dekadë Rusia fillon një luftë të re, pjesë të Moldavisë dhe Gjeorgjisë mbeten të okupuara. Rusia e ka kthyer Sirinë në gërmadha. Dhe nëse nuk do të kishte qenë Rusia, armët kimike nuk do të ishin përdorur kurrë atje. Rusia po kërcënon Kazakistanin dhe shtetet baltike”, tha Zelensky.

Ora 21:15
Zelensky në OKB: Rusia po kryen gjenocid dhe po rrëmben fëmijët ukrainas

1695150901_lal.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se mijëra fëmijë ukrainas janë rrëmbyer nga rusët për qëllime zhvatjeje.

Ai e denoncoi edhe një herë këtë gjë, duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku e pranishme ishte edhe gruaja e tij Olena Zelenska.

"Disa grupe terroriste rrëmbejnë fëmijë, por kurrë më parë rrëmbimet dhe dëbimet masive nuk janë bërë pjesë e politikës së qeverisë. Fëmijët ukrainas të rrëmbyer në Rusi mësohen të urrejnë Ukrainën, të gjitha lidhjet me familjet e tyre janë prishur. Ky është gjenocid, urrejtje dhe përdoret si armë”, tha Zelensky.

Ora 20:30
Zelensky në OKB: Rusia kërcënon botën me armë bërthamore

1695148288_34.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se Rusia po kërcënon botën me armë bërthamore.

Ai gjithashtu paralajmëroi se rreziku ka të bëjë me të gjithë botën.

"Rusia nuk ka të drejtë të ketë armë bërthamore", tha Zelensky.

Ora 19:25
Britania e Madhe zotohet të dërgojë ‘dhjetëra mijëra’ predha të tjera artilerie në Ukrainë

1695147019_jh.jpg

Britania e Madhe do dërgojë dhjetëra mijëra predha të tjera artilerie në Ukrainë këtë vit, sapo ka njoftuar Sekretari i ri i Mbrojtjes, Grant Shapps.

"Sot ne kemi demonstruar përkushtimin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës dhe kemi vendosur më shumë mbështetje ushtarake, duke përfshirë premtimin e dhjetëra mijëra predhave të tjera artilerie për t'i mundësuar Ukrainës që të mbrohet. Ne kemi përcaktuar gjithashtu se si do shkojë më tej Britania e Madhe në muajt e ardhshëm, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe aftësitë e sulmeve me rreze të gjatë, dhe trajnimin", tha ministri i mbrojtjes Grant Shapps pas një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG).

Britania, një furnizues kryesor i mbrojtjes për Ukrainën, po përpiqet të rrisë prodhimin e saj të armatimit, veçanërisht predhave të artilerisë, për të ndihmuar Kievin të shtyjë forcat ruse dhe të plotësojë rezervat e veta, raporton Reuters.

Ora 18:37
Danimarka do t’i dhurojë Ukrainës 45 tanke të tjera

1695141522_leop.jpg

Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Jakob Ellemann-Jensen, njoftoi se vendi do t’i dhurojë 45 tanke shtesë Ukrainës të tipit Leopard 1 dhe T-72.

“Dhurimi do të përbëhet nga 30 tanke Leopard 1 dhe 15 tanke T-72’, njoftoi agjencia e lajmeve Ritzau, duke cituar ministrin e mbrojtjes të vendit, Troels Lund Poulsen.

Ai gjithashtu tha se Danimarka ka bërë një bashkëpunim së bashku me vendet e tjera për blerjen e tankeve, raportojnë mediat e huaja.

Më herët, Danimarka bleu dhe vendosi të transferojë në Ukrainë 100 tanke Leopard 1 në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Holandën. Në fillim të shtatorit, 10 nga 100 tanket e dhuruara Leopard 1 mbërritën në Ukrainë pas disa muajsh vonesë.

Kjo është hera e parë që Danimarka dorëzon tanke T-72, avantazhi i të cilave është se ushtria ukrainase di t'i operojë, kështu që ata nuk kanë nevojë t'i nënshtrohen stërvitjes.

Ora 18:21
Zëdhënësja ruse Zakharova: Zelensky një 'lypës' në SHBA

1695140564_kjdsa.jpg

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Zelensky është një ‘lypës’ në SHBA, për arsye se ka shkuar atje për të kërkuar para dhe armë.

"Në të ardhmen e afërt pritet një turne tjetër i Zelensky. Tani ai është nisur për në Shtetet e Bashkuara. Mediat raportojnë se takimi i tij me Biden është planifikuar dhe priten takime të tjera në Kongres. Është e qartë se një ‘lypës’ në çdo kuptim të fjalës, do t'u kërkojë edhe një herë zotërinjve të tij amerikanë para dhe armë", tha Zakharova.

Zelensky mbërriti në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe për t'u takuar me lidershipin e SHBA-së dhe vendeve të tjera.

Ora 17:30
 Asambleja e OKB-së dhe Zelensky duartrokasin fjalët e Biden kundër Rusisë: Dënoj Rusinë dhe mbështes Ukrainën

1695137510_joe.jpg

Fjalimi i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, është duartrokitur fort nga pjesa më e madhe e Asamblesë së Përgjithshme, i cili dënoi agresionin rus dhe mbështeste Ukrainën. Gjithashtu duartrokiti presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të flasë gjatë paradites.

Joe Biden tha se Rusia ende beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë të brutalizojë Ukrainën pa pasoja. Ai tha se ata duhet ta kundërshtojnë agresionin sot për të penguar agresorët e tjerë të mundshëm që mund të pasojnë në vitet në vazhdim.

Ai gjithashtu tha se SHBA dëshiron një botë më të sigurt, më të begatë dhe më të barabartë për të gjithë, duke theksuar se asnjë komb nuk mund të përballet i vetëm me sfidat aktuale.

"Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë të brutalizojë Ukrainën pa pasoja. Por unë ju pyes këtë: nëse braktisim parimet themelore të Kartës së OKB-së për të qetësuar një agresor, a mundet ndonjë shtet anëtar të ndihet i sigurt se ata do të mbrohen? Nëse lejojmë ndarjen e Ukrainës, a do të garantohet pavarësia e ndonjë kombi? Përgjigjja është jo. Ne duhet ta kundërshtojmë këtë agresion flagrant sot për të penguar agresorët e tjerë të mundshëm nesër. Ne e dimë se e ardhmja jonë është e lidhur me tuajën, asnjë komb nuk mund të përballet i vetëm me sfidat e sotme. Rusia prish marrëveshjet e kontrollit të armëve. Ne dhe Kievi duam paqe, është vetëm Rusia ajo që qëndron në rrugë." Këtë e tha presidenti amerikan Joe Biden në Kombet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara duan një botë më të sigurt, më të begatë dhe më të barabartë për të gjithë, sepse ne e dimë se e ardhmja jonë është e lidhur me tuajën. Dhe asnjë komb nuk mund të përballet i vetëm me sfidat aktuale”, tha Biden.

Ora 17:09
Guterres sulmon Rusinë: Ata kanë shkatërruar jetë njerëzish dhe shpresat e tyre

1695136191_gute.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi pushtimin rus të Ukrainës në fjalimin e tij të hapjes në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të. 

Guterres foli për "autoritarizmin në marshim" dhe "demokracinë nën kërcënim", paralajmëroi për "kërcënimet bërthamore që na vënë të gjithëve në rrezik" dhe e përkufizoi pushtimin rus si "shkelje të ligjit ndërkombëtar", një akt që "ka shkatërruar jetë njerëzish dhe shpresat e tyre".

Pasi kujtoi, në fillim të fjalës së tij, përmbytjet katastrofike që shkatërruan Libinë, Guterres fillimisht argumentoi se vendasit nga Libia "janë viktima të viteve të konfliktit dhe kaosit klimatik, viktima të liderëve të afërt dhe të largët", elementë që të gjithë së bashku nuk kanë arritur t'i sjellin paqen, i cili më pas denoncoi paralizën e Kombeve të Bashkuara, duke filluar nga përçarjet që po frenojnë veprimin e Këshillit të Sigurimit.

Guterres bëri thirrje për një reformë të organit kryesor vendimmarrës të OKB-së dhe pikërisht në këtë pikë filloi apeli politik ndaj konflikteve aktuale. 

"Demokracia është nën kërcënim. Autoritarizmi është në marshim, pabarazitë po rriten dhe gjuha e urrejtjes është në rritje", tha Guterres

Ora 17:04
Biden: Ndaloni Rusinë për të dekurajuar agresionin e mëtejshëm

1694542356_joebiden.jpg

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se Rusia duhet të ndalohet për të dekurajuar agresionin e mëtejshëm.

Ai bëri edhe disa pyetje si: Nëse braktisim parimet themelore të Kartës së OKB-së për të qetësuar një agresor, a mundet ndonjë shtet anëtar të ndihet i sigurt se ata do të mbrohen? Nëse lejojmë ndarjen e Ukrainës, a do të garantohet pavarësia e ndonjë kombi?  

Por gjithashtu ai këtyre përgjigjeve i’u përgjigj vetë duhe thënë “JO”.

"Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë të brutalizojë Ukrainën pa pasoja. Por unë ju pyes këtë: nëse braktisim parimet themelore të Kartës së OKB-së për të qetësuar një agresor, a mundet ndonjë shtet anëtar të ndihet i sigurt se ata do të mbrohen? Nëse lejojmë ndarjen e Ukrainës, a do të garantohet pavarësia e ndonjë kombi? Përgjigja është jo. Ne duhet ta kundërshtojmë këtë agresion flagrant sot për të penguar agresorët e tjerë të mundshëm nesër”, ky është një pasazh nga fjalimi që presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sipas raporteve paraprake nga Shtëpia e Bardhë.

Ora 16:59
OKB: Fillon debati i liderëve, Biden dhe Zelensky do të flasin sot

1695135607_zele.jpg

Debati në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nis me fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres. 

Ky do jetë takimi i parë i liderëve botërorë që nga ndalimi i udhëtimeve nga pandemia Covid-19, e cila pritet të ketë 145 liderë. 

Ky është një numër i lartë që pasqyron morinë e krizave dhe konflikteve të vazhdueshme. Por për herë të parë në vite, presidenti amerikan Joe Biden, i cili do të flasë menjëherë pas shefit të OKB-së, do të jetë i vetmi lider nga pesë vendet me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që do t'i drejtohet asamblesë së përbërë nga 193 anëtarë.

Presidentat si Xi Jinping, Vladimir Putin i Rusisë, Emmanuel Macron i Francës dhe Rishi Sunak i Britanisë do të mungojnë në takimin e OKB-së këtë vit. Kjo duhet të vërë në qendër të vëmendjes presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të bëjë paraqitjen e tij të parë në podiumin e asamblesë dhe të Biden, i cili do të shikohet kryesisht për pikëpamjet e tij për Kinën, Rusinë dhe Ukrainën. Ndërsa fjalimi i kryeministrit italian Giorgia Meloni është planifikuar për të mërkurën në mbrëmje.

Mungesa e liderëve nga katër fuqitë në Këshillin e Sigurimit ka ngjallur ankesa nga vendet në zhvillim që duan që lojtarët kryesorë globalë të dëgjojnë kërkesat e tyre, duke përfshirë financimin për të filluar kapërcimin e hendekut në rritje midis Veriut dhe Veriut dhe Jugut të botës.

Ora 16:50
Ukraina godet selinë ruse në Melitopol

1695135049_meli.jpg

Forcat e Armatosura të Ukrainës goditën selinë e forcave ruse dhe pro-ruse në qytetin e pushtuar të Melitopol, rajoni i Zaporizhzhia.

Agjencia e lajmeve RBC Ukraine e raportoi këtë lajm duke postuar një video të sulmit të supozuar ku shihet një shtëllungë tymi e zezë.

Këtë mëngjes, kryetari i bashkisë, Ivan Fedorov, raportoi se banorët vendas kishin raportuar "të paktën pesë shpërthime".

Ora 16:46
Guterres dënon Rusinë: Ne po punojmë për një paqe të drejtë

1692947509_antonioguterres.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se lufta ka implikime të rënda për të gjithë.

Guterres tha se kërcënimet bërthamore po vendosin në rrezik botën. Ai tha se ata nuk duhet të ndalojnë së punuari për paqen, një paqe e drejtë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare.

"Pushtimi rus i Ukrainës, në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, ka lëshuar një epiqendër tmerri. Përtej Ukrainës, lufta ka implikime të rënda për të gjithë. Kërcënimet bërthamore na vënë në rrezik, injorimi i traktateve dhe konventave globale na bëjnë më pak sigurt, ‘helmimi’ i diplomacisë globale pengon përparimin në të gjitha frontet. Ne nuk duhet të ndalojmë së punuari për paqen, një paqe të drejtë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare", tha Guterres.

Ora 16:33
Lavrov do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shtunën

1693496497_av.jpg

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Lavrov do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shtunën 23 shtator.

“Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 23 shtator”, tha Zakharova.

Ajo shtoi se shefi i diplomacisë së Moskës do të prezantojë në detaje qasjet parimore të Rusisë ndaj çështjeve më të rëndësishme globale.

“Shefi i diplomacies do të prezantojë në detaje qasjet parimore të Rusisë ndaj çështjeve më të rëndësishme globale, përfshirë atë të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. me synimin për të krijuar një rend botëror me të vërtetë shumëpolar të bazuar tërësisht në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe normave të tjera themelore ligjore ndërkombëtare”, tha Zakharova.

Ora 16:29
Ukraina raporton kundër New York Times: Moska goditi tregun në Donetsk

1695133753_news.jpg

Ishin rusët ata që goditën tregun Kostyantynivka në Donetsk me sistemin e rakevate S-300 dhe jo ukrainasit gabimisht siç raportohet nga New York Times. 

Kjo u raportua nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) për RBC Ukraine.

Përgjegjësia ruse do të "demonstrohej, në veçanti, nga fragmentet e raketave të identifikuara dhe të gjetura në skenën e tragjedisë".

Ora 16:24
Koreja e Jugut thërret ambasadorin rus pas udhëtimit të Kim Jong-Un

1694609872_kim.jpg

Koreja e Jugut thirri ambasadorin rus të martën, tha Ministria e Jashtme. Kjo ishte për të paralajmëruar Moskën kundër bashkëpunimit ushtarak me Korenë e Veriut pasi Kim Jong Un u takua me Presidentin Vladimir Putin në Rusi. 

Kim kaloi gati një javë duke vizituar Lindjen e Largët të Rusisë, duke vizituar një qendër hapësinore dhe fabrika armësh, në një udhëtim që ngjalli frikën perëndimore se Pheniani i izoluar dhe i pajisur me armë bërthamore mund të furnizonte Moskën me armë për luftën e tij në Ukrainë.

Kim dhe Putin mbajtën një samit në të cilin folën për bashkëpunimin e mbrojtjes me Korenë e Veriut, duke lënë të kuptohet për "mundësitë" e forcimit të lidhjeve ushtarake, gjë që do të shkelte një grup të veçantë sanksionesh ndaj dy vendeve. Kremlini më vonë tha se asnjë marrëveshje nuk ishte nënshkruar.

Seuli thirri Andrey Borisovich Kulik, ambasadorin rus në Korenë e Jugut dhe i kërkoi Moskës që "të ndalojë menjëherë nismat e saj të bashkëpunimit ushtarak me Korenë e Veriut dhe të respektojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit", tha Ministria e Jashtme në një deklaratë. 

“Qeveria jonë do të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të siguruar që çdo akt që shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe kërcënon seriozisht sigurinë tonë të ketë një kosto të qartë”, i tha Seuli ambasadorit rus. Një akt i tillë do të ketë një ndikim shumë negativ në marrëdhëniet Kore-Rusi.

Ora 15:46
Erdogan: Lufta do të vazhdojë për një kohë të gjatë

1694440880_rd.jpg

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për PBS, tha se lufta Ukrainë-Rusi do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Ai gjithashtu tha se Putin në të vërtetë është i mendimit që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Është mjaft e qartë se lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë. Ne do të donim të kishim besim se lufta mund të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe Putin, në të vërtetë, është i mendimit se konflikti duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur", tha Erdogan.

Ora 11:31
Rubla pikiatë, Putin në 'panik': Merrni urgjent masa

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje për masa të menjëhershme për ta mbështetur rublën, valutën e dobësuar ruse, teksa vendi po përballet me rritje të inflacionit. Sa i përket zhvlerësimit të valutës, Putin ka thënë se “është e nevojshme të kuptohet qartë çfarë po e shkakton atë dhe të merren vendime të duhura, pa vonesa”. Lideri rus i ka bërë këto komente në një takim qeveritar për buxhetin shtetëror, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Rritja e shkallës së interesit është një prej mënyrave për forcim të valutës së një vendi edhe për ulje të ritmit të inflacionit. Banka Qendrore e Rusisë veçse e ka rritur normën e interesit në 13 për qind. Putin ka thënë se beson në politikat ekonomike të Rusisë.

“Jam i sigurt që Banka Qendore po punon me profesionalizëm dhe – çfarë është e rëndësishme – në mënyrë të koordinuar”.

Ministria e Ekonomisë ka thënë se parashikimet për inflacionin këtë vit shkojnë në 7.5 për qind. Sipas ekspertëve, Zyra ruse e Statistikave e ka ndryshuar mënyrën e kalkulimit të të dhënave më 2023, në krahasim me vitin 2022, në mënyrë që shifrat përfundimtare të jenë më të vogla. Pavarësisht rritjes së inflacionit, Putini ka thënë se është i kënaqur me gjendjen e ekonomisë.

“Ne i kemi mbijetuar një presioni të pashembullt prej jashtë, presion me sanksione nga disa elita në bllokun e ashtuquajtur perëndimor”, ka thënë ai.

Sanksionet e Perëndimit janë rezultat i nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Ora 11:29
SHBA: Së shpejti tanket Abrams në Kiev

"Ukraina së shpejti do të marrë tanke M1 Abrams të prodhuara nga SHBA ." Kështu tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Uashingtoni i premtoi tanket Kievit në fillim të këtij viti, si pjesë e më shumë se 43 miliardë dollarëve në ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus. Austin, nga baza ajrore gjermane Ramstein ku mblidhet Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, konfirmoi se Abrams do të mbërrijë në Ukrianë sipas angazhimeve të marra. Ai tha gjithashtu se kundërofensiva e Ukrainës "vazhdon të përparojë në mënyrë të qëndrueshme".

Ora 11:27
Putin vizitë në Pekin në tetor, takim me Xi Jinping

1695115700_Screenshot1.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë në Pekin në tetor për bisedime me udhëheqësin kinez Xi Jinping. Këtë e ka bërë të ditur Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.

"Në tetor, ne presim me padurim bisedime të thella dypalëshe midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping në Pekin," tha Patrushev në një takim në Moskë me shefin e diplomacisë kineze Wang Yi.

Ora 11:23
Kremlini ndalon mediat që ta quajnë Zelenskyn president

1693377641_zelensky.JPG

Kremlini ka urdhëruar mediat shtetërore që të mos i referohen kurrë Volodymyr Zelensky si "president i Ukrainës". Kjo u zbulua nga faqja e pavarur ruse Holod. Sipas mediave, ky urdhër “valë indinjate” në redaksi me “kërcënime për dorëheqje”.

Udhëzimet e dërguara në televizion dhe faqet e mediave shtetërore në internet u kërkon të përdorin shprehjen "regjimi i Zelensky" ose ta thërrasin presidentin ukrainas vetëm me emër, pa shtuar titullin e tij.

Ora 11:05
Putin bën thirrje për marrjen e masave për rublën ruse

1694512812_9823.jpg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin bëri thirrje për zbatim të masave të menjëhershme për të mbështetur rublën, valutën e dobësuar ruse ndërsa vendi po përballet me një rritje të inflacionit.

Sa i përket zhvlerësimit të valutës, Putin ka thënë se “është e nevojshme që të kuptohet qartë se çfarë po e shkakton atë, si dhe të merren vendimet e duhura, pa asnjë vonesë”.

Lideri rus i ka bërë këto komente në një takim qeveritar për buxhetin shtetëror, referuar raportimit të agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

"Unë jam i sigurt që Banka Qendore po punon me profesionalizëm dhe ajo që është e rëndësishme, në mënyrë të koordinuar", tha Putin.

Ministria e Ekonomisë në Moskë bëri të ditur se këtë vit, parashikimet për inflacionin shkojnë në 7.5%. Sipas ekspertëve, Zyra ruse e Statistikave e ka ndryshuar mënyrën e llogaritjes së të dhënave më 2023-shin, në krahasim me vitin e kaluar, në mënyrë që shifrat përfundimtare të jenë më të vogla.

Pavarësisht rritjes së inflacionit, Putini ka thënë se është i kënaqur me gjendjen e ekonomisë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë