Lufta/ Moska kërkon të mos shtyhet misioni në termocentralin bërthamor! Zelensky: Nëse rusët qëllojnë në Zaporizhzhia, do jenë shënjestër e shërbimit të sigurisë

Lufta/ Moska kërkon të mos shtyhet misioni në termocentralin bërthamor! Zelensky: Nëse rusët qëllojnë në Zaporizhzhia, do jenë shënjestër e shërbimit të sigurisë

Nje ushtar rus në Zaporizhzhia

Centrali bërthamor Zaporizhzhia është në qendër të debateve Moskë-Kiev. Kievi ka akuzuar Moskën se ka qëlluar sërish në Zaporizhzhia. Sipas dëshmive të banorëve, bombardimet në drejtim të uzinës po vijojnë sërish.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se çdo ushtar rus që qëllon në centralin bërthamor të rrethuar në Zaporizhzhia do të jetë në shënjestër të shërbimeve të sigurisë. Në fjalimin e tij të natës të shtunën, Volodymyr Zelensky tha se çdo ushtar që qëllon mbi ose nga uzina do të bëhej "një objektiv i veçantë" për Ukrainën. Ai gjithashtu akuzoi Moskën për kthimin e termocentralit në një bazë të ushtrisë ruse dhe duke e përdorur atë si "shantazh bërthamor". 

Gjatë fjalimit të tij nga Kievi, Zelensky tha se Rusia ishte përfshirë në "provokime të vazhdueshme" duke qëlluar mbi uzinën dhe tha se forcat e stacionuara atje e kishin përdorur atë si bazë për të bombarduar Nikopolin dhe qytetin e afërt të Marganets.

“Çdo oficer ushtarak rus që ose qëllon në uzinë, ose qëllon nën mbulesën e uzinës, duhet të kuptojë se ai bëhet një objektiv i veçantë për inteligjencën tonë, për shërbimet tona speciale, për ushtrinë tonë”, tha presidenti.

Ai shtoi se "çdo ditë" e pushtimit të uzinës nga Rusia "rrit kërcënimin e rrezatimit për Evropën". Nga ana tjetër Moska i është drejtuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se duhet ta vizitojë Zaporizhzhia në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:07
Zelensky: Çdo rus që qëllon në centralin bërthamor do të bëhet objektiv i ushtrisë sonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase do të synojnë çdo ushtar rus që qëllon në centralin bërthamor të Zaporizhjas, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për incidentet e fundit të bombardimeve në të.

“Çdo ushtar rus që ose qëllon në uzinë, ose qëllon duke përdorur uzinën si mbulesë, duhet të kuptojë se ai bëhet një objektiv i veçantë për agjentët tanë të inteligjencës, për shërbimet tona speciale, për ushtrinë tonë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës më 13 gusht.

Situata në këtë central bërthamor shkaktoi alarm të shtuar këtë javë në Kombet e Bashkuara dhe vëzhguesin e energjisë bërthamore të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Kievi dhe Moska vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për rreziqet e luftimeve pranë centralit bërthamor të Zaporizhjas, për të cilin Kombet e Bashkuara thanë se duhet të çmilitarizohet zona rreth tij.

Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Evropë dhe në të gjenden gjashtë nga 15 reaktorët që gjenden në Ukrainë. Forcat ruse e kanë nën kontroll këtë central që nga ditët e para të pushtimit në Ukrainë.

Agjencia e inteligjencës mbrojtëse e Ukrainës më 13 gusht paralajmëroi për "provokime" të reja ruse rreth uzinës, ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit ku ndodhet uzina tha se kishte granatime të reja ruse. Rusia ka kundërshtuar pretendimet, duke thënë se forcat ukrainase qëlluan nëntë predha artilerie në zonën pranë uzinës. Në fushëbetejë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi më 13 gusht se kishte marrë kontrollin e plotë të Pisky, një fshat në periferi të Donjeckut, ndërsa komanda ushtarake e Ukrainës tha se "luftimet e ashpra" vazhduan në fshat./ REL

Ora 08:34
Marrëveshja për eksportin e grurit, Zelesnky: Nga Ukraina janë nisur 16 anije me 500 mijë ton drithë

Që nga fillimi i marrëveshjes së eksportit të grurit të Stambollit, 16 anije me grurë janë nisur tashmë nga portet e Ukrainës. Pothuajse gjysmë milioni ton produkte bujqësore në bord: misër, grurë, vaj luledielli, sojë dhe mallra të tjera absolutisht të nevojshme për tregun botëror. Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Kjo  tashmë ka bërë të mundur uljen e ashpërsisë së krizës ushqimore dhe u ka dhënë njëfarë shprese paqes vendeve konsumatore të produkteve tona bujqësore”.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 14/08/2022 15:33

    Ik ore barbon se te doli boja boll se nuk blejme dot buke me keto cmime qe jane ngritur gjoja do shpetojne Ukrainen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë