Lufta/ Zvicra vë në dispozicion 100 milionë euro shtesë për çminimin e Ukrainës! Putin ‘feston’ 1-vjetorin e aneksimeve: Ju e zgjodhët atdheun tuaj rus

Lufta/ Zvicra vë në dispozicion 100 milionë euro shtesë për çminimin e Ukrainës! Putin ‘feston’ 1-vjetorin e aneksimeve: Ju e zgjodhët atdheun tuaj rus

Lufta në Ukrainë

Zvicra e ka bërë prioritet çminimin humanitar në Ukrainë dhe po vë në dispozicion 100 milionë franga shtesë. Paketa do të financohet në pjesë të barabarta nga Departamenti Federal i Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS) si dhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA).

Gjatë dy viteve të fundit, Konfederata Zvicerane ka mbështetur çminimin humanitar në Ukrainë duke ndarë 15.2 milionë franga, veçanërisht në mbështetje të aktiviteteve të Qendrës Ndërkombëtare për Çminimin Humanitar (GICHD) me seli në Gjenevë dhe të organizatës zvicerane, Fondacionit suisse de déminage (Fsd).

DDPS ka dhuruar një pajisje çminimi nga Fondacioni Digger me bazë në Jura për organizatat humanitare ukrainase dhe po financon trajnimin e ekspertëve ukrainas në çminimin humanitar nga GICHD.

Me paketën shtesë prej 100 milion, Zvicra do të jetë në gjendje të zgjerojë më tej punën e çminimit të kryer nga këto dhe organizata të tjera, të sigurojë pajisje dhe trajnime për çminuesit ukrainas, të mbështesë qeverinë në koordinimin e kësaj ndërmarrje dhe të eksplorojë qasje novatore, thotë qeveria zvicerane. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ai ishte "mirënjohës" ndaj Zvicrës për fondet e reja për çminimin, në një postim në Viola Amherd.

Nga ana tjetër presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë një mesazh në kudër të përvjeotri të parë të aneksimit të territoreve ukrainase në Rusi.

 “Banorët e republikave popullore Donetsk dhe Lugansk, rajonet Zaporizhzhias dhe Kherson zgjodhën "të qëndrojnë me atdheun e tyre.

Populli e mori këtë vendim të vetëdijshëm, të shumëpritur, të luftuar dhe vërtetë popullor së bashku, gjatë referendumeve, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare. Ata treguan guxim dhe karakter jofleksibil.”- tha Putin.

Putin më pas pretendoi se Ukraina ishte përpjekur të frikësonin banorët e Donbasit, t'i privonin nga e drejta për të përcaktuar të ardhmen e tyre, fatin e tyre, për të hequr "atë që është e dashur për çdo person: kulturën, traditat, gjuhën amtare".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
Putin feston përvjetorin e parë të 'ribashkimit' të 4 rajoneve ukrainase me Rusinë

1694510930_9843.jpg

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka “festuar” ditën e sotme me rastin e përvjetorit të parë të aneksimit të rajoneve të Ukrainës Donetsk, Lugansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Këtë ngjarje Moska e ka cilësuar "ribashkimi i republikave popullore Donetsk dhe Lugansk, Zaporizhzhia dhe Kherson" me Rusinë.

Rusia zhvilloi një referendum në këto rajone, i cili konkludoi me njohjen zyrtare nga Kremlini të këtyre territoreve si pjesë e Rusisë më 30 shtator 2022.

Putin është shprehur se banorët e këtyre rajoneve “bënë zgjedhjen e tyre për të qenë me atdheun” dhe shtoi se "u bë një zgjedhje e ndërgjegjshme, e vonuar, e luftuar shumë dhe me të vërtetë popullore".

 

Ora 12:50
Zelensky 'ngre' Aleancën Industriale të Mbrojtjes, kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë i bashkohen

1695223913_zelensky.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duket se ka gjetur një zgjidhje për fortifikimin e mbrojtjes së Ukrainës nga agresioni rus.

Së fundmi, ai ka shpallur nismën të ashtëquajtur “Aleanca Industriale e Mbrojtjes”.

Në këtë nismë ku Zelensky ftoi kompanitë prodhuese të armëve nga e gjithë bota të shtrijnë veprimtarinë e tyre në Ukrainë duke iu ofruar bashkëpunim me shtetin ukrainas dhe kushte të veçanta në zhvillimin e punës, iu bashkuan 32 të tilla.

“Një ngjarje e rëndësishme e forumit ishte krijimi i Aleancës së Industrive të Mbrojtjes, të cilës mund t'i bashkohen të gjithë prodhuesit e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga vende të ndryshme të botës. Në momentin e mbylljes së forumit, 38 kompani nga 19 vende iu bashkuan aleancës. Në kuadër të eventit pala ukrainase nënshkroi 20 dokumente me partnerë të huaj. Këto janë marrëveshje dhe memorandume për prodhimin e dronëve, riparimin dhe prodhimin e automjeteve të blinduara dhe municionit. Formatet e bashkëpunimit përfshijnë prodhimin e përbashkët, shkëmbimin e teknologjive, furnizimi me komponentë”,-është shprehur Zelensky.

Ukraina është e gatshme të ofrojë kushte të veçanta për kompanitë që dëshirojnë të zhvillojnë produkte të mbrojtjes së bashku me vendin tonë."-ka shtuar ai gjatë forumit.

Forumi mblodhi së bashku 252 kompani nga më shumë se 30 vende që prodhojnë armë, pajisje ushtarake dhe sisteme mbrojtëse.

Ora 11:41
Moska: Ndaluam Ukrainën të zbarkonte trupat pranë Khersonit

1695878095_luftaneukraineukrainerusi.jpg

Ushtria ruse ndaloi një përpjekje ukrainase për ulje në ishullin Bolshoi Potemkin, që ndodhet në grykën e Dnieper pranë Khersonit.

"Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i një sulmi me zjarr nga formacionet e grupit të trupave Dnieper në drejtim të Kherson, u ndalua një tentativë zbarkimi e armikut në ishullin Bolshoy Potemkin, deri në 12 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Ukrainës. ata u vranë”, shpjegoi burimi.

Ora 11:38
BE jep 81 miliardë euro ndihmë për Ukrainën që nga konflikti

Bashkimi Evropian ka dhënë 81 miliardë euro ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë.

Sipas raportit, shuma përfshin mbështetje financiare dhe ndihmë ushtarake dhe humanitare.

Që nga fillimi i këtij viti, Ukraina ka marrë 13.5 miliardë euro ndihmë makro-financiare nga BE-ja, sipas Ministrisë së Financave të Ukrainës.

Ora 09:17
Rusia godet me dronë 3 rajone të Ukrainës

1696058262_droe.JPG

Rusia ka kryer një tjetër sulm me dronët Shahed 131/136 në territorin e Ukrainës.

 “Tridhjetë dronë sulmues u shkatërruan në zonën tonë të përgjegjësisë nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore: 20 në rajonin Vinnytsia, 6 në rajonin e Odessa, 4 në rajonin e Mykolaiv”, thuhet në kanalin Telegram të Forcave të Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës Jugore. Një zjarr i madh shpërtheu pas një goditjeje në një infrastrukturë në komunitetin Kalyniv. Nuk raportohet për viktima.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat