Lufta/ BE, paketë e dhjetë e sanksioneve kundër Rusisë, Zelensky: Putini do të eliminohet nga rrethi i tij

UKRAINË-  Alarmi kundërajror është aktivizuar në të gjithë territorin e Ukrainës, sipas asaj që është njoftuar nga autoritetet kompetente në vend. Alarmi është aktualisht në fuqi edhe në zonat e kontrolluara nga Kievi në rajonet Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, Kharkiv në Ukrainë. 

Paketa e 10 e sanksioneve është gati. Lajmin e bëri të ditur shefi i diplomacisë së BE, Borrell përmes një postimi në Tëitter.Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë fut në listën e zezë 121 individë dhe persona juridikë, vendos kufizime të reja të rëndësishme të importit/eksportit dhe ndalon ato që Borrell pretendoi se janë media ruse 'propagandë.  Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dërgojnë informacionin e mundshëm të armëve kineze në Moskë. Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden thotë se paralajmëroi homologun e tij kinez Xi Jinping për rreziqet që do të kishte Kina nëse vendos të jetë aleate me Rusinë.

“Kam pasur një bisedë të gjatë me të në verë. I thashë se nuk kishte një kërcënim, por një fakt i thjeshtë, 600 kompanitë që u larguan nga Rusia... Duhet të jetë i kujdesshëm, e ardhmja e Kinës, varet nga investimet perëndimore.”- u tha Biden gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti ukrainas Zelensky tha se është i bindur se presidenti rus Putin herët a vonë do të vritet nga rrethi i tij.

"Me siguri do të ketë një kohë kur brishtësia e regjimit të Putinit do të ndihet brenda Rusisë. Grabitqarët do të hanë grabitqarin. Ata do ta gjejnë një arsye për të vrarë vrasësin, por atyre do t'ju duhet një arsye," i tha Zelensky gazetarit Dmytro Komarov i cili bëri një dokumentar një vit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Gjithashtu edhe India "është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet për paqen në Ukrainë". Këtë e siguroi kryeministri Narendra Modi , pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Nju Delhi dhe një ditë pas apelit të Volodymyr Zelensky për një samit paqeje me praninë e Kinës dhe Indisë.

Shtetet e Bashkuara do të "përgjigjen" nëse Kina furnizon Rusinë me armë vdekjeprurëse në luftën kundër Ukrainës. Joe Biden tha në një intervistë se nuk e parashikon një lëvizje të tillë nga Kina por gjithsesi janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo gjejë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka thënë se nuk është racionale që Kina ta negociojë rezultatin e luftës në Ukrainë, kur është pyetur për propozimin kinez për paqe.

“Nuk e kemi parë ende, por nuk parashikoj një lëvizje të madhe nga Kina në furnizimin me armë Rusisë”, tha ai. Më pas Biden iu referua sanksioneve që vendet e tjera kanë marrë pasi kanë mbështetur Moskën. “Ne kemi shqiptuar dënime të rënda për këdo që e ka bërë këtë”, theksoi ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se do të shkojë në Kinë në fillim të prillit. Kreu i Elysee i kërkoi gjithashtu Pekinit të "na ndihmojë të bëjmë presion mbi Rusinë për të ndaluar agresionin dhe për të arritur paqen". Edhe residenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, do të vizitojë Kinën më 28 shkurt për një vizitë shtetërore.

Nga ana tjetër, Rusia ka ndërprerë të gjitha furnizimet me naftë për Poloninë. Kjo është bërë e ditur nga kompania kryesore polake e naftës, Pkn Orlen, e cila ka ndaluar marrjen e flukseve përmes tubacionit të Druzhbës. Por, për situatën në Rusi, ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Moska ka mbaruar stokun e saj të dronëve luftarakë të prodhuar nga Irani.Një depo municionesh ruse në Mariupol u shkatërrua dhe 50 ushtarë rusë u vranë dhe u plagosën rëndë në një sulm nga forcat ukrainase. Ndërkohë, Kievi pretendon se forcat ruse kanë ngritur një "dhomë torture" në qytetin Vasylivka në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore me qëllim dënimin e civilëve dhe presionin ndaj Ukrainës. Sipas Rusisë, Zvicra  e cila ka kërkuar të negociojë, nuk mund të luajë më një rol ndërmjetësues në krizën ukrainase pasi iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova .

Ish-komandanti i grupit mercenar rus Wagner Andrey Medvedev, i cili u arratis në Norvegji ku kërkoi azil, është arrestuar pasi dyshohet se kishte sulmuar një oficer policie jashtë një lokali në Oslo, sipas prokurorëve norvegjezë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
Kiev: Rusët ngritën dhomën e torturës në rajonin e pushtuar Zaporizhzhia

Kievi pretendon se forcat ruse kanë ngritur një "dhomë torture" në qytetin Vasylivka në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore me qëllim dënimin e civilëve dhe presionin ndaj Ukrainës. Kjo është denoncuar nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Kievit, duke thënë se Rusia ka intensifikuar persekutimin e civilëve në zonat e pushtuara. Prandaj, sipas ushtrisë ukrainase, rusët po ushtrojnë gjithnjë e më shumë presion mbi civilët dhe po bastisin shtëpitë e tyre në pjesët e pushtuara të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ora 20:35
Kiev/ Shkatërrohet depoja ruse e municionit në Mariupol

1677047593_2000.jpeg

Një depo municionesh ruse në Mariupol u shkatërrua dhe 50 ushtarë rusë u vranë dhe u plagosën rëndë në një sulm nga forcat ukrainase. Kështu ka bërë të ditur këshilltari i kryetarit të bashkisë në mërgim të qytetit në jug të vendit, Petro Andriushchenko , sipas të cilit në operacionin e mbrëmshëm janë shkatërruar edhe disa automjete të blinduara ruse.

Ora 19:08
Ja cila është dhoma e presidentit Zelensky nga fillimi i luftës

Presidenti Volodymyr Zelensky  ka treguar se ku jeton për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Në dokumentarin e tij, gazetari Dmytro Komarov  vizitoi apartamentin e tij në Bankova dhe tregoi një gardërobë ushtarake dhe një foto në tryezën e tij. Faqja e internetit ukrainase Tablo Id , pjesë e grupit  Ukrayinska Pravda , ka postuar disa foto të dhomës.

Ora 19:01
Ish-komandanti i grupit Wagner arrestohet sërish në Norvegji

Ish-komandanti i grupit mercenar rus Wagner Andrey Medvedev, i cili u arratis në Norvegji ku kërkoi azil, është arrestuar pasi dyshohet se kishte sulmuar një oficer policie jashtë një lokali në Oslo, sipas prokurorëve norvegjezë. Ai u arrestua në orët e para të së mërkurës. Rrethanat e sakta të përleshjes nuk u specifikuan, por, sipas të dhënave të gjykatës, Medvedev, i dehur, i rezistoi arrestimit dhe më pas sulmoi fizikisht oficerët e policisë sapo mbërriti në stacion. Gjyqi është caktuar për 25 prill.

Ora 17:50
Zelensky: Putin do të eliminohet nga rrethi i tij

1676876055_WhatsAppImage20230219at18.04.36kt7DU340012661900052vB656x492CorriereWebSezioni.jpeg

Presidenti ukrainas Zelensky tha se është i bindur se presidenti rus Putin herët a vonë do të vritet nga rrethi i tij.

"Me siguri do të ketë një kohë kur brishtësia e regjimit të Putinit do të ndihet brenda Rusisë. Grabitqarët do të hanë grabitqarin. Ata do ta gjejnë një arsye për të vrarë vrasësin, por atyre do t'ju duhet një arsye," i tha Zelensky gazetarit Dmytro Komarov i cili bëri një dokumentar një vit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ora 16:39
BE miraton paketën e re të sanksioneve, fut në ‘listën e zezë’ 121 individ, mes tyre shtatë entitete iraniane

Bashkimi Evropian miratoi sot një paketë të re sanksionesh me dhjetë masa shtesë kufizuese për Rusinë duke i dhënë një kthesë tjetër qeverisë ruse dhe atyre që janë përgjegjës për luftën e vazhdueshme. Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë fut në listën e zezë 121 individë dhe persona juridikë, vendos kufizime të reja të rëndësishme të importit/eksportit dhe ndalon ato që Borrell pretendoi se janë media ruse 'propagande'.

Këshilli i BE-së tha në faqen e tij të internetit më 25 shkurt se paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë “imponon ndalime të mëtejshme të eksportit për teknologjinë kritike dhe mallrat industriale, të tilla si elektronika, automjetet e specializuara, pjesët e makinerive, pjesë këmbimi për kamionë dhe motorë reaktivë, si dhe mallra për sektorin e ndërtimit, të cilat mund t'i drejtohen ushtrisë ruse.

Për herë të parë ndonjëherë, ‘lista e zezë’ e BE-së do të “përfshijë shtatë entitete iraniane që prodhojnë mjete ajrore pa pilot, të cilat janë përdorur nga ushtria ruse”.

Ora 15:55
Rusia: Zvicra nuk mund të ndërmjetësojë për paqe pas sanksioneve që i vendosi Rusisë

Zvicra nuk mund të luajë më një rol ndërmjetësues në krizën ukrainase pasi iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova .

"Zvicra që i është bashkuar sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme të Perëndimit kundër Rusisë nuk është më një shtet neutral dhe nuk mund të luajë asnjë rol ndërmjetësues në kontekstin e krizës së Ukrainës," tha Zakharova në përgjigje të faqes së internetit të ministrisë.

Në Gjenevë, siç raportoi Cassis, negociatat e paqes gjithashtu kanë filluar "në diskrecionin më të madh" midis rusëve dhe ukrainasve, megjithëse jo në nivelin më të lartë.

Ora 15:19
Mbretëria e Bashkuar: Rusisë i kanë mbaruar dronët luftarakë të prodhuar nga Irani

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Moska ka mbaruar stokun e saj të dronëve luftarakë të prodhuar nga Irani.

Në një përditësim, Ministria e Mbrojtjes tha se dronët nuk janë përdorur në Ukrainë për rreth  10 ditë.

Trupat ukrainase thanë se kishin rrëzuar të paktën 24 dronë nga fundi i janarit deri në fillim të shkurtit dhe "pikat" u shkatërruan në fillim të vitit. Ministria e Mbrojtjes thotë se mungesa e aktivitetit të dronëve në ditët e fundit tregon "se Rusia ka pakësuar stokun e saj aktual" dhe "ka të ngjarë të kërkojë një furnizim".

Armët shihen nga Rusia si "mashtrime të dobishme" të cilat mund të drejtojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës nga raketat më efektive ruse, shtoi Ministria e Mbrojtjes.

Ora 15:01
Rusia ka ndërprerë të gjitha furnizimet me naftë për Poloninë

1677333698_dgk.PNG

Rusia ka ndërprerë të gjitha furnizimet me naftë për Poloninë. Kjo është bërë e ditur nga kompania kryesore polake e naftës, Pkn Orlen, e cila ka ndaluar marrjen e flukseve përmes tubacionit të Druzhbës. Në Twitter, CEO, Daniel Obajtek, e bëri të ditur këtë lajm.

"Rusia ka bllokuar të gjitha furnizimet", rrethanë për të cilën "ne ishim të përgatitur". Drejtori i Përgjithshëm i Pkn Orlen shpjegoi se rafineritë do të furnizohen nga deti dhe se nuk do të ketë pasoja për konsumatorët.

Tubacioni Druzhba, i cili furnizon Poloninë, Gjermaninë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, ishte përjashtuar nga sanksionet evropiane, për të akomoduar vendet që kanë mundësi të kufizuara për furnizime alternative. Pas reduktimit në muajt e fundit, Polonia ishte vetëm 10% e varur nga furnizimet ruse të naftës.

Ora 13:57
Kryeministri indian pas negociatave me Scholz: Gati për të kontribuar në përpjekjet për paqen në Ukrainë

1677329866_ejf.PNG

India "është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet për paqen në Ukrainë". Këtë e siguroi kryeministri Narendra Modi , pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Nju Delhi dhe një ditë pas apelit të Volodymyr Zelensky për një samit paqeje me praninë e Kinës dhe Indisë. “Që nga fillimi i konfliktit, India ka theksuar nevojën për zgjidhjen e krizës përmes dialogut dhe diplomacisë”, nënvizoi Modi.

Ora 12:58
Borrell: U miratua paketa e dhjetë e sanksioneve të BE për Rusinë

1676915600_borrel.JPG

Paketa e 10 e sanksioneve është gati. Lajmin e bëri të ditur shefi i diplomacisë së BE, Borrell përmes një postimi në Twitter.

“Është miratuar paketa e dhjetë e sanksioneve të BE-së. 121 persona dhe subjekte të listuara, kufizime të reja të rëndësishme importi/eksporti, ndalim i shpërndarjes së propagandës ruse. Ne mbetemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të goditur makinën e luftës ruse," njofton ai.

Ora 12:56
Macron do të shkojë në Kinë në fillim të prillit

1677326233_wnakk.PNG

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se do të shkojë në Kinë në fillim të prillit. Kreu i Elysee i kërkoi gjithashtu Pekinit të "na ndihmojë të bëjmë presion mbi Rusinë për të ndaluar agresionin dhe për të arritur paqen".

Ora 10:33
Kievi: Moska dyfishon anijet në Detin e Zi, përgatit sulmin

1677317658_kiev.PNG

Ushtria ukrainase u shpreh se dje se Rusia ka dyfishuar numrin e anijeve të vendosura në mënyrë aktive në Detin e Zi dhe parashikoi se kjo mund të ishte një përgatitje për më shumë sulme me raketa. Këtë e raporton The Guardian .

"Në Detin e Zi, flota e anijeve luftarake është dyfishuar që nga e enjtja: tani ka tetë anije," tha komanda ushtarake në rajonin jugor në një përditësim në Facebook, "kjo mund të tregojë se sulmet me raketa dhe sulmet po përgatiten nga dronët. ”, tha ai. Një nga anijet është një fregatë e armatosur me tetë raketa Kalibr, tha komanda ushtarake e Jugut.

Ora 09:02
Bien sirenat e alarmit në të gjithë Ukrainën

1677236882_64745299403.jpeg

Alarmi kundërajror është aktivizuar në të gjithë territorin e Ukrainës, sipas asaj që është njoftuar nga autoritetet kompetente në vend. Alarmi është aktualisht në fuqi edhe në zonat e kontrolluara nga Kievi në rajonet Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Ora 08:53
Biden kundër planit kinez: Po e duartroket Putini, si mund të jetë i mirë? S’është racional

1677311612_0aec81fba0444d64ae06547f12bf2ddd.jpg

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka thënë se nuk është racionale që Kina ta negociojë rezultatin e luftës në Ukrainë, kur është pyetur për propozimin kinez për paqe.

“Putini është duke e duartrokitur atë, prandaj si mund të jetë i mirë? Ideja që Kina do ta negociojë rezultatin e një lufte që është tërësisht luftë e padrejtë për Ukrainën, thjesht nuk është racionale”- tha presidenti amerikan.

Ora 08:38
Lukashenko do të vizitojë Kinën

1677310728_6894.jpg

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, do tw vizitojw Kinwn mw 28 shkurt për një vizitë shtetërore. Lukashenko është një aleat i ngushtë i liderit rus, Vladimir Putin, dhe ka mbështetur pushtimin e Ukrainës nga Moska .

G.MO/F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hitleri, Mussolini dhe Putini: 25/02/2023 19:37

    Hitleri beri luften per te vendosur "Rendin e RI" ne bote Mussolini beri luften per te vendosur " Rendin e Ri" ne bote. Putini po ben lufte per te vendosur " Rendin e Ri ne bote". Hitleri e Mussolini kenaqeshin duke bere parada me tanke e armet qe kishin. Putini ben te njejten gje. Hitleri e Mussolini benin metingje me shume flamuj ku deklaroheshin shpetues te popullit dhe thirrnin " Rrofte fitorja". "Sieg heil", Vinceremo. Te njeten gje ben Putini duke deklaruar se "Do te fitojme". Pyes komentuesit dhe redaksine : Cili eshte ndryshimi ndermjet Hitlerit, Mussolinit dhe Putinit?. Une nuk shoh asnje ndryshim ndermjet Hitlerit, Mussolinit dhe Putinit.Ka me qindra video ne Youtube qe deshmojne se jane te tre njesoj dhe Putini paraqet rrezikun e ri per njerezimin.

    Përgjigju
  • Zelensky kukulla: 25/02/2023 17:57

    Nuk e kuptoj si mund te vendoset president nje person qe nuk ka asnje lloj lidhje me politiken , ky idiot qe sot po e bejne hero nuk duhet te kishte lejuar kurresesi qe lufta te fillonte , duhej te gjente nje zgjidhje diplomatike por kur te vendos amerika do te thote qe je gur shahu asgje tjeter. Do zoti ndalon kjo lufte se po vriten shume djem per interesat e disa plerave

    Përgjigju
  • Tata: 25/02/2023 13:15

    Ne rusi lane kockat shume lakmiqare,sepse ruseve su miren dot celesat e shtepise se tyre. Propoganda vlen,por memoria humane eshte e pa tjetersueshme sepse eshte shkruar me gjakun e shumicave qe dhane jeten per tokat e tyre. Amerika nuk ka kete memorie,ndaj dhe ben gabim llogarite.

    Përgjigju
    • Landi: 25/02/2023 13:50

      Doktrina ushtarake ruse ka qene perhere “ se cajme t…. sa ushtare humbim “ , shiko sa ushtare ka humbur ne luften e 2 boterore nga ku dolen “ fitues” . Jane kryesisht ushtri mbrojtese dhe kete po e tregojne edhe ne Ukraine .

  • Lluka: 25/02/2023 09:48

    Keta po refuzojne cdo negocim, keta duan vete te vazhdoje lufta, por cdokush qe shan ameriken eshte spiun i Putinit.

    Përgjigju
  • Kinezi: 25/02/2023 08:26

    Kina se qeth fare nga njeri o plakush , ju genjen mendja ju se mendoni se jeni te paret akoma por gjerat kane ndryshuar shume

    Përgjigju
    • Gimi: 25/02/2023 13:48

      Kinezet nuk jane popull per lufte po per pune , gjate gjithe historise se tyre jane dominuar nga Japonia mgjths me 10 fishin e popullsise , thjesht nuk kane ADN lufte.Hidhi nje sy “ arsenalit” ushtarak te Kines se ka akoma tanket T54 qe ka patur Shqiperia dhe avionet Mig 21 .Te ishin aq te forte sa thua ti e kishin marre Tajvanin se pak kilometra larg e kane .

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?