Sot është dita e negociatave të shumëpritura mes SHBA-Iran në Islamabad, Pakistan. Presidenti i SHBA-së Donald Trump i uroi fat zëvendësit të tij JD Vance, i cili kryeson delegacionin amerikan, së bashku me të dërguarin special Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, pas mbërritjes së tij në Islamabad tha se Teherani ka qëllime të mira po nuk i beson Trump.

"Ne kemi qëllime të mira, por nuk u besojmë atyre. Përvoja jonë në negociatat me amerikanët ka përfunduar gjithmonë me dështim dhe premtime të thyera", tha Ghalibaf.

Trump ripërsëriti kundërshtimin për vendosjen e taksave në Ngushticën e Hormuzit duke kujtuar se ato janë ujëra ndërkombëtare. Më tej ai deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet "shumë shpejt", me ose pa bashkëpunimin e Iranit.

"Nuk do të jetë e lehtë. Do të thoja këtë: Ne do të jemi në gjendje ta rihapim (ngushticën) shumë shpejt”, tha Trump duke shtuar se edhe vendet e tjera janë të gatshme të ndihmojnë.

Ngushtica e Hormuzit është një pikë e rëndësishme tranziti për naftën globale dhe çdo ndërprerje e trafikut detar ka efekte të menjëhershme në çmimet e energjisë dhe stabilitetin e furnizimeve globale.

Ndërkohë edhe delegacioni iranian i përbërë prej 71 anëtarësh ka mbërritur në Islamabad. Grupi përfshin negociatorë të lartë, këshilltarë teknikë, përfaqësues të medias, si dhe personel diplomatik dhe të sigurisë.

Ekipi negociator udhëhiqet nga Kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe përfshin Ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi, Guvernatorin e Bankës Qendrore Abdolnaser Hemmati, Sekretarin e Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare Ali Akbar Ahmadian, Zëvendës Ministrin e Jashtëm Kazem Gharibabadi dhe zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei.

Bisedimet e planifikuara për sot, të ndërmjetësuara nga Pakistani, vijnë në mes të tensioneve të larta rajonale dhe synojnë të konsolidojnë një armëpushim të brishtë pas javësh konflikti dhe paqëndrueshmërie.

Teherani ka vendosur dy kushte ndaj SHBA-ve: Izraeli të ndalë sulmet në Liban dhe zhbllokimin e aseteve para fillimit të bisedimeve. Trump paralajmëroi se nëse negociatat dështojnë, do ta sulmojnë fuqishëm Iranin.

Ndërkohë Forbes thotë se më 9 prill, një dron MQ-4C Triton i Marinës Amerikane, një nga më të shtrenjtët në flotën amerikane, ndërsa patrullonte Ngushticën e Hormuzit, u zhduk sipas raporteve të sistemit të gjurmimit të fluturimit FlightRadar. Sipas Forbes, nuk ka konfirmim zyrtar nëse droni u rrëzua, u qëllua nga një raketë iraniane, apo nëse arriti të rikuperohej dhe të kthehej në bazë.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:01
Media: Droni amerikan zhduket pa gjurmë në Hormuz

Prestigjozja Forbes thotë se më 9 prill, një dron MQ-4C Triton i Marinës Amerikane, një nga më të shtrenjtët në flotën amerikane, ndërsa patrullonte Ngushticën e Hormuzit, u zhduk pas gjurmë sipas raportit të sistemit të gjurmimit të fluturimit FlightRadar.

Sipas Forbes, nuk ka konfirmim zyrtar nëse droni u rrëzua, u qëllua nga një raketë iraniane, apo nëse arriti të rikuperohej dhe të kthehej në bazë.

Sipas vlerësimeve të Forbes, çdo dron Triton i kushtoi administratës amerikane afërsisht 400 milionë dollarë.

Ora 08:54
Teherani: Kemi qëllime të mira, por nuk i besojmë SHBA-ve

Foto:Mohammad Bagher Ghalibaf

Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, pas mbërritjes së tij në Islamabad tha se Teherani ka qëllime të mira po nuk i beson SHBA-ve.

"Ne kemi qëllime të mira, por nuk u besojmë atyre. Përvoja jonë në negociatat me amerikanët ka përfunduar gjithmonë me dështim dhe premtime të thyera", tha Ghalibaf.

Ora 08:44
Mediat iraniane: Bisedimet SHBA-Iran mund të shtyhen pasdite

Foto: Flamuri i SHBA-së dhe Iranit

Bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Islamabad ka të ngjarë të shtyhen. Ndryshe nga raportimet e mëparshme, negociatat pritet të fillojnë këtë pasdite, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim.

Ndërkohë sipas Mehr, delegacionet iraniane dhe amerikane pritet të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif.

Pasi të përfundojnë këto formalitete fillestare diplomatike, do të fillojë faza kryesore e negociatave indirekte.

Ora 07:44
Izraeli: Nuk ka negociata për armëpushim me Hezbollahun

1775816649_liban.jpg

Izraeli ka rënë dakord të fillojë bisedime zyrtare për paqe me Libanin të martën e ardhshme në Uashington, por Hezbollahu nuk do të marrë pjesë, tha ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara.

"Izraeli ka refuzuar të diskutojë një armëpushim me organizatën terroriste Hezbollah, e cila vazhdon të sulmojë Izraelin dhe është pengesa kryesore për paqen midis dy vendeve", tha ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara, Michael Leiter.

Sipas një deklarate nga zyra e presidentit libanez, bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të të planifikuara për të martën pritet të përqendrohen në një armëpushim në konfliktin midis Izraelit dhe Libanit