Pas hyrjes së 300 ushtarëve rusë në Pokrovsk, Kievi tërhiqet edhe në rajone të tjera. Forcat ukrainase të mbrojtjes në jug njoftuan se janë tërhequr nga pozicionet pranë pesë vendbanimeve në rajonin e Zaporizhzhias, për shkak të intensifikimit të sulmeve ruse, ekspozimit më të madh ndaj zjarrit dhe për të mbrojtur jetën e personelit. Ndërkohë, Sergei Lavrov iu rikthye temës së testeve të armëve bërthamore. Ai tha këtë të martë se nëse ndonjë fuqi bërthamore do të kryejë prova bërthamore, Rusia do ta bëjë të njëjtën gjë. Mediat pohojnë se SHBA po shtyn për të hequr nga teksti i rezolutës vjetore të OKB-së mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës.
Në një ndryshim të papritur qëndrimi, administrata Trump po shtyn për të hequr nga teksti i rezolutës vjetore të OKB-së mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës dhe termin “agresion”, shkruan Kyiv Post. Rezoluta vjetore, e paraqitur nga Ukraina në Komitetin e Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka qenë prej vitesh një shtyllë diplomatike, që riafirmon mbështetjen ndërkombëtare për sovranitetin e vendit. Vitin e kaluar, SHBA-të iu bashkuan edhe 77 vendeve të tjera në mbështetje të rezolutës, ndërsa tani Uashingtoni dëshiron që teksti të riformulohet, duke përdorur një përkufizim më të gjerë të termit “lufta në Ukrainë”.

"Fokusi ynë kryesor tani është i përqendruar te Pokrovsk dhe rajoni i Zaporizhzhias, ku rusët po rrisin numrin dhe intensitetin e sulmeve”, shkroi në X presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shpjeguar se kishte marrë raportin e komandantit të përgjithshëm Oleksandr Syrskyi. “Situata atje mbetet e vështirë, pjesërisht për shkak të kushteve meteorologjike që favorizojnë sulmet”, shtoi Zelensky, duke theksuar se “vazhdojmë të luftojmë okupatorin dhe falënderoj çdo njësitë tona, çdo luftëtar që mbron pozicionet ukrainase”. Zelensky përshkroi “situatën në Kupyansk si disi më të lehtë: forcave tona u janë njohur rezultate atje” dhe “me komandantin e përgjithshëm diskutuam gjithashtu përgatitjet për sulmet tona në thellësi: drejtime specifike dhe rezultatet që presim”.
Report from Commander-in-Chief Oleksandr Syrskyi.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 11, 2025
The front: our main focus right now is on the Pokrovsk direction and the Zaporizhzhia region, where the Russians are increasing the number and scale of assaults. The situation there remains difficult, in part because of weather…
Komente










/BENI/,Zoti e ruajte Shqiperine e boten nga njerez qe mendojne si ju!!
PërgjigjuTi mashtron kot se heret apo vone e verteta del , mos i vri kot djemte e nenave po bjer dakord me Putin sa nuk eshte vone
Përgjigju