Në Spanjë vijon një garë e ashpër mes Barcelonës dhe Real Madrid për Neymar. Së fundmi Paris SG ka refuzuar 100 mln euro plus kartonat e Bale, Rodriguez dhe Navas, por sipas ‘Marca’ ‘galaktikët’ po përpilojnë një tjetër ofertë. Këtë herë për Paris SG do të afrohen 100 mln euro, Navas, Joviç dhe kartoni i një tjetër lojtari të paidentifikuar.
Ndërkohë gazeta tjetër katalanase ‘Sport’ shkruan se Barcelona i ka kërkuar Neymar-it të shprehë publikisht dëshirën e tij për t’u rikthyer në ‘Camp Nou’. Barcelona mbahet fort pas dëshirës së futbollistët, por hapet më konkret po i bën Reali i Madridit.