'Luftë e ftohtë' te PSG-ja, Enrique 'shkarkon' Verrattin: Me mua nuk luan më

'Luftë e ftohtë' te PSG-ja, Enrique 'shkarkon' Verrattin: Me mua nuk luan më

Marco Verratti

Marco Verratti nuk bën pjesë në planet e Luis Enriques dhe pritet që pas 11 vitesh të lërë PSG-në. Gjithçka vjen në një kohë kur Neymar u largua në Arabinë Saudite, teksa edhe destinacioni i italianit pritet të jetë te vendi ku paratë burojnë nga burimet e naftës.

Sipas Le Parisien, trajneri spanjoll i ka kërkuar largimin Verrattit, kjo edhe në praninë e drejtorit sportiv Luis Campos. Përveç faktit që italiani kërkoi dyfishim page, një tjetër aspekt pse PSG është në "luftë të ftohtë" me të, vjen për arsyen se ai i doli në krah Kylian Mbappe, kur te PSG e kishin shpallur "non grata".

Megjithëse mesfushori ishte pjesë e turit aziatik, media franceze citon trajnerin Enrique t'i ketë thënë futbollistit se "ai nuk bën pjesë në planet e tij dhe se nuk do luajë sa të jetë ai trajner".

Tanimë Al Hilal është në garë për shërbimet e tij, me kontratën e 30-vjeçarit që skadon në verën e 2026.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena