Luftë kancerit! Beqaj: Ende s'jam
ministër shëndeti, por sëmundjeje

Luftë kancerit! Beqaj: Ende s'jam<br />ministër shëndeti, por sëmundjeje
TIRANË - “Ende nuk e ndjej veten ministër shëndeti, unë jam ministër sëmundje”. Me këtë shprehje, ministri Ilir Beqaj çeli Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për sensibilizimin në luftën kundër kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës. Në sinkron me moton e kësaj konference  “Të vendosur kundër kancerit - krahas gruas për parandalim”, edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj drejtoi gishtin nga vetja se duhet bërë ende më shumë për parandalimin e sëmundjes dhe jo thjesht rendjen pas saj, siç kanë bërë edhe vijojnë të bëjnë sipas tij, shumë ministra të tjerë. Përgjegjësinë duhet ta marrin të gjithë, shtoi ministri, dhe të kthejnë vëmendjen tek shëndeti dhe jo sëmundja. 

Të pranishëm në këtë konferencë ishin mjekët më të mirë shqiptarë dhe italianë, të cilët dhanë informacione të rëndësishme për parandalimin e këtyre sëmundjeve. Mes tyre ishin dhe dy mjekët italianë Alberto Luini dhe Maria Giovanna Gatti te Insituti italiani i Onkologjise (IEO), si dhe aktivistja në mbrojtje të grave, ish-deputetja italiane Paola Concia e cila referoi mbi parandalimin e kancerit nëpërmjet sportit dhe stilit të jetës, si dhe mjekët shqiptarë doktoreshë Mirela Rista (Spitali Obstertrik Gjinekologjik "Koço Gliozheni") dhe doktor Helidon Nina (QSUT). Po ashtu fjalë përshëndetëse mbajti edhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqesuese e Përhershme e UNFPA Zineb Toumi-Benjelloun. Ajo u shpreh se është mjaft e rëndësishme që të tregohet kujdes dhe të jemi sa më pranë grave me kancer përmes politikave mbështetëse.

"Strategjia e kurimit të kancerit të gjirit ka të bëjë me diferencimin mes kancerit të gjirit dhe kancerit cervikal. për këtë janë trajnuar qindra mjekë. po ashtu edhe teknologjia po avancon ccdo ditë. stigma ndaj dukurisë së kancerit ka filluar të zhduket por është e rëndësishme të themi se duhet tu qëndrojmë sa më pranë të jetë e mundur grave që kanë kancer dhe ti mbajmë ato afër përmes politikave shoqërore mbështetëse. Ne gratë duhet të jemi gjitmonë bashkë në këtë luftë"-tha Benjelloun
 

beqaj

Shoqëria - tha ministri Beqaj - duhet të ecë drejt një tjetër kulture të ushqyeri.

Qeveria ka hyrë në gjysmën e dytë të mandatit, është një moment edhe për të raportuar për këtë dy vet. Unë besoj se me përpjekjet e bëra mbetet ende më shumë për tu bërë, sepse nëse gjithë qeveritarët i masin ato çfarë bëjnë me volume është e rëndësishme të kthehen në investime reale në përmirësimin e shëndetit. Tetori është zgjedhur si një muaj që nxit shoqëritë të bëjnë më shumë përpjekje për tu ndërgjegjësuar për kancerin e gjirit. Sëmundjet tumorale kanë qenë të përcaktuara drejtpërdrejt që në dokumentet e parë të programit të qeverisë në shtator të 2013-ës. U angazhuam të bindur që qasja më e mirë është parandalimi. Për këtë u angazhuam që të bënim më shumë. Në këto dy vjet ende nuk e ndjej veten ministër shëndeti, unë jam ministër sëmundje. Madje besoj se shumë të tjerë vazhdojnë të jenë ministra sëmundjesh, të gjëmojnë pas sëmundjeve. Statistikisht prezantuam çfarë kemi bërë dhe në këto dy vjet rritja është 20 % më shumë. Pyes veten, a mjafton? Nëse nuk e kthejmë në rezultate në shëndet do jemi pjesë e një vorbulle ku politika përfshihet. Vetëm në 9 muajt e këtij viti kemi bërë më shumë se 12 muajt e vjetshëm dhe të parvjetshëm. Jemi përpjekur të shtrijmë shërbimin e kimioterapisë edhe në disa spitale të vendit. Kapacitetet tona në QSUT nuk mund të jenë të pakufizuara”, - tha Beqaj.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Institutin e Shëndetin Publik, Shërbimin e Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Shoqatën e Onkologëve të Shqipërisë, Institutin Evropian të Onkologjisë në Milano (IEO) dhe nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNFPA
beqaj kanceri gjirit

Ministri ju drejtua të pranishmëve në sallën e Sheraton, mjekëve më të mirë shqiptarë e italianë, gazetarëve, qytetarëve të thjeshtë e veçanërisht grave: Secili prej nesh këtu që ka një eksperiencë me sëmundjen e kancerit të ngrejë dorën...Jemi shumë - tha ministri duke theksuar edhe njëherë se kjo kauzë nuk duhet t’i përkasë vetëm ministrit, por gjithë shoqërisë përmes sensibilizimit parandalues të sëmundjes.

“Nuk i shmangem përgjegjësive si ministër, po nuk mund  t’i përkasë vetëm një qeverie dhe një ministri, duhet t’i përkasë gjithë shoqërisë, për arsye sociale e ekonomike. Pavarësisht se me çfarë mjetesh financiare e përballojmë sëmundjen, të shtetit, të sigurimit privat apo të xhepit janë para që duhet të fillojmë t’i përdorim në një mënyrë më të mençur. Edhe parandalimi është prapë pjesë e sëmundjes”, - tha Beqaj.

beqaj konferenca kanceri gjirit

Luftimi i duhanpirjes ishte një ndër prioritetet e këtij dy vjeçari të mandatit të qeverisë, por për ministrin e Shëndetësisë Beqaj duhet bërë më shumë për të përballur drejtpërdrejt risqet kryesore që çojnë drejt sëmundjeve të rënda për tu përballuar, siç është edhe kanceri i gjirit. Nëse nuk përballemi me tre faktorët kyç të riskut: Duhani, alkooli dhe obeziviteti – tha Beqaj – do të vazhdohet të rendet drejt sëmundjes. Ministri ngriti edhe të tjera shqetësime siç janë burimet e shtrënguara financiare, infrastrukturore dhe njerëzore.

“Raporti i OBSH-së 2015 tre deklaron faktorë risku: Duhan, alkool obezivitet. A bëjmë sa duhet për këto? Jo, as ne si ministër Shëndetësie, detyrohemi të rendim pas sëmundjes. Unë besoj se kemi bërë përpjekje efektive për të kufizuar duhanpirjen. Tani duhet të masim a ka rënë duhanpirja në Shqipëri, a është rritur mosha kur fillon për herë të parë? Në qoftë se nuk e ndërtojmë të gjithë qasjen tonë rreth përballjes me këto tre risqe do të vazhdojmë të rendim pas sëmundjes, do të vazhdojmë të jetojmë dhe të punojmë në mjedise me burime të shtrënguara financiare, infrastrukture dhe njerëzore. Një pjesë e tyre edhe po t’i kemi paratë nuk bëhen për një vit. Prej pak javësh në Nju Jork Kombet e Bashkuara midis 17 objektivave kryesorë për herë të parë kanë një objektiv të drejtpërdrejt që lidhet me shëndetin dhe mirëqenien. Bota e zhvilluar vendosi që deri në vitin 2030 do të kemi 17 objektiva për një zhvillim të qëndrueshëm midis tyre është edhe objektivi 3: sigurinë e jetës së shëndetshme dhe nxitja e mirëqenies për gjithë njerëzit në çdo moshë. Sot që ne flasim OBSH po organizon një takim në Bjellorusi për të përkthyer këtë objektiv në detyra konkrete. Dje shoqata amerikane e kancerit ka përditësuar rekomandimet e veta për depistimin e kancerit, ka një vlerësim të ri se kur duhet të fillojë mbi moshën 40-45 vjeç dhe si duhet ndjekur pas 55 vjeç”, theksoi Beqaj.

beqaj

Kërkesa e ministrit - Duhet të përpiqemi ta përdorim sa më pak në fjalorin tonë fjalën kancer, kur flasim për një fenomen jashtë shëndetësisë dhe përdorim fjalën kancer ata që janë të sëmurë kam bindjen që ndihem më mirë. Ti heqim këto stigma.

Ministri Beqaj tha se në investimi më i rëndësishëm në këto dy vite është ai për akseleratorin linear në shërbimin e Onkologjisë.

“Një investim 5.7 milionë dollarë, që përfshin ndërtimin e godinës së bunkerit, vendosjen e pajisjes, aktualisht po bëhen punimet e instalimit. Vetë godina të ketë mundësi për një akselerator të dytë. Nga agjencitë bërthamore në Vjenë do të kemi një çift pajisjesh që të japim një shërbim cilësor. Edhe bunkeri do kohë, të projektohet, të merret leja e ndërtimit të prokurohet dhe në këto dy vjet ka njerëz që sëmuren e nuk ja dalin ta përballojnë”, tha Beqaj.

Nga kjo konferencë ministri i Shëndetësisë përshëndeti ish-ambasadorin italian në vendin tonë Massimo Gaiani, i cili la Tiranën vetëm një ditë më parë pasi i përfundoi mandati i kryediplomatit. Pavarësisht se nuk është prezent, - tha Beqaj, - falënderimet i adresohen pasi ky aktivitet “realizohet falë edhe mbështetjes nga projekti IADSA i konvertimit të programit të borxheve që mbështetet luftën lundër sëmundjeve tumorale”

beqaj kanceri gjirit

Alban Ylli, specialist pranë Institutit të Shëndetit Publik tha se gjatë vitit 2014 janë bërë 500 ndërhyrje kirurgjikale për kancerin e gjirit, por pavarësisht këtij numri të lartë, Ylli tha edhe një lajm të mirë: “Faza e avancuar e kancerit mbi 5 centimetra është thuajse në zhdukje”. Në këtë kontest, Ylli tha se sensibilizimi i grave për tu kujdesur për shëndetin e tyre duke parandaluar kancerin e gjirit, po njeh rritje gjithnjë e më shumë.  “Aty ku ndodh ndërgjegjësimi si me magji fillon edhe një përmirësim i parametrave të kapjes në kohë të kancerit të gjirit”, tha Ylli. Media ka dhënë një kontribut të madh për parandalimin e Kancerit të gjirit shprehet ai.  Sipas tij tani janë qytetarët ata që kërkojnë më shumë informacion dhe drejtohen për kontrolle tek mjeku.
 
“Në 2014 janë 500 ndërhyrje kirurgjikale. Për rastet e reja të identifikuara pavarësisht nga luhatjet do të vërenim një rritje të qëndrueshme të rasteve të reja të identifikuara tek Onkologjiku. Për 2014 kemi bërë një vlerësim. Bazuar në disa principe statistikore besojmë se është shifra më afër realitetit. Totali i shërbimeve të kryera duket që pesha në sistemin shëndetësor shqiptar është duke u rritur. Është e mundur ta kthejmë mbrapsh një prirje të rrezikshme të kancerit të gjirit. Para 3 vjetëve në një diskutim na është tërhequr vëmendja mbi përpjekjet që po bënim për të rritur ndërgjegjësimin për shenjat e kancerit të gjirit. Në Shqipëri ende kanceri i gjirit kapet në diametrin 2-5 centimetra. Por ka një gjë, faza e avancuar e kancerit mbi 5 centimetra është thuajse në zhdukje.  2012-2013 nuk kemi gjetur kancer që kapet mbi 5 centimetra. ¼ e tyre kapet në 0.2 centimetra. Edhe periudha që unë po e quaj primitive, është duke u tejkaluar, na ngelet të verifikojmë se çfarë po ndodh në Shqipëri mbas ndërhyrjeve të fundit. Në Shqipëri gjatë tre viteve të fundit kemi ndërhyrë në të gjithë territoret e vendit me trajnime. Një numër i madh grash është duke përdorur shërbimet. Është me dy pamje përpjekja për kontrollet për kancerin e gjirit: Është e domosdoshme të përmirësohet cilësia e shërbimit shëndetësor, por nga ana tjetër ka të bëjë me ndërgjegjësimin e popullatës, një fenomen se besojmë se është duke u përmirësuar vitet e fundit. Për kancerin e gjirit flitet pafundësisht, mediat janë duke u shndërruar në kampionë të luftimit të kancerit të gjirit”, tha Ylli.

beqaj kanceri gjirit

"E intentifikojmë se kush është nyja e parë limfatike që mund të preket nga qelizat kancerogjene. Përmes një sonde ne jemi në gjendje që të identifikojmë me shumë saktësi dhe ta heqim atë, ta cojmë tek patologu për të zbuluar sëmundjen dhe për të kryer më pas të gjitha veprimet e nevojshme", u shpreh mjeku italian Alberto Luini. 

beqaj kanceri gjirit

"Ne kemi në dorë shëndetin tonë dhe mund të kujdesimi për të përmes mënyrës së të ushqyerit dhe sportit. Në bazë të cdo vakti duhet të jenë këto ushqime: Frutat, perimet, sallata dhe drithërat. Po ashtu sporti është shumë i rëndësishëm. Mos më thoni që nuk keni para sepse ecja, vrapimi apo xhirot me bicikletë nuk ju kushtojnë asgjë por ju ndihmojnë për shëndetin", tha aktivistja Paola Concia. "Sporti dhe aktiviteti fizik eshte si nje ilaç qe mjeket duhet ta urdhërojnë për të parandaluar çdo ilaç tjetër" tha ajo.

beqaj kanceri gjirit
 Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

Kanceri i gjirit nuk është rreziku i vetëm që u kanoset grave pasi edhe kanceri i gjirit të mitrës është një tjetër problem shqetësues e për këtë mjekia onkologe Mirela Rista pranë spitalit “Kiço Gliozheni” theksoi rëndësinë e kryerjes së Pap testit nga të gjitha gratë për të parandaluar problemet.

"Një limit i rëndësishëm i depistimit është ai që nuk tregon origjinën. Depistimi në pap test nuk e tregon se kush mund të gjejë shkaktarin e këtij kanceri, e kësaj gjendjeje para kanceroze. Dihet që nga infeksioni i papilomës virale mund të jenë të jenë të riskuara të gjitha gratë që nga nisja e aktivitetit të tyre seksual dhe gjatë gjithë jetës"-tha doktoreshë Rishta.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane