'Luftë' lojërave të fatit në Berat, goditen 4 raste, nën hetim 4 pronarë lokalesh

'Luftë' lojërave të fatit në Berat, goditen 4 raste, nën hetim 4 pronarë lokalesh

Policia Berat

Katër raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online janë goditur nga policia e Beratit dhe Kuçovës. Uniformat blu bëjnë me dije se 4 pronarët e lokaleve në të cilët ushtrohej aktiviteti i paligjshëm janë vënë nën hetim.

"Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Berat dhe Kuçovë proceduan penalisht shtetasit J.L., 40 vjeç, banues në Berat, A.G., 22 vjeç, banues në Kuçovë, E.D., 30 vjeç, banues në Polovinë, Kuçovë dhe N.V., 34 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokaleve që ata administronin u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online", njofton policia.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 aparate celular të cilët dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë