Trafikantët dhe policia kanë shkëmbyer zjarr gjatë operacionit, por në fund janë dorëzuar përballë autoriteteve greke, ndërsa një shqiptar ka mbetur i plagosur. Mediat greke flasin se edhe nga radhët e policëve ka të lënduar, ndërsa në operacion u angazhua një numër i madh forcash të ndihmuar edhe me helikopter.
[gallery]24879[/gallery]
Numri i të arrestuarve nga të dhënat e fundit llogaritet se ka shkuar në 10. Hetimet e grekëve vijojnë, ndërsa në orët në vijim pritet që të mësohet edhe identiteti i shqiptarëve që janë arrestuar. Njëri nga të arrestuarit me origjinë shqiptarë u plagos nga të shtënat e autoriteteve greke gjatë aksionit.
Operacioni erdhi pas grumbullimit të informacionit mbi një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës me mjete të shpejta ujore e cila vepronte në mënyrë sistematike. Policia kishte informacion mbi emrat e pjesëtarëve të organizatës, veprimet e tyre, të dhëna mbi gomonen etj dhe për këtë organizoi operacionin ku morën pjesë skafe të policisë, avion i FRONTEX, helikopter dhe snajperistë. Janë arrestuar në zona të ndryshme të Athinës 10 pjesëtarë të organizatës ndërkombëtare të drogës përfshirë dhe 3 drejtuesit e gomones.
Gomonia u ndalua midis Makronisit dhe ishullit Kea pas goditjes nga snajperistët që ndodheshin në helikopter. Brenda në gomone u ndaluan 2 shqiptarë dhe 1 italian, njëri prej të cilëve u transportua me autoambulancë drejt spitali për shkak të disa lëndimeve.
Deri tani jane arrestuar 4 shqiptarë te tjera (pra 6 ne total), 1 italian, 1 bullgar dhe 1 grek duke e çuar numrin e të arrestuarve në 10 në total. Duhet thënë se trafikantët kanë hedhur në det gjatë ndjekjes edhe sasi të tjera droge, arme dhe materiale të tjera, megjithatë veç drogës dhe gomones me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi secila, u sekuestrua gjatë kontrolleve dhe një tjetër gomone me 4 motorë nga 350 kuaj fuqi secila, disa armë dhe materiale të tjera
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO








