Luftime në Gaza, Izraeli ul avionët
pranon armëpushimin e Egjiptit

Izraeli ka pranuar një propozim të Egjiptit për një armëpushim në konfliktin e Gazës. Por grupi i armatosur i Hamasit, që kontrollon Gazën, ka thënë se e kundërshton atë si një "dorëzim".

Iniciativa kërkon një armëpushim të menjëhershëm, e ndjekur nga një seri takimesh në Kajro me delegacione të nivelit të lartë nga të dyja palët.  Zyrtarët palestinezë thonë se të paktën 189 vetë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite nisur tetë ditë më parë për të ndaluar militantët të qëllojnë raketa drejt Izraelit.  OKB-ja vlerëson se më shumë se tre të katërtat e tyre ishin civilë.
 
Izraelitët nuk kanë pësuar asnjë viktimë, falë një sistem të ri të mbrojtjes nga raketat që ka diktuar dhe neutralizuar shumicën e raketave të hedhura nga Hamasi.
Rritja e numrit të viktimave ka shtuar trysninë ndërkombëtare mbi të dyja palët për të ndalur luftimet.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve