Luftime të ashpra janë zhvilluar në Libanin lindor, pranë kufirit me Sirinë, ku trupat izraelite kanë zbarkuar me helikopterë. Kështu shkruan Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit duke sqaruar se përplasjet kanë ndodhur pranë fshatit Nabi Chit.
Zona ishte vënë në shënjestër edhe 24 orë më parë nga një komandë izraelite që, pa sukses, po përpiqej të rikuperonte trupin e një aviatori izraelit të kapur në vitin 1986.
Një burim i Hezbollahut tha se lëvizja shiite libaneze ka rrëzuar një helikopter izraelit në atë zonë.
Ushtria izraelite deklaroi se ka goditur zonën e Bejrutit të hënën në mëngjes, duke marrë në shënjestër grupin militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani.
Njëkohësisht, në Doha të Katarit raportohen shpërthime të forta.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Droni iranian plagos 32 persona në Bahrein, mes tyre një foshnje 2-muajshe! Bombardohet një rafineri, çmimi i naftës kalon 100 dollarë/fuçi












