SIRI - Një 25 vjeçar shqiptar i cili ishte bërë pjesë e luftimeve terroriste të ISIS në Siri ka gjetur vdekjen ditën e sotme. Lajmi bëhet i ditur nga medat maqedonase sipas të cilave, viktima është shqiptari Sadik Xhemaili 25 vjeç nga Zdunja i Gostivarit.
Sipas mediave maqedonase Xhemaili për herë të fundit ka kaluar kufirin nga Maqedonia për në shtet të huaj në muajin shtator, ku edhe besohet se më ka marrë rrugën për në pakthim drejt Sirisë.
Deri më tani dhjetëra shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria janë vrarë në Siri e Irak, duke luftuar në anën e grupeve të islamikëve radikalë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com