"Lufton stresin", 6 arsyet e tjera
përse duhet të kosumojmë pjepë

përse duhet të kosumojmë pjepë">
Pjepri mund të përdoret si një qetësues natyral për lëkurën, favorizon prodhimin e melaninës dhe mban trurin të ri. Ja cilat janë 7 përfitimet që ne marrin prej tij.

Padyshim pjepri është një nga frutat më të preferuara në verë. Një copë pjepër e freskët është perfekte për të shuar etjen dhe për t’u rifreskuar, sidomos kur jemi në plazh nën rrezet e diellit. Përveçse është jashtëzakonisht i shijshëm, pjepri ka disa veti të mira për trupin tonë. Ai është një nga frutat më të shëndetshme, pasi ndihmon në hidratimin e trupit dhe është i përkryer për ata që ndjekin një dietë me pak kalori. 

1. Hidraton dhe forcon trupin 
Pjepri i bën mirë trupit pasi është një tonik i vërtëtë për fizikun tonë. Kjo për arsye se është i përbërë në masën 90% nga uji, një element kryesor që ndihmon në shmangien e dehidratimit në verë. Pjepri gjithashtu është i pasur me kalcium, hekur dhe fosfor dhe mbi të gjitha me vitaminë A e C, dy elemente që e transformojnë pjeprin në një përbërës natyral që lufton edhe lodhjen nga i nxehti në stinën e verës.

2. Është një frut dietik
Pjepri është perfekt për ata që janë me dietë. Një fetë pjepër rreth 100 gr, përmban vetëm 33 Kcal si dhe 90.1 gr ujë, 7.4 gr carbohidrati, 0.2 gr yndyrë dhe 0.8 gr proteina, në total 33 kcal.

3. Ndihmon veshkat dhe zorrët
Falë përmbajtjes së lartë të ujit, ky frut është shumë diuretik dhe perfekt për të pastruar veshkat si dhe ndihmon ata që vuajnë nga çregullime të zorrëve. Gjithashtu pjepri ndihmon ata që kanë probleme me fryerjen e barkut.

4. I bën mirë trurit dhe lufton osteoporozat 
Pjepri përmban vitaminë B2, një substancë që mban trurin të ri dhe mbi të gjitha ka një efekt relaksues në trup, duke ulur ndjesinë e inatit, stresit si dhe përmirëson gjumin. Gjithashtu pjepri lufton osteoporozat sepse përmban vitaminë B6 e cila përmirëson shikimin duke qenë edhe një aleat i mirë për dhëmbët dhe kockat.

5 . Parandalon goditjet në zemër dhe tru
Pjepri mban të shëndoshë sistemin kardiovaskularë falë adenosinës, substancë që gjendet tek pjepri dhe që shmang mpiksjen e gjakut.

Efektet e mira që pjepri ka në gjak janë një aleat i fuqishëm për të luftuar kolesterolin, duke mbajtur nën kontroll trigliceridet që parandalojnë infarktet.

6. Favorizon nxirjen e lëkurës 
Zakonisht jemi mësuar të hamë karrota pafund për të patur një lëkurë sa më bronxata, por në fakt edhe pjepri stimulon prodhimin e melaninës falë pranisë së betakarotenit. 

7. Mund të përdoret si qetësues për lëkurën
Pjepri është një frut i përsosur për të trajtuar djegiet e lëkurës si dhe inflamacionet, pasi përvecse na hidraton, i jep lëkurës edhe shkëlqim.

pjeper

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane