Luftoni sëmundjen nëpërmjet
ushqimit më të shëndetshëm

Luftoni sëmundjen nëpërmjet<br />ushqimit më të shëndetshëm
TIRANË - Kemi ardhur sot të takojmë një mikeshën tonë të vjetër, dietologen Rolina Naço, për të biseduar mbi një moment vërtet shumë kritik. Mundohemi shpeshherë të japim mesazhe të rëndësishme për jetën e shëndetshme, për sensibilizimin e të gjithëve në luftën e përbashkët kundër tumoreve dhe kancerit të gjirit në veçanti. Këtë herë do të ndalemi tek ushqimi. Sigurisht ushqimi ka rëndësi në përditshmërinë tonë kur jemi në normalitet, por është një kontingjent personash të cilët e vuajnë tashmë në trupin e tyre këtë sëmundje dhe ata duhet të ushqehen, por si? Le ta gjejmë së bashku.

Sigurisht, në qoftë se kemi parasysh një person që është nën trajtim, nën ciklet e kimioterapisë, ose të radioterapisë, ose pas ndërhyrjes kirurgjikale, pra në një fazë tjetër, sepse ky është zinxhiri i trajtimit të tumoreve, sigurisht që mund të shfaqë dobësi, pafuqi. Me çfarë mund të rikuperojë organizmi, aq sa mundet në këtë periudhë?

Thamë lëngjet e perimeve, të cilat në këtë rast për t’i ofruar edhe një sasi energjie mund të fusim edhe fruta brenda, kështu që do t’i ndihmojë dhe do të jetë edhe më e lehtë për t’u konsumuar nga një person që nuk mund të ushqehet shumë, por thjesht mund të pijë lëngje shumë në këtë formë. Pjesa tjetër e legumeve që mund të jenë edhe në formë supe, të kombinuara me perime, siç janë thjerrëzat dhe fasulet, por mund të vazhdojmë edhe te drithërat në qoftë se ne s’kemi probleme me stomakun, të konsumojmë qoftë edhe orizin integral, që ndoshta është pak më i fortë në përtypje ose makaronat integrale. Mund të jetë në këtë formë sasia e drithërave që ne mund të marrim, të bukës së zezë ose të bukës me përmbajtje në fara, mund të kalojmë te bulmeti.

Është e rëndësishme që të sigurohemi se bulmeti nuk është një qumësht i cili vjen nga një qumësht pluhur, ose të jetë nga një bagëti të cilës i janë injektuar hormone të ndryshme për të nxitur prodhimin më të lartë të qumështit dhe për sa i përket mishit, në këtë rast evitohet të konsumohet mishi i kuq. Preferohet të konsumojmë një peshk, i cili përveç sasisë proteinike që ka nevojë një person që ka kaluar qoftë një ndërhyrje kirurgjikale, por qoftë edhe një cikël të kimioterapisë, preferojmë të jetë mishi i peshkut sepse përmban më pak ind lidhës, pra është më i asimilueshëm dhe nga ana tjetër na ofron proteinat e nevojshme për të rikuperuar organizmi qelizat e tij. Ndër vajra, thamë që preferojmë të përdorim vajin e ullirit, ullinjtë, mund të përdorim frutat e thata për vaktet e ndër vaktet e ndërmjetme për të marrë acidet yndyrore të dobishme.

Do të rekomandoja që vaji të mos gatuhet, por thjesht të shtohet në sallatën tonë, në ushqimin tonë vetëm në fund, në mënyrë që ne të përfitojmë vlerën maksimale të tij dhe sigurisht që nuk do të lejonim në asnjë mënyrë që të gatuajmë në temperatura shumë të larta, pra në këtë rast edhe pjekja do të ishte një temperaturë shumë e lartë. Do të preferojmë që të kemi një pjekje në formën e avullit, një zierje shumë të shpejtë dhe jo të stërzgjatur dhe perimet të jenë shumë pak të gatuara. Mund të jenë shumë pak të gatuara, për arsyen që të jenë më të asimilueshme nga personi që i konsumon.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë